Cfare do doja te shihja nga CP i ri

Day 2,057, 04:31 Published in Albania Albania by Al Punk
Perditesim: Disa nga pyetjet me poshte jane sqaruar nga Peja01 dhe Visari. Shih ne fund per komentin.
Artikulli eshte i vjeteruar per shkak te updateve te Visarit dhe Peja01. Lexo gjithashtu dhe:
Gjendja Financiare dhe Prodhuese e shtetit
www.erepublik.com/en/article/gjendja-financiare-dhe-prodhuese-e-shtetit-2288364/1/20
Presidenti i Shqiperise Visari ka botuar artikullin e pare si President ku prezanton kabinetin e tij teper simpatik. Perfitoj nga shkrimi qe t'ju uroj suksese te gjitheve dhe nje term te mbare!
Duke qene se ka 2 temat teper delikate te nje qeverisje ne kete loje po perfitoj nga rasti te bej 2 sugjerime qe do doja te adresoheshin nga kabineti.

Transparenca Ekonomike
Artikulli paraardhes i Visarit nder te tjera bente dhe nje analize interesante te buxhetit te Shqiperise. Citoj me poshte

- 145,000 ALL në thesar
- 72,600 ALL nga kthimi i parave të http://www.erepublik.com/en/article/ndahen-parate-e-eden-2277588/1/20 (duhet shiquar sa kanë mbetur nga harxhimet në luftërat e fundit)
- 20,800 ALL në Bankën e Shqipërisë
- 10,800 ALL në Bursa e Tiranës

Do lutesha te behej nje analize tjeter pas perfundimit te luftes ne Indi, di qe jane trasnferuar ca para per te mbuluar ca shpenzime dhe mercenare. Sa para u perdoren per mercenaret (kam pare rreth 31000cc ne nje link diku kalimthi). Sa para u harxhuan per ndihma ne nje kohe kur paralelisht kishte ndihma nga nje MU private gjate te gjithe kohes? Ky informacion mund te nxirret si balance e buxhetit te meparshem dhe atij aktual.

Kuptoj qe nuk eshte detyre e Visarit te arsyetoje shpenzimet ne Qeverine e Peyonit (pergjegjesi e shmangur e Peyonit dhe grupit te tij), por do isha kurioz si shume shqiptare te tjere te shihja levizjet e parave dhe koston e luftes (mundesisht dhe administruesin e atyre parave ne castet e luftes).

Transparenca Ushtarake
Prej kohesh vuajme nga "mungesa" e informacioneve mbi nje aleance te re. Shume te paket jane ata qe dine cfare levizjesh politike kryen Shqiperia ne fushen e marredhenieve me jashte dhe lidhjen me nje aleance per te ardhmen (qofte kjo e aleance e re apo ekzistuese).

Kemi perjashtuar CoT si mundesi para ca kohesh, por po flirtojme me shtete te CoT me MPP dhe beteja.. Presim nga Turqia dhe Kroacia, por njera eshte drejtuar per ne TWO dhe tjetra po vonon te marre nje vendimmarrje qe mund te jete fatale...

Cdo lojtare ne eShqiperi do te dije me shume se cfare do behet. Fatkeqesisht informacioni mbi levizjet politike ne fushen e jashtme jane "prone" e nje grupi shume te vogel, shpeshhere (gjithmone!?) jashte kabinetit e qe duken (gjykim i imi personal) si Klani i Zemunit; Ky grup di cfare behet, por ne castin qe dikush hedh nje ide sulmohet si injorant dhe si i paditur (pasi sigurisht, pa informacion nuk ka dije).

Do ishte mire te mbaheshin te gjithe lojtaret ne korrent te skenareve te ndryshem te aleancave (persa kohe nuk preken probleme sekretesh) duke angazhuar ne kete menyre me shume lojtare.



Ne fund, e kam te qarte qe personat qe marrin nje detyre ne loje vihen nen presion dhe u kerkohet llogari ndonjehere dhe pa te drejte.
Dy pikat me siper jane sugjerime qe mendoj do ndihmonin ne nje term te suksesshem dhe ndihmonin besimin e cdo lojtari ne kete qeveri. Shpresoj te gjendet koha te adresohen.

Perditesim:
Peja01 pergjigjet per Aleancat:
"Duhet me dit se asnje shtet nuk eshte per krijimin e nje aleance te re edhe pse jemi perpjek qe ta bejm nje gje te till nuk kemi mar perkrahjen e shteteve aleate"

Visari eshte pergjigjur per ekonomine:
Me interes eshte llogaria e luftes se fundit dhe shpenzimet e CPse se kaluar:
Sic je ne dijeni, pak para perfundimit te mandatit te presidences se kaluar jane trasferuar 50,000 ALL me shume ne Banken e Shqiperise - http://www.erepublik.com/en/main/law/Albania/129215.

PEYONI gjithashtu kishte boshatisur edhe Bursen e Tiranes - http://prntscr.com/1dgrjz

Gjendja per momentin eshte kjo:
Banka e Shqiperise - 832.69 ALL
Bursa e Tiranes - 0 ALL

Kjo i bie qe lufta e fundit kishte nje kosto prej se paku 80,000 - 90,000 ALL per shtetin, apo afro 350-370 GOLD (pa llogaritur kontributet tjera private).





Nese i gjeni sugjerimet me vend dhe do donit qartesi mbi toNuk besoj se artikulli ka nevoje per me shume vizibilitet konsideruar pergjigjet me siper, por nese doni mund ta beni shout
Cfare do doja te shihja nga CP i ri
http://www.erepublik.com/en/article/2287853/1/20