Faleminderit

Day 2,085, 06:16 Published in Albania Ireland by VisarJ



Përshëndetje bashkëkombës,

Ju falënderoj për mundësinë që të jem presidenti juaj në këtë mandat korrik-gusht 2013 dhe për përkrahjen e këtij e-komuniteti që nga paraqitja e kandidimit tim e deri më sot. Mendoj që bashkërisht kemi bërë një punë të mirë dhe e kemi ngritur Shqipërinë në statusin dhe respektin që i takon çdo kund.

Në RL kam menaxhuar ekipe me mbi +100 persona dhe buxhete të mëdha, dhe mund të them që menaxhimi këtu nuk ka qenë fare i lehtë. Kjo për arsye se loja nuk lejon shumë fleksibilitet apo vegla të mirëfillta menaxhimi. Shumica e personave këtu bëjnë një punë vullnetare dhe janë të kufizuar nga RL. Mua më ndodhi një aksident gjatë këtij muaji që kërkoj një tretman mjekësor dhe një udhëtim jashtë vendit, andaj mund të them se puna ime efektive ka qenë vetëm në të 2/3 e kohës së mandatit tim. Për këtë arsye një FALENDERIM i veçantë shkon për të gjithë anëtarët e kabinetit tim për përkushtimin dhe energjinë e treguar për të lartësuar këtë e-komunitet.

Kam përjetuar edhe unë një dozë të bojkotimeve, të sharjeve, të dyshimeve se nuk jam unë autori i shkrimeve/komenteve, etj, po këto janë normale në çdo vend ku identiteti i personave është i fshehur pas një “useri”.

Presidencës sime i vijë fundi nesër. Mua tani më presin obligime të mëdha në RL dhe deri ne dhjetor nuk mund të marr ndonjë pozitë që kërkon shumë kohë këtu. Për këtë arsye kam vendosur të mos të kandidoj përsëri për CP.

Në këtë mandat kemi tre kandidatë , tanimë të sprovuar në këtë komunitet: cLaw 94, LiL Serxhio dhe Fessti

Unë besoj se cilido që zgjidhet do të bëjë një punë të mirë në Shqipëri nëse ne qëndrojmë të unifikuar. Andaj ju lus që të ndalni sharjet, ofendimet, “shpifjet”, dhe çfarëdo shkrimi që përçan vëllain prej vëllait. Cilido që zgjidhet do të ketë përkrahjen, punën, pendën dhe pushkën time për Shqipërinë.

Në këtë artikull do të mundohem të bëj një përmbledhje kronologjike të punës, ndodhive, sukseseve dhe dështimeve konform premtimeve të dhëna dhe synimeve të paraqitura.


Transparenca e Plotë dhe kongresi

Jemi munduar që gjatë këtij mandati të bëjmë publike të gjitha vendimet, programet, shpërndarjet, bisedat, etj. Të gjitha mund ti gjeni në artikujt e CP-së dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë. Deri diku mendoj se e kemi arritur këtë qëllim.

Jam munduar që të forcojmë kongresin në rolin e tij mbikëqyrës dhe këshillëdhënës dhe dua ta falënderoj kongresin për të gjithë ndihmën dhe qortimin e ofruar.

Për të përmbyllur kapitullin e transparencës, këtu do të gjeni të gjitha bisedat mes qeverisë dhe kongresit siç e pata lajmërua kongresin se do ta bëj.

- Grupi punues Kongres-Qeveri (6-25 korrik 2013)
- Grupi i parë punues (Kongres-Qeveri 26 korrik – 5 gusht 2013)
- Grupi i dytë punues (Kongres-Qeveri 26 korrik – 5 gusht 2013)


Kushtetuta

Me një punë të palodhshme të DonCurtis dhe me përkrahje të kongresit dhe të gjithë lojtarëve tjerë, Shqipëria u bë me Kushtetutën e vetë gjatë këtij mandati.

Aristoteli para shumë vjetëve do te thoshte: Ligji është arsyeja e lirë nga pasioni. (The law is reason, free from passion). Ajo çfarë Aristoteli donte të thoshte është që njeriu në mendje të shëndoshë i vendosë disa rregulla shoqërore (i.e. Kanuni) në mënyre që kur të ndodhin incidente, shpjegimi i tyre nuk do të jetë i mbështetur ne emocionin e momentit, por në rregullat qe i kemi bërë në mendje të shëndoshë.

Qëllimi i kushtetutës është që të mundohet ti shpjegoj ca rregulla te funksionimit te këtij komuniteti të pajtuar nga të gjithë.

Për më shumë, lexoni këtu.

Shpresoj se qeveritë e ardhshme do ta përdorin, përmirësojnë apo edhe do ta ri-validojnë me ndonjë votim publik për të.


Politikat Territoriale

Siç pata lajmëruar në kandidimin tim, prioritet për mua ishin mbajtja e kolonive që kemi në Indi. Aty gëzojmë bonuset e prodhimit. Dua të theksoj (për lojtarët e rinjtë apo ata që ndoshta nuk e dinë) se çlirimi i territoreve tona natyrale në Ballkan nuk na sjell asnjë përfitim ekonomik, ngase ato nuk kanë lidhje direkte me kryeqytetin tonë në koloni.

Ne (MoFA) ishim në biseda me qeverinë Indiane që së bashku me Kroacinë të ju lirojmë nga një rajon dhe ashtu ta “blinim” paqen. Për ne, rajoni Maharashtra apo Kerala do të ishte një rajon që do ta kishim lehtë që ta lëshonim. Kur dy rajone mbartin resurse të njëjta, ne mund të gëzojmë bonuset vetëm nga njëri rajon. Limiti i kongresmenëve në lojë është 40, andaj tanimë atë e kishim arritur edhe me rajonet tjera. Lëshimi i këtij rajoni nuk do kishte asnjë efekt humbjeje për ne, derisa në anën tjetër do të siguronte marrëveshje paqeje, dhe portretizonte Shqiptarët si okupator jo-mizor.

Shkaku se India kishte ca përplasje të brendshme dhe nuk ishte e gatshme të na paguajë 10,000 ALL për MMP, marrëveshja nuk vazhdoj. Sido që të jetë, procesi negociator siguroj kohë paqeje për ne dhe nuk patëm ndonjë rezistencë serioze nga India deri në luftën e javës së fundit.

Derisa synimet e mia ishin që në këtë mandat vere të pushojmë pakëz nga luftërat dhe të përqendrohemi më shumë në programet zhvillimore, ne u gjendëm në një situatë lufte në tokat tona në Ballkan.

Përderisa unë isha kundër luftërave që do na shpenzonin resurset e akumuluara, një mik më përkujtoi se këtu kemi hyrë për të luajtur dhe jo gjithçka duhet të ketë arsyeshmëri ekonomike, dhe lufta sjell një përzierje emocionesh që kërkojmë në këtë lojë. Prandaj, komfor iniciativës për të bashkuar Shqiptarët me një MU, ne vendosëm që të çlirojmë tokat tona natyrale. Këtë e bëmë me sukses dhe forcat Shqiptare shkëlqyen. Kur na shpalli sërbia NE dhe dështoj keq në luftën e Tiranës, ne vendosëm që të tentojmë të çlirojmë Kosovën. sërbia luftoj fort në Kosovë dhe humbi çdo betejë tjetër (deri tek humbja e kryeqytetit Beograd). Luftarët tanë ishin shpenzuar në luftërat e fundit dhe ne e humbëm këtë betejë, por qëndruam kokë lartë.

Pastaj kukulla e sërbisë, Bjellorusia na shpalli NE. Pa dashur që të shkojmë në shpenzime të mëtutjeshme dhe të rrezikojmë territoret tona në Indi, ne ndjekëm një strategji që unë besoj se pati sukses. sërbia dhe i gjithë TWO u gjunjëzua dhe i ra kryeqyteti. (Që të jemi real, deri në një masë, edhe ajo sërbe pati sukses, me shpenzimin e dëmtimit ekonomik të një shteti të tërë). Ne ndërmorëm disa hapa, si diplomatik, ushtarak e disa edhe për të luajtur shoqe me armikun, dhe ishte pak thyerje e monotonisë së luftës. Shembull.

Bjellorusinë e përzëmë dhe kjo ndodhi qiti në pah dy gjëra. Që Shqipëria është bërë një faktor që e frikon edhe një shtet si sërbia në këtë lojë, dhe që fituam respektin e plot shteteve tjera për unitetin e treguar.

Një shembull poshtë mund ta gjeni nga vetë kryeministri Bjellorus.




Në fund të fundit, Shqipëria pati 26 beteja gjatë këtij mandati, nga të cilat 15 i fitoj me sukses dhe 11 tjera i humbi (ca me vetëdëshirë). U harxhuan më shumë se 13,000 tanke Q7 dhe më shumë se 40,000 ALL në këto luftëra (shumica ALL të siguruara nga buxheti vetanak i presidentit). Raportet mund të gjeni në revistën time.

Me ndihmën e të gjithë komunitet Shqiptar në këtë lojë dhe të gjithë kapitenëve të MU-ve, Kolonitë Indiane ja dorëzoj presidentit të ri të ruajtura dhe Shqiperinë me gjithsej 8 rajone, më së shumti që ka pas ndonjëherë në historinë e vetë në këtë lojë.

Një meritë e madhe i takon Ministrit të Mbrojtes (MoD) – kushtrimzz

Presidenti i ri do ti ketë edhe 110,000 ALL (në thesar dhe në Bankë) siç pata premtuar.


Tentimi i një Aleance të Re

Shqipëria punoi një kohë me disa aleat si Kroacia, USA, Bosnja, Kina, Brazili, Kili, Rusia, etj. për krijim e një aleance të re të quajtur “The Imperum”. Më vonë pati edhe ca modifikime në anëtar duke negociuar me Poloninë, Spanjën dhe Hungarinë, aleancë e cila do të sjelltë një bilanc të ri të fuqive në eRepublik.

Në fund këto zhvillime u shuan nga dallimet mes anëtarëve, por ne me disa shtete mike si USA, Kroacia, Bosnja, Franca, Brazilin dhe Meksikën, mbajtëm një grup mesazh koordinues që na ndihmoj shumë edhe gjatë luftërave çlirimtare dhe pushtuese në Ballkan e më gjërë.

Shpresoj që presidentët dhe MoD e rinj të vazhdojnë këtë traditë.


Programet Zhvillimore

Unë jam besimtar se Shqipëria është e fortë vetëm atëherë kur Shqiptarët janë të fortë. Për këtë arsye u iniciua për herë të parë sistemi i subvencioneve për lojtarët Shqiptar. Edhe pse një program i tillë nuk është diçka sexy dhe rezultatet e tij shihen shumë më vonë (pas përfundimit të mandatit tim), ishte një gjë që duhej bërë. Boll kemi shpenzuar në mercenar duke shpërblyer kështu kombe tjera. Duhet kthyer dhe forcuar lojtarët Shqiptar se siç u pa në MU torunament, nuk janë ndonjë forcë e vogël këtu.

Fillimisht u bë një analizë që u prezantua në kongres së bashku me procesin aplikativ të programit.

Nga ky program përfituan gjithsej 27 lojtar Shqiptar dhe u shpërndan gjithsej 74,400 ALL, ekuivalente me 320 GOLD. Për më shumë, lexoni këtu.


Programet Edukative

Këtu mund të them që qeveria ime ka dështuar deri diku. Dy anëtar të kësaj ministrie murrën BAN gjatë lojës. Ka pasur në një masë artikuj edukativ nga anëtarë të qeverisë, por jo në nivelin e kënaqëm.

F.P.ZH. ofroi ndihma për lojtarët e rinjtë, mirëpo nuk kishim ndonjë rritje të anëtarëve aty.

Pastaj na zuri lufta dhe si në çdo gjendje të jashtëzakonshme, prioritetet ndryshojnë.

Ne e patëm një projekt unik për unifikimin e artikujve edukativ dhe ai deri diku është në nivel të kënaqshëm. Shpresoj të vazhdohet puna në të.


Incidenti mes Illyrians dhe Bosnjës, Lufta për sërbinë – Qëndrimi im

Të gjithë mund të pajtohemi se me luftuar për serbin, është diçka që nuk mund të përbihet fare. Në mesazhet që shkëmbyem, burrat e Illyrians e pranuan se ishte gabim dhe se ishte nisur nga gjaknxehtësia.

Mua më akuzuan se nuk dola si qeveri dhe president i vendit me qëndrim rreth këtij rasti që të dënoj veprimet e kësaj MU-së. Tani që po më përfundon mandati, dua të bëj publik mendimin dhe qëndrimin tim.

Edhe pse udhëheqësit e kësaj MU-je kishin dalur publikisht me një shkëputje bashkëpunimi me mua dhe qeverinë time qysh në fillim (dhe e përsëris, ende nuk i kam të qarta arsyet), ata prap se prap janë një MU Shqiptare dhe çdo Shqiptar do ta mbrojë para një të huajit në çdo kohë, edhe nëse ai është gabim.

Pa dashur të ofendoj asnjë (dhe duke cituar një fjalë të urtë ashtu siç është), në Junik, nga vendi ku kam prejardhjen është një fjalë e urtë që më ka përcjell gjithmonë në jetë:

Vëllau, i yti, edhe nëse është magar... mos i hip... ngrehe për kërpeshi!

Mbi këtë bazë, unë kam insistuar që incidenti në fjalë të trajtohet si incident mes shteteve, e jo mes individëve. Duke dashur që të mbajmë aleancën me mikun tonë në këtë lojë, Bonjën, por në të njëjtën të kemi një kërkim falje nga ana Boshnjake për lojtarin tonë Crazy Albos, ne arritëm në një ujdi me presidentin Boshnjak që të dalim me deklaratë të përbashkët.

Deklaratën mund ta lexoni edhe në gazetën e president Boshnjak.

Për më tepër, çfarëdo reagimi tjetër (që do gjykohej i natyrshëm) do të sjelltë ndarje dhe përçarje në Shqipëri dhe mungesës së komunikimit dhe të respektit të ndërsjellë. Pavarësisht se si e nisëm me Illyrians, nuk pat mungesë komunikimi kur duhej, ushtarët e tyre përfituan nga programi i subvencioneve si krejt tjerët, u bashkuam për një qëllim në MU Tournament dhe kur atdheu na thirri, luftuam si një.

Andaj ju lus që të tejkaloni këto ndasi në mes vete. Kjo nuk i bën nderë Shqipërisë.


MU Tournament



Kjo ishte ndoshta një prej arritjeve më të mëdha të komunitetit tonë. Dua të theksoj qysh në fillim se unë në asnjë mënyrë nuk pranoj që të marr meritat për këtë arritje. Kjo ishte arritje që i takon ekskluzivisht çdo kapiteni të MU-ve Shqiptare që u bashkuan.

Marrëveshja për bashkim ndodhi sa unë isha në një udhëtim jashtë vendit dhe nëse më mban memoria mirë, u iniciua nga Shadow Striker dhe kushtrimzz, ku gjetën pajtimin e të gjithëve.

Normalisht që pas kthimit tim unë morra rolin udhëheqës që pritej prej meje dhe ju siguroj që pavarësisht çfarë mendojmë sot rreth qëndrimit në një MU, unë do të respektoj marrëveshjen e arritur nga të gjithë.

Shkaku i këtij bashkimi, sot Shqipëria gëzon plot 110,000 ALL në MU-në shtetërore që presidentët e rinj mund ti shfrytëzojnë (përmes battle order) për të paguar luftëtar tanë dhe mercenar për të mbrojtur vendin.


Diplomacia

Ka një mori të madhe të aktiviteteve diplomatike që janë bërë nga MDejzi, ambasadorët tanë dhe unë e që do të merrte shumë kohë për ti listuar këtu.

Unë vetëm dua të falënderoj nga zemra MDejzi për punën e palodhshme dhe pjekurinë e treguar.

Një shembull mund ta shihni më poshtë.




Për fund, desha të ju falënderohem edhe njëherë nga zemra për këtë mundësi që më dhuruat dhe ju kërkoj falje nëse ju kam zhgënjyer në ndonjë gjë.


Me respekt,

VisarJ
Photo e vitit 1982