TERHIQEM NGA LOJA....

Day 1,689, 06:48 Published in Albania Albania by Ififif
Pershendetje Shqiptare!!!

Me keqardhje dua tju njoftoj largimin ose inaktivitetin tim nga loja, mbase te perkohshem, mbase te perhershem. Mendoj se do kthehem ne 2-cliker per disa kohe ose maksimumi do plotesoj vetem DO per 5 min. Ose mbase do e le lojen fare, nuk e di akoma. Do shoh si shkon loja per vendin tone ne te ardhmen.

Ky vendim vjen si pasoje e zhgenjimit per menyren sesi po shkojne gjerat ne vendin tone sidomos keto javet e fundit. Duket sikur gjithe ajo pune e shkelqyer disa mujore e bere per vendin tone po hidhet poshte. Duket sikur lojtaret ne komunitetin tone ne loje po e luajne ate per vete dhe jo me ne grup. Kjo percarje dhe mosbashkepunim midis shqiptaresh ne loje po me acaron tej mase. Duket sikur Serbet e Fyromcat jane gati te bashkohem me kedo vec per te fituar ndaj nesh, ndersa ne nuk arrim dot te qendrojm bashke midis nesh. Nese nuk arrijme dot ta bejme kete ne nje loje me profil nacionalist dhe jo personal, me vjen keq po nuk e di nese do e benim dot ne RL….

Ky muaj ka qene nje zhgenjim total. Duke filluar nga kongresi dhe kongresmenet. Jane propozuar ligje te gabuara pafund megjithese te gjitheve u jane treguar 3 rregulla te thjeshta qe ne minuten e pare qe jane bere kongresmene: 1. Mos pranoni CZ 2. Mos propozoni ligje pa diskutim dhe 3. Mos propozoni lufte pa ju thene personat pergjegjes. S’eshte e nevojshme tju them se 2 rregullat e para jane shkelur brenda ores, u be nje sy qorr duke ja vene fajin mos eksperiences por nuk u mjaftuan dhe keto rregulla u shkelen ne menyre te perseritur disa here. Tashme po ju informoj se kemi te pakten nje maqedons te sigurte qe ka marr shtetesine tone duke u heq si shqiptar dhe disa lojtare te tjere te huaj. Ligjet e kota gjthashtu kane vazhduar te propozohen, me i fundit sot. Sot gjithashtu patem dhe idene gjeniale qe te propozonim nje ligj lufte pa u konsultuar as me president as me minister mbrojtjeje dhe as me aleancen EDEN. Me siguri tani do kemi pasoja, nuk i dihet si shkojne punet. Ky ligj do kete pasoja dhe per aleancen mbase…

Nga ana tjeter nje pjese e madhe jane perfshire ne nje lufte te turpshme politike me akuza e kunderakuza qe po ja humbin sensin lojes. Ne chat nje pjese e madhe e lojtareve zihen per politiken e per kandidatet a thuj se po konkurrojne kunder Bollanos dhe jo me shqiptare te tjere qe luajne nje loje. Gjithashtu me vjen keq te shoh disa lojtare qe i respektoj shume dhe qe jane te pazevendesueshem per Shqiperine ne loje te cilet bejne thirrje elektorale dhe e kushtezojne ndihmen per vendin me rezultatin e zgjedhjeve. Pastaj duket sikur te gjithe e kane mendjen te krijojne nga nje MU e nga nje parti qe te fitojn ca mbeshtetje a ku di un. Ne MU time duket sikur nuk ka me organizim dhe shum pak veta paraqiten ne orarin e luftimit, para ca kohesh beheshin dhe 50 veta ndonjeher.

Problemi tjeter…duket sikur cdokush e ka mendjen vetem te shesi e te blej e te bej biznes me gjithcka…ne chat ka njerez qe vetem bejne spam SHES ACCOUNT X GOLD…shes MU, shes parti, shes kte shes ate…vej baste me kaq e aq….kushedi sa ban keni marr vetem me profile multish qe jane bere. Sot zbuluam ne kongres mrekulline e rradhes, nje prej kongresmeneve kishte shitur accountin dhe pronari kerkonte falje per moseksperiencen sepse sapo e kishte blere….CFARE DREQIN PO BENI????? GJITHE KJO ESHTE SHUME ZHGENJYESE :/

Nejse, du te falenderoj te gjithe ato qe kane bere qe kjo loje te ishte e bukur njeher e nje kohe sidomos lojtaret me te vjeter qe me kan ndihmuar ne fillim. Rrespekte per te gjithe ju. Loja me ka dhene caste emocionuese, me I fundit pushtimi I Kosoves. Shpresoj ta gjej deshiren per lojen ne te ardhmen sic e kisha me pare e te rikthehem aktiv, dhe shpresoj qe vendi jone te jete me mire. Faleminderit

RROFTE SHQIPERIA

Ififif