Faleminderit
VisarJ
Përshëndetje bashkëkombës,
Ju falënderoj për mundësinë që të jem presidenti juaj në këtë mandat korrik-gusht 2013 dhe për përkrahjen e këtij e-komuniteti që nga paraqitja e kandidimit tim e deri më sot. Mendoj që bashkërisht kemi bërë një punë të mirë dhe e kemi ngritur Shqipërinë në statusin dhe respektin që i takon çdo kund.
Në RL kam menaxhuar ekipe me mbi +100 persona dhe buxhete të mëdha, dhe mund të them që menaxhimi këtu nuk ka qenë fare i lehtë. Kjo për arsye se loja nuk lejon shumë fleksibilitet apo vegla të mirëfillta menaxhimi. Shumica e personave këtu bëjnë një punë vullnetare dhe janë të kufizuar nga RL. Mua më ndodhi një aksident gjatë këtij muaji që kërkoj një tretman mjekësor dhe një udhëtim jashtë vendit, andaj mund të them se puna ime efektive ka qenë vetëm në të 2/3 e kohës së mandatit tim. Për këtë arsye një FALENDERIM i veçantë shkon për të gjithë anëtarët e kabinetit tim për përkushtimin dhe energjinë e treguar për të lartësuar këtë e-komunitet.
Kam përjetuar edhe unë një dozë të bojkotimeve, të sharjeve, të dyshimeve se nuk jam unë autori i shkrimeve/komenteve, etj, po këto janë normale në çdo vend ku identiteti i personave është i fshehur pas një “useri”.
Presidencës sime i vijë fundi nesër. Mua tani më presin obligime të mëdha në RL dhe deri ne dhjetor nuk mund të marr ndonjë pozitë që kërkon shumë kohë këtu. Për këtë arsye kam vendosur të mos të kandidoj përsëri për CP.
Në këtë mandat kemi tre kandidatë , tanimë të sprovuar në këtë komunitet: cLaw 94, LiL Serxhio dhe Fessti
Unë besoj se cilido që zgjidhet do të bëjë një punë të mirë në Shqipëri nëse ne qëndrojmë të unifikuar. Andaj ju lus që të ndalni sharjet, ofendimet, “shpifjet”, dhe çfarëdo shkrimi që përçan vëllain prej vëllait. Cilido që zgjidhet do të ketë përkrahjen, punën, pendën dhe pushkën time për Shqipërinë.
Në këtë artikull do të mundohem të bëj një përmbledhje kronologjike të punës, ndodhive, sukseseve dhe dështimeve konform premtimeve të dhëna dhe synimeve të paraqitura.
Transparenca e Plotë dhe kongresi
Jemi munduar që gjatë këtij mandati të bëjmë publike të gjitha vendimet, programet, shpërndarjet, bisedat, etj. Të gjitha mund ti gjeni në artikujt e CP-së dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë. Deri diku mendoj se e kemi arritur këtë qëllim.
Jam munduar që të forcojmë kongresin në rolin e tij mbikëqyrës dhe këshillëdhënës dhe dua ta falënderoj kongresin për të gjithë ndihmën dhe qortimin e ofruar.
Për të përmbyllur kapitullin e transparencës, këtu do të gjeni të gjitha bisedat mes qeverisë dhe kongresit siç e pata lajmërua kongresin se do ta bëj.
- Grupi punues Kongres-Qeveri (6-25 korrik 2013)
- Grupi i parë punues (Kongres-Qeveri 26 korrik – 5 gusht 2013)
- Grupi i dytë punues (Kongres-Qeveri 26 korrik – 5 gusht 2013)
Kushtetuta
Me një punë të palodhshme të DonCurtis dhe me përkrahje të kongresit dhe të gjithë lojtarëve tjerë, Shqipëria u bë me Kushtetutën e vetë gjatë këtij mandati.
Aristoteli para shumë vjetëve do te thoshte: Ligji është arsyeja e lirë nga pasioni. (The law is reason, free from passion). Ajo çfarë Aristoteli donte të thoshte është që njeriu në mendje të shëndoshë i vendosë disa rregulla shoqërore (i.e. Kanuni) në mënyre që kur të ndodhin incidente, shpjegimi i tyre nuk do të jetë i mbështetur ne emocionin e momentit, por në rregullat qe i kemi bërë në mendje të shëndoshë.
Qëllimi i kushtetutës është që të mundohet ti shpjegoj ca rregulla te funksionimit te këtij komuniteti të pajtuar nga të gjithë.
Për më shumë, lexoni këtu.
Shpresoj se qeveritë e ardhshme do ta përdorin, përmirësojnë apo edhe do ta ri-validojnë me ndonjë votim publik për të.
Politikat Territoriale
Siç pata lajmëruar në kandidimin tim, prioritet për mua ishin mbajtja e kolonive që kemi në Indi. Aty gëzojmë bonuset e prodhimit. Dua të theksoj (për lojtarët e rinjtë apo ata që ndoshta nuk e dinë) se çlirimi i territoreve tona natyrale në Ballkan nuk na sjell asnjë përfitim ekonomik, ngase ato nuk kanë lidhje direkte me kryeqytetin tonë në koloni.
Ne (MoFA) ishim në biseda me qeverinë Indiane që së bashku me Kroacinë të ju lirojmë nga një rajon dhe ashtu ta “blinim” paqen. Për ne, rajoni Maharashtra apo Kerala do të ishte një rajon që do ta kishim lehtë që ta lëshonim. Kur dy rajone mbartin resurse të njëjta, ne mund të gëzojmë bonuset vetëm nga njëri rajon. Limiti i kongresmenëve në lojë është 40, andaj tanimë atë e kishim arritur edhe me rajonet tjera. Lëshimi i këtij rajoni nuk do kishte asnjë efekt humbjeje për ne, derisa në anën tjetër do të siguronte marrëveshje paqeje, dhe portretizonte Shqiptarët si okupator jo-mizor.
Shkaku se India kishte ca përplasje të brendshme dhe nuk ishte e gatshme të na paguajë 10,000 ALL për MMP, marrëveshja nuk vazhdoj. Sido që të jetë, procesi negociator siguroj kohë paqeje për ne dhe nuk patëm ndonjë rezistencë serioze nga India deri në luftën e javës së fundit.
Derisa synimet e mia ishin që në këtë mandat vere të pushojmë pakëz nga luftërat dhe të përqendrohemi më shumë në programet zhvillimore, ne u gjendëm në një situatë lufte në tokat tona në Ballkan.
Përderisa unë isha kundër luftërave që do na shpenzonin resurset e akumuluara, një mik më përkujtoi se këtu kemi hyrë për të luajtur dhe jo gjithçka duhet të ketë arsyeshmëri ekonomike, dhe lufta sjell një përzierje emocionesh që kërkojmë në këtë lojë. Prandaj, komfor iniciativës për të bashkuar Shqiptarët me një MU, ne vendosëm që të çlirojmë tokat tona natyrale. Këtë e bëmë me sukses dhe forcat Shqiptare shkëlqyen. Kur na shpalli sërbia NE dhe dështoj keq në luftën e Tiranës, ne vendosëm që të tentojmë të çlirojmë Kosovën. sërbia luftoj fort në Kosovë dhe humbi çdo betejë tjetër (deri tek humbja e kryeqytetit Beograd). Luftarët tanë ishin shpenzuar në luftërat e fundit dhe ne e humbëm këtë betejë, por qëndruam kokë lartë.
Pastaj kukulla e sërbisë, Bjellorusia na shpalli NE. Pa dashur që të shkojmë në shpenzime të mëtutjeshme dhe të rrezikojmë territoret tona në Indi, ne ndjekëm një strategji që unë besoj se pati sukses. sërbia dhe i gjithë TWO u gjunjëzua dhe i ra kryeqyteti. (Që të jemi real, deri në një masë, edhe ajo sërbe pati sukses, me shpenzimin e dëmtimit ekonomik të një shteti të tërë). Ne ndërmorëm disa hapa, si diplomatik, ushtarak e disa edhe për të luajtur shoqe me armikun, dhe ishte pak thyerje e monotonisë së luftës. Shembull.
Bjellorusinë e përzëmë dhe kjo ndodhi qiti në pah dy gjëra. Që Shqipëria është bërë një faktor që e frikon edhe një shtet si sërbia në këtë lojë, dhe që fituam respektin e plot shteteve tjera për unitetin e treguar.
Një shembull poshtë mund ta gjeni nga vetë kryeministri Bjellorus.
Në fund të fundit, Shqipëria pati 26 beteja gjatë këtij mandati, nga të cilat 15 i fitoj me sukses dhe 11 tjera i humbi (ca me vetëdëshirë). U harxhuan më shumë se 13,000 tanke Q7 dhe më shumë se 40,000 ALL në këto luftëra (shumica ALL të siguruara nga buxheti vetanak i presidentit). Raportet mund të gjeni në revistën time.
Me ndihmën e të gjithë komunitet Shqiptar në këtë lojë dhe të gjithë kapitenëve të MU-ve, Kolonitë Indiane ja dorëzoj presidentit të ri të ruajtura dhe Shqiperinë me gjithsej 8 rajone, më së shumti që ka pas ndonjëherë në historinë e vetë në këtë lojë.
Një meritë e madhe i takon Ministrit të Mbrojtes (MoD) – kushtrimzz
Presidenti i ri do ti ketë edhe 110,000 ALL (në thesar dhe në Bankë) siç pata premtuar.
Tentimi i një Aleance të Re
Shqipëria punoi një kohë me disa aleat si Kroacia, USA, Bosnja, Kina, Brazili, Kili, Rusia, etj. për krijim e një aleance të re të quajtur “The Imperum”. Më vonë pati edhe ca modifikime në anëtar duke negociuar me Poloninë, Spanjën dhe Hungarinë, aleancë e cila do të sjelltë një bilanc të ri të fuqive në eRepublik.
Në fund këto zhvillime u shuan nga dallimet mes anëtarëve, por ne me disa shtete mike si USA, Kroacia, Bosnja, Franca, Brazilin dhe Meksikën, mbajtëm një grup mesazh koordinues që na ndihmoj shumë edhe gjatë luftërave çlirimtare dhe pushtuese në Ballkan e më gjërë.
Shpresoj që presidentët dhe MoD e rinj të vazhdojnë këtë traditë.
Programet Zhvillimore
Unë jam besimtar se Shqipëria është e fortë vetëm atëherë kur Shqiptarët janë të fortë. Për këtë arsye u iniciua për herë të parë sistemi i subvencioneve për lojtarët Shqiptar. Edhe pse një program i tillë nuk është diçka sexy dhe rezultatet e tij shihen shumë më vonë (pas përfundimit të mandatit tim), ishte një gjë që duhej bërë. Boll kemi shpenzuar në mercenar duke shpërblyer kështu kombe tjera. Duhet kthyer dhe forcuar lojtarët Shqiptar se siç u pa në MU torunament, nuk janë ndonjë forcë e vogël këtu.
Fillimisht u bë një analizë që u prezantua në kongres së bashku me procesin aplikativ të programit.
Nga ky program përfituan gjithsej 27 lojtar Shqiptar dhe u shpërndan gjithsej 74,400 ALL, ekuivalente me 320 GOLD. Për më shumë, lexoni këtu.
Programet Edukative
Këtu mund të them që qeveria ime ka dështuar deri diku. Dy anëtar të kësaj ministrie murrën BAN gjatë lojës. Ka pasur në një masë artikuj edukativ nga anëtarë të qeverisë, por jo në nivelin e kënaqëm.
F.P.ZH. ofroi ndihma për lojtarët e rinjtë, mirëpo nuk kishim ndonjë rritje të anëtarëve aty.
Pastaj na zuri lufta dhe si në çdo gjendje të jashtëzakonshme, prioritetet ndryshojnë.
Ne e patëm një projekt unik për unifikimin e artikujve edukativ dhe ai deri diku është në nivel të kënaqshëm. Shpresoj të vazhdohet puna në të.
Incidenti mes Illyrians dhe Bosnjës, Lufta për sërbinë – Qëndrimi im
Të gjithë mund të pajtohemi se me luftuar për serbin, është diçka që nuk mund të përbihet fare. Në mesazhet që shkëmbyem, burrat e Illyrians e pranuan se ishte gabim dhe se ishte nisur nga gjaknxehtësia.
Mua më akuzuan se nuk dola si qeveri dhe president i vendit me qëndrim rreth këtij rasti që të dënoj veprimet e kësaj MU-së. Tani që po më përfundon mandati, dua të bëj publik mendimin dhe qëndrimin tim.
Edhe pse udhëheqësit e kësaj MU-je kishin dalur publikisht me një shkëputje bashkëpunimi me mua dhe qeverinë time qysh në fillim (dhe e përsëris, ende nuk i kam të qarta arsyet), ata prap se prap janë një MU Shqiptare dhe çdo Shqiptar do ta mbrojë para një të huajit në çdo kohë, edhe nëse ai është gabim.
Pa dashur të ofendoj asnjë (dhe duke cituar një fjalë të urtë ashtu siç është), në Junik, nga vendi ku kam prejardhjen është një fjalë e urtë që më ka përcjell gjithmonë në jetë:
Vëllau, i yti, edhe nëse është magar... mos i hip... ngrehe për kërpeshi!
Mbi këtë bazë, unë kam insistuar që incidenti në fjalë të trajtohet si incident mes shteteve, e jo mes individëve. Duke dashur që të mbajmë aleancën me mikun tonë në këtë lojë, Bonjën, por në të njëjtën të kemi një kërkim falje nga ana Boshnjake për lojtarin tonë Crazy Albos, ne arritëm në një ujdi me presidentin Boshnjak që të dalim me deklaratë të përbashkët.
Deklaratën mund ta lexoni edhe në gazetën e president Boshnjak.
Për më tepër, çfarëdo reagimi tjetër (që do gjykohej i natyrshëm) do të sjelltë ndarje dhe përçarje në Shqipëri dhe mungesës së komunikimit dhe të respektit të ndërsjellë. Pavarësisht se si e nisëm me Illyrians, nuk pat mungesë komunikimi kur duhej, ushtarët e tyre përfituan nga programi i subvencioneve si krejt tjerët, u bashkuam për një qëllim në MU Tournament dhe kur atdheu na thirri, luftuam si një.
Andaj ju lus që të tejkaloni këto ndasi në mes vete. Kjo nuk i bën nderë Shqipërisë.
MU Tournament
Kjo ishte ndoshta një prej arritjeve më të mëdha të komunitetit tonë. Dua të theksoj qysh në fillim se unë në asnjë mënyrë nuk pranoj që të marr meritat për këtë arritje. Kjo ishte arritje që i takon ekskluzivisht çdo kapiteni të MU-ve Shqiptare që u bashkuan.
Marrëveshja për bashkim ndodhi sa unë isha në një udhëtim jashtë vendit dhe nëse më mban memoria mirë, u iniciua nga Shadow Striker dhe kushtrimzz, ku gjetën pajtimin e të gjithëve.
Normalisht që pas kthimit tim unë morra rolin udhëheqës që pritej prej meje dhe ju siguroj që pavarësisht çfarë mendojmë sot rreth qëndrimit në një MU, unë do të respektoj marrëveshjen e arritur nga të gjithë.
Shkaku i këtij bashkimi, sot Shqipëria gëzon plot 110,000 ALL në MU-në shtetërore që presidentët e rinj mund ti shfrytëzojnë (përmes battle order) për të paguar luftëtar tanë dhe mercenar për të mbrojtur vendin.
Diplomacia
Ka një mori të madhe të aktiviteteve diplomatike që janë bërë nga MDejzi, ambasadorët tanë dhe unë e që do të merrte shumë kohë për ti listuar këtu.
Unë vetëm dua të falënderoj nga zemra MDejzi për punën e palodhshme dhe pjekurinë e treguar.
Një shembull mund ta shihni më poshtë.
Për fund, desha të ju falënderohem edhe njëherë nga zemra për këtë mundësi që më dhuruat dhe ju kërkoj falje nëse ju kam zhgënjyer në ndonjë gjë.
Me respekt,
VisarJ
Photo e vitit 1982
Comments
Ne komentin e pare desha ti kerkoj falje Radecit i cili u tregua vullnetar ta bej raportin final te qeverise, po qe une nuk gjeta kohe ne vikend.
o7
krejt ne rregull, po pse Shqiperia po rrin neutral gjat agresionit serb e te malazez, a mos po mendoni qe nuk na vjen rradhe edhe neve me na sulmu serbi aa, a u qliruam tash le te bojin qka te dojin,, kroacia qe nje jav esht tu u sulmu deri sa u zhduk prej balkanit njesoj edhe bosna, e na shqiptart tu nejt.. boll keq.
Ishte kenaqesi me bashkepunu me ty
o7
Gjithashti duhet te ceki se ky eshte muaji i fundit qe une merrem aktivisht me ndonje post ne qeveri!!
http://prntscr.com/1jipn3
o/
Knaqesia ishte e imja. Flm qe u ktheve prej gurbetit per kete detyre. E di qe te kom mundu pak.
o/ pun shum e mir gjat ketij muaji
Bravoo eshte bere vertet nje pune e mire kete muaj . ( Vlersoi levdatat e mia se une rrall her bej 😛 )
Ju lumte te gjithve per punen e mrekullueshme qe bete ne kthimin e territoreve tona dhe mundesimin e mbajtieve te atyre kolonive ne Indi .
Sukses ne RL
Flm Cerciz.
Te pata tregu me heret qe, edhepse ne si popull zakonisht cmojme me shume luftetare,, une personalisht e kam pase me simpatik Bajo Topullin (te vellane e Cercizit), ne fjalen lamtumirese me rastin e varrimit te tij i madhi Eqerem Çabej do te thonte : “Në emër të djalërisë vijnë t’i them Bajo Topullit lamtumirën e fundit. Jo me lot grarie do ta varrosim, se sot nuk është ditë për zi. Ne do ta varrosim si burra. Sikundër thotë i madhi Leonardo da Vinçi: “Sikur njeriu gëzon muzgun e mbrëmjes pas një dite me punë plot, ashtu dhe vdekja është lumturi në fundin e jetës pas një jete të përdorur mirë”, ashtu edhe ti o shpirt bujar, derdhe tërë gazin e jetës për këtë Shqipëri dhe tani, hero re dhe do flesh në këtë tokë që t’i e deshe gjithë jetën më tepër sesa shpirtin”.
Sot rralle folin burrat keshtu.
V.
No Coment
o7 president ma transparent edhe mat mir eShqipria ska pas kurr bravo per punen.
Muaji me i qete, me zhvillim, bashkpunim e mirekuptim ne histori te eShqiperise. Faleminderit Visar.
Flm Radeci per punen dhe vullnetin e treguar.
Respekt per punen e bere se edhe une si Cercizi nuk jap lavdata une jam edhe me i keq nese ben keq te kritikoj publikish, por kete radhe me te vertet me bere te bej LAVDATA, bravo.
i Krisuri... prej se e patem pi nje raki bashk ne Bella Note, e pata kuptu qe une edhe ti e ndajme nje urrejtje te njete - Hajnine. Qofte ne RL, ashtu edhe me para fiktive ketu.
Respekte,
V.
Faleminderit Visar!
Ishte kënaqësi dhe nderë me bashkëpunu me ju 🙂.
Të përgëzoj për pjekurinë,maturinë dhe transparencën e treguar.
Personalisht dyshoj se do të kemi ndonjë president me këto tipare si ju.
Suksese o/
Flm Dejzi per punen e palodhshme. Te kam lone pak pa pushim, po nxet ka qene me dale jasht shume 😛
VisarJ apliko serish vella!
Ke bere nje pune te mrekullueshme dhe dhe mbi te gjitha ke mbajtur nje komunikim shume te mire gjate termit. Fatkeqesisht ne na mungon komunikimi dhe presidentet me te mire kane qene ata qe kane ditur te komunikojne me mire.
(Gjithashtu dhe problemet qe kemi me disa klane ketu jane per shkak te mos komunikimit e ndonjehere mbylljes se informacionit. Shpresoj te ndryshoje por kjo eshte jashte konteksti)
Te uroj suksese, shpresoj problemet pas aksidentit te jene zgjidhur dhe te ftoj te kandidosh serish sa me pare!
Kur shikoj dhe punen qe bere ne kete term, jam i gezuar qe fitove ti ne zgjedhjet e kaluara!
Une ta pata votu ty se ishte non-sens me votu veten. Ende e kam bindjen e plote se ti je dashur te kandidosh ne kete mandat.
Flm per perkrahjen dhe komunikimin fer. Kjo puna e aksidentit si duket do te kerkoj nje operacion miniskusi, kshtu qe shnosh. Ska futboll per nje kohe.
Respekte o/
07 respekte per punen ,dhe transprencen suksese te metutjeshme
Hahahaha... mos qoni pare posht me blerje votash. Une pata ble nja 200-300 subs njehere dhe jam penduar. Ato po e humbin sensin e sinqeritetit te lexuesve.
s jam ka e kuptoj ket koment te un mos eshte naj gabim
hahahah... na fal, kam dashru ti pergjigjem komentit te Sei Kaoni-it
Bravo Visar, dua te pergezoj perzemersisht per cdo te mire qe ke bere per Shqiperin gjat mandatit ten ( she dije se jan shum )
Mendoj qe cdo CP pasues duhet te marr shembull nga puna jote, se si te drejtoj Shqiperin me nje frym te lart uniteti dhe dashamirsie ndaj gjith komunitetit.
Me respekt Krisfor
Flm krisfor per korrektesine, sinqeritetin dhe çiltersine ne komunikimet tona edhe kur nuk jemi pajtuar.
V.
Thjesht gjigande. o7
T'ia bleje dikush 1000 vota te dale ne top 5 dhe ta marre vesh eBota per Presidentin tone \o/
o7
Great president, great service for the country, suksese ne RL
on a side note, BELARUS ATTACKING ALBANIA MEMES
http://www.erepublik.com/en/article/belarus-attacking-albania-memes-2300184/1/20
Bravo!
Sa ma i mire ne eRep, aq po te shaj ne RL (paske vak't medemek! 😉
Hahahah Xhemshit, cili ke ti ne RL?
Respekt te vecante per punen e kryer dhe frymen pozitive qe percjell.
Vote
te lumte ishe CPja shum i mire
Bravo per punen e bere Visar,respektin me te madh ke 🙂 edhe te mirepresim serish kur te gjesh kohen e pershtatshme o7
Na ke krenu President o7
Flm per punen batoa dhe natet pa gjum.
Faleminderit per gjithe kete pune, transparence dhe fryme bashkimi qe solle ne Shqiperi, Visar. Nderimet e respektet me te medha per nje nga CP me te shkelqyer te historise shqiptare.
Flm per bashkepunimin dhe keshillat.
Asnjeher nuk kam dyshuar ne aftesite tuaja menaxhuese te faliminderit qe nadhurove kohe tenda te shejte dhe ia dole me sukses.
Te lumte!
Cdo fjale eshte e tepert! Te lumte per punen e bere!
v
Urime o7 kryesorja e le shtetin me 8 teritore si CP.
Pavarsisht rethanave dhe divergjencat mes partive dhe lojtarev gjith bene interesin e eShqiperise.
Te lumt ! o7
Pergezime per punen, por edhe me shume pergezime per menyren e komunikimit, sidomos me ata qe nuk ndajne mendimet e njejta me ty, I qete, me argumente dhe kryesorja- pa sulme personale, gje qe fatkeqesisht e praktikojne plot njerez ketu. Well done gizza!
Flm gizza... kur po dalim me pi nejnjo se kur u mbledh ICRC-ja skesh ksajde.
Kur dush mas 5, nihem e lojm dikun...take care m8
I paparapare.
Foton qe e ke qite +100
hahahaha... flm edhe per at intel per Airstike. Na dul i vertet ma vone. Kush e kish prit prej Bjellorusise se 😛
Respekte per VisarJ, nje nga CP me te suksesshem qe ka pas eShqiperia.
Respekte gjithashtu edhe per kabinetin qeveritar qe eshte treguar ne lartesine e duhur ne çdo moment!
No koment per punen, thjesht mbreselenese.
Suksese ne RL
o7