Wiki Albania - Së shpejti edhe në Shqip

Day 1,698, 17:49 Published in Albania Albania by Ififif



Përshëndetje qytetarë të Shqipërisë!

Me këtë artikull dua tju informoj për punën e bërë deri më tani me faqet shqiptare në eRepublik wiki. Këtë punë nuk e kam bërë vetëm por në bashkëpunim me ekipin e Ministrisë së Wikit, të cilët gjej rastin ti falenderoj, i cili përbëhet perveç meje dhe nga Lisjani dhe Lyrical Warfare. Puna jonë siç e kam shpjeguar dhe në artikullin e mëparshëm ka të bëjë me updatimin dhe krijimin e faqeve rreth Shqipërisë në wiki. Gjithashtu jemi marrë dhe me krijimin e faqeve rreth profileve të lojtarëve, të MU dhe të partive.

Por tashmë i kemi caktuar dhe një detyrë tjetër vetes. Futjen zyrtare të gjuhës Shqipe në wiki. Për ta arritur këtë duhet të plotësojmë këto kushte

-Të jetë një gjuhë zyrtare dhe jo dialektore
-Të këtë të paktën 20 faqe wiki të përkthyera në Shqip midis këtyre
-Të ketë të paktën 3 persona që merren me wikin dhe mund të përkthejnë këto faqe
-Të këtë të paktën 100 lojtarë aktiv në lojë që përdorin këtë gjuhë.

Siç mund ta kuptoni, i vetmi kusht që na ngelet për të plotësuar është përkthimi i 20 faqeve nga kategoria "Playing the Game". Punë e cila ka filluar tashmë falë dhe përkushtimit të Lisjanit. Listën e faqeve të përkthyera deri tani mund ta gjeni këtu. Shpresojmë që të mbarojmë punë sa më shpejt dhe jam i sigurtë që së afërmi gjuha Shqipe do përfshihet zyrtarisht në wikin e eRepublik.




--- Raport i punës me faqet shqiptare ---

Gjatë kësaj jave unë bashkë me Lyrical Warfare kemi punuar me updatimin dhe krijimin e faqeve të ndryshme në wiki të cilat kanë lidhje me Shqipërinë. Nuk po zgjatem shumë por po ju paraqes listën me faqet e punuara deri tani ku mund ta gjykoni vetë punën e bërë.

Faqet rreth Shqipërisë:

- Albania
- Congress of Albania
- History of Albania
- Battle of Kosovo
- Albanian Lek
- Tirana
- Albanian Coast
- Southeastern Albania
- Albanian Armed Forces


Faqe të MU shqiptare:

- Albanian National Guard
- Albanian Templars
- Albanian Avengers
- S.P.A.


Faqe profilesh të lojtarëve:

- Napoleon 54
- Eros_Alb
- Sabri Hakuli
- ihsansulejman
- kushtrimzz
- freeman292
- El Luchador78
- Don Kurtishi
- Labern
- Ahmet Zogu I
- HmmmAlbania


Gjithashtu faqe të tjera mund të kenë pësuar ndryshime te vogla.
Dua të shfrytëzoj rastin që tju ftoj edhe njëherë të merrni pjesë në projktin e wikit dhe të keni dhe ju faqen tuaj personale ose faqen për MU apo partinë tuaj politike. Udhëzimet sesi të veproni që të merrni pjesë mund ti lexoni tek ky artikull. Gjithashtu ju ftoj që nësë keni sygjerime apo vërejtje ose keni dëshirë dhe talent për të shkruar dicka të mirë rreth Shqipërisë dhe historisë së saj në lojë, mund të më kontaktoni mua në PM.

RROFTË SHQIPËRIA!

Me respekt,
Ififif