LeA-Një fitore e merituar

Day 2,168, 14:17 Published in Albania North Macedonia by CmenduriaMB

Përshëndetje anëtarë të Lidhjes së Arbrit dhe jo vetëm,

Dje u bënë publike rezultatet e zgjedhjeve për kongres dhe sic duhet ta keni vënë re Lidhja e Arbrit jo vetëm që i fitoi këto zgjedhje bindshëm por vendosi një rekord të paprekur ndonjëherë më parë duke fituar 40% të votave,domethënë 16 përfaqësues në kongres.

Sigurisht që kjo fitore e jashtëzakonshme është realizuar falë ndihmës të cdo anëtari,si edhe të cdo shqiptari që ka lidhur idealet e veta me ato të LeA-s.Një falenderim shkon për të gjithë ata që na kanë votuar dhe kanë dhënë besimin e tyre në punën e Lidhjes.Ne japim fjalën tonë,që do të përpiqemi në maksimum që prezenca e kongresmenëve tanë të ndihet pozitivisht në kongresin shqiptar,duke u munduar që edhe në kongres të jemi një “parti-shembull” për të gjitha partitë.

Jemi munduar gjithmonë ti bëjmë gjërat ndryshe,shpesh jemi quajtur edhe si thyerës tabush.Ndoshta pikërisht për këtë,si një parti e vecantë jemi dekoruar me besimin e një pjese të madhe të shqiptarëve.Rekordi i pasjes së 16 kongresmenëve përfaqësues,është një simbol i qartë se LeA si një mishëruese e denjë e vlerave më të larta të një partie ka fituar tashmë besimin e shumicës së qytetarëve të Shqipërisë.Nuk na mbetet asgjë tjetër përvecse të shpagojmë besimin e dhënë me punë në të mirën e Shqipërisë.

Lidhja e Arbrit ka qënë gjithmonë më shumë si një lidhje e fortë vëllazërore sesa një parti politike.Krijimi i shoqërive të forta dhe dhënia e mundësive të njëjta për të gjithë lojtarët të rinj a të vjetër qofshin,kanë qënë disa nga pikësynimet kryesore të partisë sonë.Kemi qënë gjithmonë seriozë dhe rigoroz në punët e marra përsipër,lojtarët tanë janë dalluar gjithmonë si punëtorë dhe pozitivë në lidhje me komunitetin.Këto karakteristika të mbledhura së bashku,kanë realizuar fitoren e madhe të së djeshmes.Besojmë se kjo ishte një fitore e merituar!

Gjithkush që ka dëshirë të na bashkohet është i mirëseardhur.Ne mirëpresim këdo që ka dëshirë të kontribojë në të mirë të komunitetit: http://www.erepublik.com/en/party/lidhja-e-arbrit-3877/1