Gjendja Financiare dhe Prodhuese e shtetit

Day 2,058, 05:41 Published in Albania Ireland by VisarJ


Përshëndetje bashkëkombës,

Fillimisht kërkoj falje për mospublikimin e artikullit më herët, e që shënon kontributin e fundit të kongresmenëve. Pasi që konkurroja për president vendi këtë muaj, nuk doja që artikulli im dhe fuqia ime blerëse të ndikojë në votimin tim për president, sepse nuk do të ishte e dinjitetshme kundrejt kundër-kandidatit tim.

Gjithashtu kërkoj falje që artikulli është voluminoz, po është i tillë për arsye se bart në vete tri tema të rëndësishme.
- Shpenzimet e luftës së fundit dhe gjendja financiare e shtetit
- Donacionet e kongresmenëve për fabrikat shtetërore
- Kapaciteti prodhues dhe gjendja e rezervave shtetore për ndihma, grante dhe subvencione



Shpenzimet e luftës së fundit dhe gjendja financiare e shtetit

Në bazë të kërkesës së mikut tim AlPunk do të mundohem të paraqes shpenzimet e luftës së kaluar duke bërë një krahasim mes fondeve që kishim dhe atyre që kemi tani në dispozicion.

artikullin e kandidimit tim për president, unë bëra një rezyme të gjendjes financiare të shtetit, duket listuar këtë gjendje:

- 145,000 ALL në thesar
- 72,600 ALL nga kthimi i parave të EDEN (
- 20,800 ALL në Bankën e Shqipërisë
- 10,800 ALL në Bursa e Tiranës

Kjo shume prej gjithesej 247,000 ALL ishte ne dispozicion në fillim të këtij muaji (pa njehur të hollat që kisha akumuluar në fabrika shtetërore apo edhe afro 5,000 ALL ne Fabrika F.P.Zh. kur PEYONI bleri supply pak muajin e kaluar).

Se sa kushtoi lufta e kaluar mund të dijnë sakte vetëm qeveria e kaluar, po kjo është gjendja që tani kemi.

- 109,000 ALL i kemi në thesar të shtetit
- Në llogari timen unë kam pranuar 72,000 ALL të EDEN të dërguara nga PEYONI
- Në bankën e Shqiperisë i kemi 832.69 ALL
- Në Bursë të Tiranës i kemi 0 ALL

Ne tani kemi në dispozicion afro 181,000 ALL në thesar, paratë nga EDEN dhe në Bankë.

Më duhet të theksoj se pak para përfundimit të mandatit të presidencës së kaluar janë trasferuar 50,000 ALL më shume në Bankën e Shqipërise përmes ligjit.

PEYONI gjithashtu kishte boshatisur edhe Bursen e Tiranes këtu.

Sipas kalkulimeve të mia, gjatë këtyre 8 ditëve ne kemi mbledhur në thesar afro 44,000 ALL (30,000 prej të cilave shkuan per MMP me Francen, Meksikën dhe Chile

Kjo i bie që lufta e fundit kishte një kosto prej së paku 80,000 - 90,000 ALL për shtetin, apo afro 350-370 GOLD (pa llogaritur kontributet tjera private).

Në këtë kalkulim nuk janë futur edhe 6,000 tanke të cilësisë Q7 që janë shpërndarë nga FabrikaShteterore e që kishin një vlerë moentare prej 49,000 ALL apo afro 219 GOLD.

Ky artikull nuk e paraqet se a është kjo kosto e justifikueshme apo jo, ngase humbja e luftës në një NE si rasi ynë me Indinë do të thoshte humbje e të gjitha teritoreve dhe humbje e madhe ekonomike/politike.

Artikulli paraqet shpenzimet gje gjendjen faktike për të analizuar munësinë e shtetit për grante dhe subvencione.

Në fund të fundit, gjendja është kjo. Në llogarite shtetërore kemi gjithsej 181,000 ALL apo afro 810 GOLD, që paraqet një sfidë të madhe për ralizimin e plotë të planit të granteve.



Donacionet e kongresmenëve për fabrikat shtetërore

Edhe në këtë mandat, shumë kongresmen dhuruan GOLD-in e medaljeve të tyre për avancimin e mëtutjeshëm të fabrikave shtetërore, për të cilat të gjithë ju jemi falënderues. Këto janë ndihmat e tyre:





Para afro 8 ditëve unë gjithashtu bleva një supply pack si kontribut për fabrikën që na ndihmoi ti ngrisim fuqitë prodhuese të RAW materials.



Dhe së fundi, pranuam edhe një donacion bujar nga fisniku i Shqipërisë DonCurtis.



Si kjo, ashtu edhe fabrikat tjera, gëzojnë një numër të madh të vullnetarëve që punojnë për pagë minimale si pjese e kontributit të tyre.

I falenderoj nga zemra të gjithë. Puna e tyre e nderon Shqipërinë.

Tani sapo pranuam edhe një donacion nga AlPunk



Ju faleminderit.



Kapaciteti prodhues dhe gjendja e rezervave shtetore për ndihma, grante dhe subvencione

Për ata që nuk janë në dijeni, Shqipëria posedon tri fabrika shtetërore:
- FabrikaShtetërore që prodhon armë të cilësisë Q7
- Fabrika sokolsokoli që mund të prodhoj armë të cilësisë Q6
- Fabrika F.P.Zh. që mund të prodhoj ushqim të cilësisë Q5

Pasiqë Amerika tanimë kishte humbur shumë rajone dhe bonuse që ato bartin, unë vendosa që të sjelli dy fabrikat shtetërore që prodhojnë armë në Shqipëri (njërën më herët e tjetrën më vonë).

Me vendimin e F.P.Zh.-së për të shpërndarë 10 armë të cilësisë Q6 për lojtarët e ri (e që është udhëhequr nga nevoja për të krijuar rezerva të armëve Q7) unë kam vërë në funskion prodhimtarie edhe fabrikën sokolsokoli e cila ka nevojë për punëtor vullnetar.

Synimet e qeverisë për këtë javë janë që të ndërtojmë rezerva për shpërndarje prej:
- 6,000 tanke Q7 dhe
- 20,000 ushqim Q5

FabrikaShteterore

Investimet dhe donacionet më të mëdha janë bërë në FabrikaShtetërore e cila ka ndërtuar këtë kapacitet prodhues:
- 1 Fabrikë Armësh Q7
- 19 Rubber Plantation
- 32 SaltPepper
- 13 Aluminium mine

Kapaciteti prodhues i saj për momentin është 176 tanke Q7 në ditë.



Nga 35,200 RAW materials që nevojiten gjithsej për të prodhuar me kapacitet të plotë, ne i prodhojmë me forca vetanake afro 19,160 RAW apo 54% të nevojave i përmbushim vetëm me health, derisa pjesën tjetër jemi duke e prodhua përmes angazhimit të rreth 40 punëtorëve me një pagë prej afro 8.2 ALL në ditë. Shpenzimet mesatare ditore për punëtor sillen afro 400 ALL në ditë.

Shkaku i shkurtimit të buxhetit nga lufta e fundit unë kam vendosur që të ndaloj përkohësisht investimet e mëtutjeshme në fabrikë dhe të shfrytëzoj ato 30,000 ALL të akumuluara për këtë funskon:
- Të shpenzohen afro 10,000 ALL për të paguar punëtorët për prodhim
- Të vendosen 20,000 ALL në programin e granteve dhe subvencioneve

Rezervat në këtë fabrikë janë 4,700 armë Q7.



Unë gjithëashtu kam vendosur fabrikën personale në funksion të shtetit për të arritur synimet në këtë mandat. Kapacitetet prodhuese të RAW në fabrikën personale timën janë shumë më të vogle sesa fabrikashtetërore, andaj më duhet të blej afro 28,800 RAW, qe jane ekuivalente me 1,152 ALL në ditë.



Gjendja e rezervave të krijuara nga unë janë 500 armë Q7 dhe 16,000 ushqim Q5.




Nga ato 72,000 ALL që kam pranuar nga fondet e EDEN (të transferuara nga PEYONI) do të:

- Shpenzohen afro 7,000 ALL për të bler RAW materials pë prodhim
- Të vendosen 65,000 ALL në programin e granteve dhe subvencioneve


Fabrika sokolsokoli

Fabrika sokolsokoli ka qenë pasive për një kohë shkaku se ka prodhuar vetëm me 4 vullnetar (Ternakopi, Gentrit Shahini, Arlindx dhe ..) sa për të mbuluar kostot e punëtorëve nga FabrikaShtetërore dhe për të shit tanket Q6 dhe të blej ato Q7. Ajo ka këtë kapacitet prodhimi:
- 1 Fabrikë Armësh Q6
- 1 Fabrikë Ushqimi Q4
- 1 Rubber Plantation
- 16 SaltPepper

Tani pasiqë do japim ndihma Q6 për F.P.Zh.-në, unë e kam sjellur atë në Shqipëri dhe ajo ka nevojë për punëtorë vullnetar.

Gjendja e rezervave në këtë fabrikë është 550 tenka Q6.




Fabrika F.P.Zh.

Në mandatin e kaluar, presidenti i vendit PEYONI kishte bërë një kontribut duke blerë një supply pack. Kjo na munësoi që të vëmë fabrikën në funskion përsëri për të prodhuar ushqim që të përkrahim lojtarët e rinjë përmes programit të F.P.ZH. Kjo fabrikë gjendet në Kinë.

Derisa fabrika F.P.ZH. kishte afro 9 punëtor vullnetar, tani ajo gëzoni 4 punëtor vullnetar (Dexter100, kushtrimzz, X3ini, avis15) dhe është duke prodhuar afro 1,000 ushqim Q5 në ditë
Ajo ka këtë kapacitet prodhimi:
- 1 Fabrikë Ushqimit Q5
- 2 Cattle Farm
- 1 Fruit Orchard
- 3 Grain Farm

Rezervat në Fabrika F.P.Zh. janë 5,374 ushqim Q5.



Unë sot kam ble një supply pack të ri për fabrikën duke siguruar kështu 50 GOLD të ri.




Fabrika tani gëzon 14,000 ALL prej të cilave panifikohen që të:

- Shpenzohen afro 4,000 ALL për prodhim
- Të vendosen 10,000 ALL në programin e granteve dhe subvencioneve



Gjendja e rezervave materiale

Rezervat e akumuluar për shpërndarje dhe për luftë eventuale janë
- 5,237 Armë të cilësisë Q7 (deri në fund të javës do të arrihet numri 6,000)
- 1,302 Armë të cilësisë Q6 (për F.P.Zh)
- 21,753 ushqim të cilësisë Q5 (për F.P.Zh)


Programi për Grante dhe Subvencione

Siç e potencova në shkrimet më lartë, nga sistemi tatimor i momentit, dhe me bonuset që gëzon Shqipëria, ne jemi duke mbledh afro 40,000 ALL tatime gjatë 1 jave. Nëse supozojmë se gjatë ditëve të mbetura do te mbledhim afro 150,000 ALL atëherë kjo shumë është e bollshme për të mbulua shpenzimin e afro 10 MMP që na neviten për siguri kombëtare.

Unë do ti paraqes kongresit planin për të shpërndarë 600 GOLD grante dhe subvencione për lojtarët Shqiptar përmes MU-ve të tyre për të ngritur Training Center apo edhe fuqitë prodhuese të RAW.

Këto fonde do të vijnë nga këto burime:
- 40,000 ALL nga thesari i shtetit
- 65,000 ALL nga paratë e EDEN
- 20,000 ALL nga FabrikaShteterore
- 10,000 ALL nga Fabrika F.P.Zh.

Afro 100,000 ALL do të ngelen rezervë për ndonje luftë eventuale apo edhe për mandatin e radhës presidencial.


Për çfarëdo pyetje që keni, mos hezitoni të shkruani apo të më kontakoni.

Me respekt,

VisarJ
President i Shqipërise - korrik 2013