Kandidimi im per President

Day 2,050, 04:31 Published in Albania Ireland by VisarJ


Përshëndetje bashkëkombës,

Fillimisht dua t’i uroj sukses kundërkandidatit tim Al Punk, dhe kabinetit të tij, në këtë garë presidenciale, me besimin se cilido që fitojmë këto zgjedhje, do të mundohet që të forcoj këtë e-komunitetin tonë.

Kërkoj falje disa miqve që ju kam premtuar se do ta publikoj programin më herët po isha në dilemë se a të publikoj së pari donacionet e kongresmenëve për farbikashteterore apo programin. Për arsye të kohës së para zgjedhjeve, vendosa ta bëj të dytën.

Unë quhem Visar Jasiqi dhe e luaj këtë lojë tani qe një vit e gjysmë. Gjatë kësaj kohe, kam kontribuar në disa mënyra dhe kam mbajtur disa funksione shtetërore duke përfshirë:

- Organizimin e “baby boom” të dytë të madh (pas atij të aLalban) i cili solli më shumë se 1,500 lojtarë; (për të cilët nuk morra referalls 🙁 )
- Ushtrimin e rolit të kongresmenit për 9 herë
- Krijimin e regjimentit të parë Kosovar ku ndihmuan zhvillimin e lojtarëve bashkë me Batoan
- Ushtrimin e rolit të Ministrit të Ekonomisë
- Krijimin dhe menaxhimin e Fabrikave Shtetërore
- Fitimin e të gjitha BH dhe CH vetëm në luftërat e Shqipërisë (dhe luftimin për aleatët)
- Mbajtjen e pozitës më të lartë në kategorinë “True Patriots” (x 26)
- Bashkëpunimin me të gjitha qeveritë e vendit

Edhe pse më është kërkuar në të kaluarën të kandidoj për këtë post, kam qenë shumë i nxënë në punë dhe nuk kam dashur të marr n’qaf një komunitet të tërë me mungesën time. Pasiqë këtë muaj do të jem më i lirë, kam vendosur të kandidoj për President të Shqipërisë, për të jetësuar disa nga idetë që kam.

Programi im presidencial është i shtrirë në disa fusha:


Transparenca e plotë
Çdo vendim i marrë nga cilindo anëtar i qeverisë do të jetë transparent për qytetarët.


Këshilli i lartë

Kjo është një ide e sjellur nga vetë kundërkandidati im në artikullin e tij, dhe e jetësuar më vonë nga DonCurtis (nëse nuk gaboj). Ai është krijuar në një mënyrë apo tjetër nga disa qeveri të deritanishme, por nuk është shfrytëzuar në mënyrën më të mirë.

Pasiqë forca e Shqipërisë në lojë e dikton një aktivitet të lartë diplomatik, kjo nuk mund të jetë detyrë e vetëm një individi. Kjo është një lojë multi-player dhe secili që ka kaluar një kohë të gjatë në këtë lojë ka krijuar miq nga kombësitë tjera që na nevojitet të na ndihmojnë kohë pas kohe. Derisa pozita ekzekutive e krye-diplomatit (ministrisë së punëve të jashtme) do të ekziston për të koordinuar diplomatët, ajo do të jetë e lidhur ngushtë në koordinim me këshillin e lartë.

Këshilli i lartë do të ketë rol këshillëdhënës për politikat territoriale, diplomatike dhe zhvillimore. Do të jetë i përbërë nga lojtarë Shqiptar me eksperiencë pa dallim partie, vendndodhje apo MU-je.


Kongresi

Roli i kongresit duhet ti kthehet dinjitetit të vet që i takon. Derisa kongresi do të ketë rolin e mbikëqyrjes së programeve qeveritare, do të përfshihet edhe në procesin e sprovimit të ideve dhe gjenerimit të tyre.


Politikat territoriale

Shqipëria ka shpallur Indinë NE. Gjatë mandatit tim do të kemi prioritet mbajtjen e territoreve në Indi. Jemi në një kohë të amullisë për sa i përket aleancave dhe Shqipëria edhe një kohë do të qëndroj Neutrale dhe në miqësi të fortë me Kroatët, Turqit, Amerikanët dhe miqtë tjerë. Derisa do të kemi luftëra sporadike çlirimtare në tokat tona natyrale, na nevojitet me çdo kusht qëndrimi në Indi edhe një kohë. Në koordinim me Këshillin e lartë dhe diplomatët e vendit, do të shqyrtohen hapat e mëtutjeshëm.

Në vazhdë të mbrojtjes së rrezikut nga PTO, do të emërohet Ministri i imigracionit i cili do të punoj ngushtë me kongresmenët për mos-lejimin e armiqve që të marrin nënshtetësi Shqiptare.


Politikat ushtarake

Kanë ekzistuar disa tentativa deri më tani për të krijuar ushtritë shtetërore. Të gjitha kishin një jetëgjatësi të shkurtër. Në anën tjetër kemi zhvillimin e disa MU private, të cilat kanë qenë shumë të suksesshme në zhvillimin e lojtarëve dhe kapaciteteve të tyre prodhuese (p.sh. fabrika armësh për MU).

Për këtë arsye, unë do të punoj në fuqizimin e mëtutjeshëm të këtyre MU-ve, duke vënë në theks të veçantë që do të përkrahen programet e MU-ve që vendosin edukimin ushtarak dhe zhvillimin e forcës në rend të pare. Për më shumë, shiqoni politikat zhvillimore.

Konform politikave të “Lëvizja Militariste Shqiptare” (përkrahëse të kandidimit tim) do të krijohet një grup mesazh me të gjithë udhëheqësit e MU-ve për të koordinuar luftërat shtetërore kur do të shpërndahen armët për këto MU.

Një tretman i veçantë do t’i kushtohet F.P.ZH.-së për arsyen edukative të të rinjëve që ka. Mund të themi se e vetmja MU shtetërore mund të quhet F.P.ZH.-ja. Puna me F.P.ZH. që është ringjallur në mandatin e presidentit PEYONI do të vazhdoj në të njëjtën frymë.


Politikat Zhvillimore

Ngritja individuale – zhvillimi kolektiv.
Shqipëria është e fortë vetëm atëherë kur lojtarët e saj janë të fortë. Kohëve të fundit shteti Shqiptar ka akumuluar një sasi fondesh nga tatimet dhe mënyrat tjera. Ne gjithsej kemi këtë pasqyrë të fondeve:

- 145,000 ALL në thesar
- 72,600 ALL nga kthimi i parave të (duhet shiquar sa kanë mbetur nga harxhimet në luftërat e fundit)
- 20,800 ALL në Bankën e Shqipërisë
- 10,800 ALL në Bursa e Tiranës

Pra ne kemi gjithsej 247,000 ALL apo afro 1,000 GOLD të cilat nuk janë duke u shfrytëzuar. Paraja e pashfrytëzuar është një kosto oportune e pafalshme në aspekt ekonomik dhe zhvillimor.

Nevojat e Shqipërisë janë afro 100,000 për të mbajtur afro 10 MMP që kemi me miqtë tanë. Këtë pjesë do ta sigurojmë nga mbledhja e tatimeve për këtë muaj (edhe pse moduli ekonomik mund të pësoj ndryshim nga PLATO).

Plani im është që një pjesë të madhe të këtyre fondeve ta kthej tek qytetarët e vendit, në formë të garantëve dhe subvencioneve për:
- Të ngritur Training Center
- Të ngritur kompani prodhimi të RAW materiale për armë.



Fondi fillestar për subvencione dhe grante do të jetë 600 GOLD. Ky fond do të rritet se kam besimin që shumë lojtar të vjetër do të kontribuojnë në mënyra të ndryshme në këtë fond.

Programi do të udhëhiqet nga lojtarë me integritet të lartë të komunitetit dhe do ë ketë disa nivele të mbikëqyrjes dhe vendimmarrjes për të siguruar një proces fer dhe transparent.

Kërkesat do të paraqiten nga MU-të ku do të ndodhë seleksionimi i parë i lojtarëve që do të përfitojnë nga grantet dhe subvencionet me qëllim të zhvillimit të tyre individual, të MU-së dhe kolektiv i yni si komunitet.

Aprovimet do të bëhen në dy nivele tjera apolitike dhe do të kërkohet përgjegjësia nga MU për të siguruar që përfituesi ka bërë investimet e kërkuara.
Për arsye të hapësirës, ky program do të detajohet në një artikull tjetër.

Edukimi si formë e zhvillimit
Do të bëhet një agregim i të gjitha artikujve edukues të bërë deri më tani dhe t’ju vihen në funksion MU-ve. Unë jam besimtar i plotë që edukimi mund të ndodhë më së miri brenda MU-ve dhe roli i shtetit do të jetë t’i përkrahë ato MU me të gjitha mënyrat e mundshme (njohuri, supllies, etj.)

Organizatat

Para disa muajve Shqipëria pati marrë me qira afro 4 organizata nga qeveria Franceze . Ndihma e tyre qe e patjetërsueshme për të mbledhur një sasi fondesh për AirStrike që bëmë në Indi.

Me rastin e kongresit, në mandatin e presidentit paraprak ne vumë në funksion njërën nga to për të operuar në tregjet financiare, si test. Në vetëm një javë, siguruam një kthim prej 8.5% të investimeve. Për më shumë lexoni komentet e mia në këtë [url=- http://www.erepublik.com/en/article/financat-ku-dhe-si-menaxhohen--2274421/1/20]artikull[/url]

Një mundësi fitimi për të vazhduar me programet zhvillimore është që të riaktivizojmë këto ORG. Kjo do të shqyrtohet me këshillin e lartë si mundësi.


Kabineti

Unë ende nuk e kam publikuar kabinetin për arsye se dëshiroja së pari të publikoj programin që dua të realizoj këtë muaj. Unë dua të ju siguroj se do të bashkëpunoj me secilin i cili beson në këtë program apo edhe më dëshmon në të kundërtën dhe sjell ide më të mira për mirëqenjen e komunitetit tonë.
Kushdo që e sheh vetën në pozita që mund të kontribuon, mund të më shkruaj.

Kabinetin e pjesërishëm do të publikoj së shpejti, ngase dëshiroj të bashkëpunoj edhe me disa anëtar të kabinetit të Al Punkt.



Nëse keni ndonjë pyetje, mos hezitoni ta paraqisni këtu, apo edhe të më shkruani në PM.

Me respekt,
Visar Jasiqi