Programi i Subvencioneve per Training Center

Day 2,065, 03:48 Published in Albania Ireland by VisarJ


Përshëndetje bashkëkombës,

Siç jeni tanimë në dijeni, oferta për të ngritur Training Grounds ka filluar sot dhe do të jetë aktive për 72 orë – 3 ditë.

Sipas premtimit paraelektoral, sot do të filloj edhe programi për subvencione për të qytetaret e Shqipërisë. Në programin e subvencioneve janë zotuar 130,000 ALL apo orientimesh 580 GOLD.

Subvencionet do të jenë VETËM për të ngritur Weights Room (ushtrimoren bazë që nuk kërkon GOLD për të ushtruar)

Subvencionet do të shpërndahen në këtë mënyrë:
- Nga 15 GOLD (në vlerë monetare 3360 ALL) për lojtarët që janë në D3
- Nga 10 GOLD (në vlerë monetare 2400 ALL) për lojtarët që janë në D2

Për të përfituar nga programi ju duhet të keni nënshtetësi Shqiptare, të jeni anëtar i ndonjë MU-je Shqiptare, të keni nivelin ushtarak D2 dhe D3, dhe të dëshmoni aktivitetin e juaj në lojë.
P
ritshmëritë janë që afro 45 qytetar të përfitojnë nga ky program. Aplikimet do të shqyrtohen në bazën I PARI VJEN – I PARI SHËRBEHESH deri sa të shpenzohet mjejtet e ndara(me kushtin se aplikacioni yt pranohet).

Si do të funksionoj procesi?



1. Procesi i aplikimit

Aplikacioni do te hapet sot në ora 21:00 dhe do të publikohet këtu. Kandidatët duhen të mbushin formularin me këto të dhëna.
1.1. Emri në lojë
1.2. Linku i Account
1.3. Niveli që keni në lojë (Level)
1.4. MU-në në të cilën jeni anëtar
1.5. Linku i fotos së gjendjes së tanishme të Training Center të juajin

Forma per aplikim: http://tinyurl.com/subvencionetkorrik

Shembulli i fotos deshmuese




2. Procesi i vlerësimit të parë

Qeveria do të vlerësoj aplikacionet se a i përmbushin kushtet themelore lojtarët që kanë aplikuar dhe do të shikoj aktivitetin e lojtarëve që kanë aplikuar përmes http://egov4you.info/country/units/167


3. Procesi i vlerësimit të dytë

Qeveria do të kontaktoj me komandantet e MU-ve për të marrë konfirmimin e tyre rreth aktivitetit të këtyre lojtarëve, dhe betimin se komandantët do të mbikëqyrin procesin e ngritjes së Training Center të ushtarëve të tyre.


4. Procesi i vlerësimit final

Qeveria në fund të ditës do të përmbledh aplikimet që kanë kaluar dy rundet e para të vlerësimit dhe do ti paraqes kërkesat për përmbarim në kongres. Pas aprovimit final të kongresit do të shpërndahen subvencionet.


5. Procesi i shpërndarjes

Fondet shpërndahen nga burime të ndryshme qeveritare dhe publikohen të gjitha në gazetën zyrtare (tek presidenti apo zëdhënësi).

----

6. Procesi i Validimit

Përfituesit do të dërgojnë linqet e fotove që dëshmojnë ngritjen e Training Center pas përfitimit të subvencionit. Qeveria do ti agregoj dhe publikoj në gazetën zyrtare (tek presidenti apo zëdhënësi).


Mbes me shpresën që përfituesin do ti kthejnë shtetit këto ndihma kur ata fortësohen dhe se ndonje qeveri e ardhshme do ta vazhdoj programin nga këto ndihma për të përkrahur lojtarët e ri.

Sinqerisht,

VisarJ
President i muajit Korrik, 2013

RadeciVV
Zëdhënësi i Qeverisë së Korrikut, 2013