LeA-Blerja e anëtarëve

Day 2,175, 06:52 Published in Albania North Macedonia by CmenduriaMB


Kohët e fundit në komunitetin tonë po ndeshet blerja e anëtarëve nga partitë politike për të siguruar qëndrimin në Top 5.Nuk është hera e parë që ndeshemi me këtë fenomen,por kësaj radhe ai po serviret edhe më i theksuar.

Cilat janë problematikat që sjell ky fenomen?Partitë shërbejnë për të bashkuar personat me ideale të përbashkëta me qëllim shumëllojshmërinë e mendimeve dhe fitoren e vlerave më të larta.Blerja e anëtarëve jo vetëm e zbeh kuptimin e partive,por sjell shkatërrimin e vlerave që duhet të kenë.Lojtarët mësohen keq dhe harrojnë kuptimin e vërtetë të partive dhe rëndësinë e tyre në drejtimin e vendit.Fati i vendit kthehet në një tregëti ku mbizotëron paraja dhe jo meritokracia!

Pikërisht për këto problematika të rënda që sjell blerja e anëtarëve,Lidhja e Arbrit deklarohet publikisht kundër tyre dhe i bën thirrje cdo lojtari që ta luftojë këtë tregëti shkatërrimtare për Shqipërinë.Nuk mund të lejojmë shitjen e idealeve për disa para virtuale.I bëjmë kërkesë lojtarëve që po e përkrahin këtë fenomen famëkeq të tërhiqen dhe të ndalojnë blerjen e anëtarëve.

Lidhja e Arbrit ka qënë gjithmonë kundër këtij fenomeni dhe jemi të bindur që ta luftojmë atë.Kemi arritur të jemi partia më e madhe në vend prej punës sonë të palodhshme dhe vlerave të larta që reflektojmë.Duke ndjekur moton tonë “SHQIPËRIA-LIDHJA-UNË”,jemi distancuar gjithmonë nga veprimet dëmprurëse për shtetin,duke vendosur gjithmonë interesin kombëtar në radhë të parë.Janë këto vlera që e bëjnë një parti të fortë dhe të sukseshme dhe jo blerja e anëtarëve duke ditur problemet financiare që kanë këta qytetarë.Ju këshillojmë të hiqni dorë!