Kabineti Presidencial

Day 2,057, 00:57 Published in Albania Ireland by VisarJ


Përshëndetje bashkëkombës,

Ju faleminderit për besimin që më dhatë që të jem president i juaj në këtë muaj. Shpresoj se nuk do të ju zhgënjej.

Fillimisht dua t’i ta falënderoj kundërkandidatin dhe mikun tim Al Punk për një garë fer dhe shpresoj se do të kandidon për president në muajin e ardhshëm. Dua ta falënderoj edhe presidentin e kaluar PEYONI për punën dhe arritjet e tij në mandatin e kaluar dhe ndihmën që e ofruan MU Illyrians.

Dua të theksoj se presidenti PEYONI ka transferuar tek unë 72,000 ALL të Shqipërisë që na kanë takuar nga shpërbërja e EDEN.

Për të lexuar programin presidencial, hyni këtu

Synimet e përgjithshme të qevrisë për këtë javë janë:
- Kosnolidimi i kabinetit qeverisës
- Krijimi i këshillit të lartë politik dhe ushtarak
- Krijimi i gurpit punues qeveri- kongres
- Publikimi i programit të granteve dhe subvencioneve
- Riinicimi i ndihmave për të rinjët përmes F.P.Zh.
- Krijimi i rezervave prej 6,000 tanke Q7 dhe 20,000 ushqim Q5
- Riinicimi i group fights
- Përzgjedhja e ambasadorëve dhe prezantimi i qeverisë jashtë
- Programi për imigrim / Ftesa për riathdhesim
- Agregimi i artikujve egzistues edukativ

Kabineti im për këtë muaj do të jetë i përbërë nga këta lojtarë:



Zëdhënës i Qeverisë – RadeciVV
Fushëveprimi – Publikon vendimet dhe programet e qeverisë. Përgatitë raportin e agreguar të punës së qeverisë.

Synimet për javën e pare:
- Të publikoj programet e detajuara presidenciale për grante dhe subvencione
- Të publikoj raportin javor të punës së qeverisë


Zavendës vCP - dritonshala
Fushëveprimi - Zavenëson presidentin në mungesë eventuale të tij, dhe merr vendime konform planit presidencial. Mëson mbi funksionimin e shtetit.


Kryeministër - A E N E A S
Fushëveprimi - Merret me planifikimin dhe jetëzimin e planeve qeveritare për mishërimin e konceptit militarizues të vendit. Mbikqyr programin e granteve dhe subvencion për MU dhe lojtarët e tyre që do përfitojnë për ngritjen e training center.


Ministër i punëve të jashtme – MoFA – Dejzi 94
Fushëveprimi - Merret me mardhënjet e Shqipërisë me shtetet tjera. Menaxhon ambasadorët dhe këshillohet me këshillin e lartk politik dhe ushtarak të vendit.

Synimet për javën e pare:
- Të dërgoj urimet tek të gjithë kandidatët presidencial të zgjedhur me një prezantim kabineti
- Të bëj vlerësimin e punës së ambasadorëve egzistues dhe zgjedhjen e ambasadorëve të rinj

Kabineti i MoFA – do të publikohet së shpejti


Ministër i Mbrojtjes - MoD – kushtrimzz
Fushëveprimi - Koordinimi ushtarak me MU-të e vendit dhe të aleatëve. Komunikim i rregullt me këshillin e lartë ushtarak. Menaxhimi i dy degëve tjera ministrore që lidhen me qështje të sigurisë së mbrendshme si ajo e imigracionit dhe e shërbimit sekret.

vMoD - Jurgen Dervishi
vMoD - Batoa

Synimet për javën e parë:
- Inicimi i group fights
- Vlerësimi i rreziqeve të Resistance nga India dhe nga sulmet e Servias


Ministër i Imigracionit – MoI - Konstandini
Fushëveprimi - Koordinimi me kongresin reth aplikantëve për nënshtëtësi (CZ) shqiptare. Kordinimi me MoFA dhe Shërbimin Sekret reth reziqeve që mbartin këta aplikant për shqipëri. Raporton tek Ministri i Mbrojtjes

vMoI - El Luchador78

Synimet javore
- Krijimi i aplikacionit dhe procedurës për aplikim nënshtetësie
- Ftesa për Riatdhesim
- Raportimi javor për nënshtetësitë e pranuara


Udhëheqës i Shqërbimit Sekret - Tankisti
Fushëveprimi – Futja e shërbimit sekret në zemër të shteteve armike për mbledhje të informatave dhe intelegjencës mbi planet e tyre ushtarake. Tjerat janë sekret. Raporton tek MoD

Synimet për javën e pare:
- Të përgatis planin e funksionimit të shërbimit sekret për votim në këshillin e lartë dhe në kongres


Ministër i Edukimit - – MoE – JetonGreenForce
Fushëveprimi - Merret me koorinimin e të gjithë programeve që kanë për qëllim të kontribojnë në edukimin e të rinjëve në lojë. Krijon përmbajtje të reja edukative. Koordinon punën e F.P.Zh.

vMoE për qështje ekonomike - Dardan81
Fushëveprimi - Merret me krijimin e artikujve edukativ për lojarët e "vjetër" duke kontribuar në ngritjen e dijes reth vendimeve që kanë arsyeshmëri ekonomike për ta.

vMoe për qështje të të rinjëve– NikuAlbania

Synimet për javën e parë
- Revidimi i sistemit të ndihmave për F.P.Zh.
- Zhvillimi I lojtarëve në F.P.Zh dhe shpërndarja e ndihmave

Menaxher i F.P.ZH. - ylber5



Guvernator i Bankës së Shqipërisë - Arius argiri
Fushëveprimi - Menaxhon fondet e bankës dhe bën shpërndarjen e granteve dhe subvencioneve të aplikacioneve të aprovuara të lojtarëve shqiptar. Koordinon punën e transfereve nga kongresi.


Projektet afatmesme

Plani edukativ - Projekti synon që të bashkoj të gjithë artikujt edukativ egzistues, dhe të krijoj një plan të shkurtër për ti edukuar/mësuar lojën lojtarëve nepermjet artikujve egzistent, dhe atyre të rinjve (pra qe tani mungojne).

Projekti udhëhiqet nga DonCurtis



Ftohen të gjithë qytetarët e Shqipërsië që të jenë të hapur për të bërë cfarëdo pyetje që duan tek cilido antar i qeverisë apo tek presidenti.

Në nderkohë, JU LUS QË TË KURSNI BAZOOKAT DHE BARS PËR TË ZBRAPSUR NDONJË SULM EVENTUAL QË SHQIPËRIA MUND TË KETË.

Rroftë Shqipëria

V.