Qeveria e eShqipërisë - Deklaratë

Day 2,058, 06:32 Published in Albania Albania by RadeciVV

Përshëndetje të nderuar bashkëkombas Shqiptar.

Dua të falenderoj Presidentin që më besoi postin e zëdhëndësit të qeverisë, dhe shpresoj që të jeni të kënaqur me punën time gjatë këtij mandati.

Na lejoni që si fillim, të gjithë besimtarëve muslimanë të ua urojmë muajin e Shejtë të Ramazanit, dhe të i urojmë agjërim sa më të lehtë gjatë këtij muaji.

Duke parë zhvillimet e fundit në lojë, sidomos tek mediat e eShqipërisë, të cilat kanë filluar të kapin disa tema jashtë lojës, ne e pamë të arsyeshme që të dalim me këtë

Deklaratë

-Qeveria e eShqipërisë i sheh si artikuj të panevojshëm artikujt e fundit të dalur në lojë, e që nuk kanë të bëjnë me lojën fare;

-Qeveria e eShqipërisë mendon se artikuj të tillë, përveç se në lojë, edhe në jetën reale gjithmonë kanë sjellur debate të ashpra - dhe rrjedhimisht përçarje

-Qeveria e eShqipërisë e kupton qëllimin e aritkujve të tillë që kanë palët e ndryshme, por mendon se nuk është vendi as momenti i përshtatshëm për të i publikuar ato në këtë lojë

-Qeveria e eShqipërisë vlerëson se tani më shumë se kurrë, duke parë gjendjen aktuale, kemi nevojë të qëndrojmë të bashkuar e të jemi të pregaditur për luftë, sepse në ditët në vijim mund të ketë mobilizim të aleatëve apo edhe armiqëve të Indisë, që për interesa personale të sponzorizojnë një rezistencë të fortë

-Qeveria e eShqipërisë mendon se vendi ka nevojë për më shumë artikuj në kontekst të lojës - debate, mësime, ide, këshilla, sygjerime etj.

Andaj, ne ju bëjmë thirrje

-Të ndaloni artikuj të tillë, që janë jo relevantë me lojën

-Të ndaloni artikuj që në njëfarë forme a tjetër sjellin debate të panevojshme - dhe rrjedhimisht përçarje midis lojtarëve (kjo është dëshmuar edhe në të kaluarën në këtë lojë)

-Të qëndroni të bashkuar dhe të pregaditur për luftëra serioze, duke ndihmuar njëri-tjetrin

-Të shkruani sa më shumë artikuj që kanë të bëjnë me lojën, duke sjellur kështu sa më shumë debate konstruktive, ide, sygjerime, këshilla, dhe duke e bërë lojën sa më interesante për lojtarët tjerë.

Qeveria e eShqipërisë, edhe pse është e vetdijshme që antarët e saj mund të jenë të ngacmuar të shprehin mendimet e tyre në artikujt e tillë, e kupton se tani nuk është koha e as vendi i duhur për këto debate.

Mendojmë se ka ardhur koha që veprimet që janë bërë edhe në të kaluarën, (të qëllimshme apo të pa qëllimshme), dhe që kanë sjellur debate të tilla duhet të kenë një fund, sepse ata persona që inciojnë një gjë të tillë, duhet të kuptojnë se po sjellin asgjë më shumë se përçarje, dhe harxhim të energjisë në gjëra të panevojshme, që do të mund të shfrytëzoheshin shumë mirë për gjëra tjera.

Shpresojmë në mirëkuptim

Me respekt
Qeveria e eShqipërisë.