Ministria e Wikit ju fton të merrni pjesë në projektin e saj

Day 1,694, 02:28 Published in Albania Albania by Ififif


Përshëndetje qytetarë të Shqipërisë!

Siç mund ta keni lexuar, para rreth një jave njoftova tërheqjen time nga loja si një lojtar aktiv me këtë artikull. Megjithëse i qëndroj akoma asaj çka kam shkruar aty, kushtet janë të tilla që më detyrojnë të kthehem përsëri të jem disi më aktiv në lojë. Pas kërkesës së DardanH, i cili nuk dëshironte që projekti i Wikit të mbetej vetëm në letër, dhe si pasojë e obligimit që ndjeja ndaj detyrës që e kisha marr përsipër më parë, vendosa të kthehem për të punuar me Wikin si Ministër i Wikit. Këtu mund të lexoni artikullin e presidentit DardanH rreth kësaj çështjeje.



Qëllimi i punës time praktikisht do jetë përditsimi i faqeve të Wikit që kanë lidhje me Shqipërinë dhe krijimi i faqeve që mungojnë. Punën e fillova dje me faqen wiki Albania e cila u updatetua plotësisht, megjithëse ka akoma punë për të bërë sidomos në seksionin e Historisë. Nëse e ndjeni veten të aftë të shkruani diçka rreth historisë së Shqipërisë në lojë, ju lutem më dërgoni me një PM tek Ififif tekstin dhe unë do ta përfshij tek faqja. Pra Wiki ofron mundësinë e ruajtjes së informacionit rreth shtetit tonë dhe historikut të tij në lojë.

Por përveç faqeve të përgjithshme rreth Shqipërisë, Wiki ofron mundësinë që të krijohen faqe të vecanta për Military Units, për Partitë, për Gazetat dhe gjithashtu për profilet personale të lojtarëve. Për ilustrim mund të shihni profili tim në Wiki. Gjithashtu dje krijova profilet e 2 MU pas kërkesës që më dërguan, Albanian National Guard dhe Albanian Templars. Por këto profile normalisht që unë nuk mund ti updatoj apo krijoj nga e para sepse nuk kam informacionin e duhur rreth tyre. Prandaj ju kërkoj që nëse keni dëshirë tu publikohen faqet në Wiki, të më dërgoni të dhënat e mëposhtme ne PM.

Nuk jeni të detyruar ti dërgoni të gjitha të dhënat e listuara më poshtë. Do publikohen vëtëm ato që ju dëshironi por sa më shumë të përfshini aq më i plotë del profili në Wiki.

Për profilin personal
-emri në lojë
-numri ID
-link i avatarit(nëse keni Illyrians nuk ka nevoje)
-shtetësia
-nivel
-national rank
-ditëlindja në lojë
-gjinia
-rezidenca
-partia
-gazeta
-grua/burrë, femijë, prindër nëse keni në lojë
-poste politike nëse keni mbajtur dhe kohëzgjatja e tyre
-military unit
-regjimenti
-pozicioni si commander, capitain apo member
-military rank

Gjithashtu një tekst kur flisni dhe prezantoni veten në vetën e tretë. Një shembull mund ta shihni tek profili im.

Për Military Unit
-emri
-numri ID
-link i avatarit
-moto
-data e formimit
-shteti ku u krijua
-rajoni
-ngjyrat përfaqsuese
-numri i antarëve
-komandanti dhe komandanti i dytë

Gjithashtu dhe këtu mund të dërgoni një tekst ku përshkruani MU dhe historinë e saj. Disa shembuj mund ti shihni këtu
http://wiki.erepublik.com/index.php/British_Army
http://wiki.erepublik.com/index.php/French_Legion

Për partitë politike
-emri
-link i logos
-numri ID
-shteti
-shkurtesa ose sigla
-website
-gazeta
-forumi
-ngjyrat
-data krijimit
-presidenti
-zv presidenti
-numri i antarëve
-vende në kongres
-emri i vjetër i partisë
-orientimi
-ideologjia

E njëjta gjë vlen edhe për faqet e partive ku mund të dërgoni bashkë me të dhënat dhe një tekst përshkrues dhe historik për partinë. Shembuj
http://wiki.erepublik.com/index.php/Partia_Nacionaliste
http://wiki.erepublik.com/index.php/Spectrum


Kjo ishte ajo që doja tju shprehja. Për çdo paqartësi mund të komunikoni me mua. Shpresoj shumë dhe ju ftoj të bëheni pjesë e Wikit.

RROFTË SHQIPËRIA!

Me respekt,
Ififif