Gjuha Shqipe njihet zyrtarisht në Wiki

Day 1,700, 16:01 Published in Albania Albania by Ififif



Përshëndetje qytetarë të Shqipërisë!

Lajmi për të cilin ju njoftova para 2 ditësh me këtë artikull u bë më në fund realitet.
Sot administratorët e kanë njohur zyrtarisht gjuhën Shqipe si pjesë e gjuhëve të eRepublik Wiki.



Tashmë edhe gjuha jonë është ndërmjet gjuhëve të tjera në Wiki.



Kjo është një arritje shumë e rëndësishme në punën që kemi marrë përsipër. Dua të falenderoj veçanërisht Lisjanin që ka qënë personi përgjegjës për përkthimin e faqeve në Shqip. Pa ndihmën e tij do e kisha të pamundur për shkak të volumit të punës që të arrija ta përfshinim gjuhën tonë në Wiki në një kohë rekord. Këtu mund të shihni të gjithë artikujt e përkthyer deri tani në Shqip

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe dua të jua rifreskoj ftesën time për të marr pjesë në projektin e Wikit. Për më shumë informacione lexoni këto artikuj: Artikulli 1 & Artikulli 2

RROFTË SHQIPËRIA!

Me respekt,
Ififif