Ambient on/off

Sign up

 

Continue

Continue By creating an account you agree to the Terms of Service & Privacy Policy

RIKUJTIM:MARREVESHJA SHEKULLORE TURKO-SERBE PER SHFARROSJEN E SHQIPTARVE

Day 2,058, 00:25 Published in Albania Albania by Kliton C.T
TUNGJATJETA SHQIPETARE TE SHQIPERIS KRENARE

Ky artikull eshte per te gjithe ata qe duan HISTORIN dhe te VERTETEN!!!



Historia jonë është e gjatë. Historikisht i kemi mbushur fronet mbretërore që nga romakët me perandorë, te sllavët me Cara dhe turqit me vezirë, pashallarë e ‘sadri azema’. Cilët nga ata i jepnin nder atdheut? Nuk guxonin apo nuk donin të mendonin shqip? Një pyetje e cila ndoshta kurrë s’do të ketë përgjigje, as pohuese, e as mohuese.


Koha kur nuk kishte serbë a turq

Fanatizmi serb dhe racizmi i tij anti-shqiptar së bashku me anti-shqiptarizmin turk, herë veçmas e herë së bashku; bile edhe sot është aktiv…“ Këmbëngulja për t’mos u shkëputur nga thelbi i së keqes, do të çonte herët a vonë te e vërteta e hidhur se gjithmonë është e njëjta Serbi “(Ismail Kadare - Mbi krimin në Ballkan). Serbët nuk janë aq kokëkrisur heroikë siç e reklamonin vetën. “Nuk është fort e besueshme sidomos, po të vihej re flirti i këtyre me vendet arabe dhe veçanërisht me Turqinë. Njoftohej se në kohët e fundit Ankaraja i bën lavdërime presidentit serb Boris Tadiqit, si një paqeruajtës rajonal… Pra, serbët kur kishin interes dhe në këtë rast interesi kryesor ishte mosnjohja prej vendeve myslimane e Kosovës dinin fare mire të hiqnin dorë edhe nga krenaria krishteromadhe dhe të vinin deri te gjysmëmyslimanizmi i tyre” (Ismail Kadare, Mbi krimin në Ballkan).

Por, le të kthehemi në të kaluarën e largët kur këndej pari nuk kishte as serb e as turk.”Shqiptarët janë pasardhësit e drejtpërdrejtë dhe si të këtillë janë autoktonë që nga kohët e lashta, ku jetojnë edhe sot e kësaj dite në trojet e tyre në Shqipëri, Kosovë, në Maqedoni, Mal të Zi, në Serbi dhe Greqi e gjetiu (Dr. Skënder Riza). Në asnjë dokument nuk ka shënime për ekzistimin e serbëve në këto troje, në ato kohë. Duke bërë fjalë për banorët e pronave të Manastirit të Deçanit, Manastirit të Graçanicës, Patrikanën e Pejës etj., prona këto që shtriheshin në një territor shumë të gjerë, siç e tregon “bulla e artë” e mbretit Stefan Deçan(1330) Dr. Rizaj do t’na konstatojë se aty kishte vetëm shqiptarë. Kështu kuptojmë se popullata e Kosovës së sotme dhe qeveritarët e saj Nemanasit-Nimanasit-Nemaniqët, të gjithë ishin ilirë tribullë (tribalë, fis pellazgë-ilir), njëherë katolikë e pastaj nga Milutini e këndej Shkizmatik (shqiptarë të sllavizuar) dhe se do të jetë plotësisht e natyrshme që edhe kishat dhe manastiret e këtij ambienti gjeografik si institucionet e shenjta fetare të kësaj popullate shqiptare dhe të sundimtarëve të saj të jenë ndërtuar dhe ato atyre u takojnë.


Ç’ishte shkizmi?

Në vitin 395 pas e.k. Imperatoria Romane u nda në dysh, në atë të lindjes dhe atë të perëndimit. Rreth vitit 1054 u bë ndarja e madhe shkizmike e Kishës së Lindjes si rezultat i mospajtimit në mes lindjes e perëndimit. Shqiptarët që iu bashkëngjitën shkizmit (shki, shka, shkja, shkije) më lehtë e patën të përvetësohen nga serbët dhe kisha e tyre ortodokse. Pra në atë kohë kishte shka-shqiptar i sllavizuar dhe serb-kurrkushi i ardhur. Stefan Nemana, Nimani, Nemaniqi, kishte lindur afër Podgoricës, ku nuk kishte priftë ortodoks dhe u pagëzua me ritet perëndimore. Në kohën e Heinricht Luanit, Saksoni, 1172 serbët ishin vetëm rreth rrugëve të Çuprisë së sotme dhe ata shkruanin se: serbët, popull i paarsimuar i padisiplinuar, popull i maleve dhe pyjeve, që nuk e njohin bujqësinë, janë ata që gjithmonë e prishin qetësinë rreth vetes (Matica Srpska, Novi-Sad).

Dëshmitë origjinale për shki-të mund të gjenden në Hilendar dhe sidomos në punimet e Dr. Milutin Gjuriqiçit. Sipas F.Mikloshiçit emri Zeta që shënonte Doclean e vjetër (një pjesë e Malit të Zi të sotëm është shqiptare; M.E. Durhan (1863-1944) e cila udhëtonte nëpër Shqipëri dhe Mal të Zi duke i studiuar fiset malazeze dhe ato shqiptare vinte në përfundim që malaziasit ishin më pak sllav e më shumë trashëgimtar të sllavizuar të banorëve të vjetër të këtyre anëve .(Origjina fisnore dhe zakonet e Ballkanit, Londër, 1928); dhe që malazeztë ishin me origjinë fisnore shqiptare ishte e cekur edhe nga K.Jireçek (Albanienin der Vergangenheit, Leipzig, 1916)

Se si sllavizimet dhe turqizimet e shqiptarëve ishin të vazhdueshme dhe në bashkëpunim në mes të serbëve dhe osmanëve, tregon letra e të dërguarit francez në Shkodër Louis Heckart e shkruar shtetit të tij me 24.7.1880: “Zoti Corti besonte se do të ishte më e kuptueshme që Katolikët shqiptarë të pranonin dominimin malazias se sa ata mysliman, por se doli e kundërta” (letër në Arkiva e luftës Seria Nr. 1872-1919, Francë.) Këtu ishte ndikimi turk te shqiptarët mysliman. Qëllimi i bashkëpunimit serbo-turk për ndërrim të shqiptarëve ishte fokusuar te shqiptarët katolik sepse të tjerët veç ishin myslimanizuar.

“Nuk më befasonte që serbët e urrenin islamin, por u gurëzova kur e pashë që ata e urrenin edhe kishën tjetër të Krishterë. Nuk e pritja që katolikët shqiptarë ishin më shumë të urryer nga sllavët se myslimanët (E. Durham, Londër 1920). “Urrejtja serbo-ortodokse ndaj katolikëve u pa më 1913 në Luftën Ballkanike, kur malaziasit në emër të çlirimit të krishterëve e sulmuan kishën shqiptare të Mazrekut duke shkatërruar çdo gjë bile edhe freskat e të shenjtërve në muret e kishës (E. Durham). “Më 1913 një numër jo i vogël ushtarësh të prirë nga një Pop Ortodoks e rrjepën për së gjalli deri në vdekje Luigj Palin, prift françeskan shqiptarë nga Gjakova, sepse nuk kishte pranuar të kryqëzohej në ortodoks (E.C. Helmreich, The Diplomacy of Balkan Wars, 1983 Harward).


Konvertimet me forcë

Më 20 mars 1913, gazeta “Reichpost” shkruante: Ne rrethin e Janjevës mbi 400 vjet nga sot, rreth 8000 shqiptarë katolikë, të ashtuquajtur Laraman apo Katolik të Fshehur, jetonin aty. Kur mbërritën serbët, me qindra nga këta Laraman deshën që haptazi të deklarohen që janë katolikë. Kur përfaqësuesi i shtetit serb të instaluar rishtas dëgjoi për këtë, tha: “Ose mysliman ose ortodoks. Jo katolik!”. Numër i panumëruar i katolikëve ishin vrarë ne Ponoshec, nga dora e sllavit (rrethi i Gjakovës). Afër Zhurit (rrethi i Prizrenit), kryetari i fisit ishe vrarë e thërrmuar nga shteti, mu pse ishte katolik. E njëjta gjë ndodhi edhe në Gjakovë në famullinë e Nikajve, kur mbi 70 katolikë u vranë nga malazeztë”.


Gazeta e kohës, “Neue Freie Press” m[ 20 mars shkruan: “Më 7 mars, soldateska e prirë nga një pop ortodoks, në dhe rreth Gjakovës deshi me forcë të konvertojë popullatën katolike në besimin ortodoks. Mbi 300 veta, gra, burra dhe fëmijë nën kërcënimin me vdekje duheshin të konvertoheshin. Popi ortodoks u tha: “Ose nënshkruani deklaratën se e keni pranuar fenë e vërtetë, ose këta ushtarë të Zotit do i dërgojnë shpirtrat e juaj në ferr”.

Te gjithë e nënshkruan përveç Patër Angjelit. rezultati ishte skena më trishtuese e paparë në atë shekull”( www.albanianhistory.net) Me 1919 qeveria jugosllave “nënshkruante” çdo akt ndërkombëtar kundër diskriminimit. Por persekutimet ndaj katolikëve kosovarë vazhdonin. Në Shkup patriotin shqiptar, të atin e Nënës Terezë e helmuan serbët.



Serbët e shihnin rrezikun në shqiptarët katolikë se për ata mysliman ishin planet tjera. Më 1929 u vra Atë Shtjefën Gjeçovi një françeskan shumë i respektuar nga shqiptarët. Edhe pse K. Jereçek i përshkruante shqiptarët “popull i vjetër me kulturë qytetare; edhe pse organizimi qytetar ishte i rëndësishëm edhe për Ilirët; sllavët medoemos e bënin sllavizimin, e turqit turqizimin e shqiptarëve, herë ndaras e herë në bashkëpunim.
Ngritja e lëvizjes kombëtare shqiptare

Akademik Mark Krasniqi në “Gjurmë e gjurmime” (Rilindja, 1979), shkruan për këtë: “Milan Rakiqi (1876-1938) zë një vend të spikatur në historinë e letërsisë serbe. Rakiqi ka qenë me profesion diplomat, kështu që për një kohë të gjatë ai ishte Konsull i Serbisë edhe në Prishtinë, ku “udhëhiqte punët e aksionit nacional, kujdesej për serbët që pësonin zullumin e turqve e të shqiptarëve”. Rakiqi ishte në shërbimin diplomatik në Prishtinë mu në kohën kur lëvizja kombëtare shqiptare kishte marrë përmasa të mëdha të luftës politike e të armatosur kundër pushtetit turk, për liri e pavarësi. Milan Rakiqi shquhej jo vetëm në fushën diplomatike, letrare por edhe me angazhimin e popullsisë serbe të këtyre anëve që të bashkëpunojnë me ushtrinë turke kundër kryengritësve shqiptarë. Rakiqi “kujdesej” shumë për manastirin e Graçanicës. Sipas studiuesit Pero Sliepçeviq, është vërtetuar se nga numri shumë i madh i kishave të vjetra serbe vetëm një pjesë fare e vogël e tyre i kanë ndërtuar serbët, emri i të cilëve është shkruar në to. Serbët nuk kanë pasur fare traditë të vetën as në ndërtimtari e as në art e kulturë (Stare Srpske Zaduzhbine, Beograd, 1934). Manastiri i Graçanicës ekzistonte dhe kryente shërbimet fetare edhe para ardhjes së sllavëve në këto anë (V. Petkoviq, Pregled Crkvenih Spomenika, Beograd 1950).

Në vitet para pavarësisë në Parlamentin e Turqisë thuhej: “Rreziku më i madh i Turqisë, nga të gjitha kombet që jetojnë në perandorinë tonë janë shqiptarët; është frikë e madhe nga ky të mos zgjohet nga gjumi i rëndë, të mos mëkëmbët, të mos marrë diturinë në gjuhën e vet, sepse atëherë e mori lumi Turqinë. (Jusuf Buxhovi, Nga Shqipëria Osmane te Shqipëria Evropiane). Kurse ditën që ushtritë serbe do ta sulmonin Kosovën, gjenerali famëkeq Jankoviq do të drejtonte një proklamatë shqiptarëve me titullin simbolik “T’on fiseve n’ Shqipni - or vllazni”, në të cilët thuhej se “Vijmë në emër të Allahut që t’i jepet fund zullumit të turkut që për 500 vjet bashkërisht ka rëndu dy popujt... për ta çliruar vendin tonë të përbashkët dhe se shqiptarët do të munden me e rujtë fenë dhe zakonet si i kanë pasun...”

Shqiptarët do ti fitojn të gjitha luftërat, posa ta kenë përfunduar betejen e fundit mes vete.

Duhet shkrirë të gjitha besimet e huaja, e bërë detyrë kombëtare për mileniumin e ardhshëm që (DEFINITIVISHT) të bëhet Shqipëria.


Aoutori:Fahri XHARRA
 

Comments

Kliton C.T
Kliton C.T Day 2,058, 00:33

RIKUJTIM:MARREVESHJA SHEKULLORE TURKO-SERBE PER SHFARROSJEN E SHQIPTARVE
http://www.erepublik.com/en/article/rikujtim-marreveshja-shekullore-turko-serbe-per-shfarrosjen-e-shqiptarve-2288239/1/20 =Shout=

Al Punk
Al Punk Day 2,058, 00:52

V e madhe e shtypit!

Kliton C.T
Kliton C.T Day 2,058, 00:54

mos kopjo

florimsekiraqa
florimsekiraqa Day 2,058, 15:30

mir boll

LiLo1
LiLo1 Day 2,058, 00:56

Super vote vlla shpresoj qe injorantet Shqiptare ta kuptojn si duhet ca ka ndodh ne rrealitet e jo sipas interesit te momentit sepse na ne rradh te par jena Shqiptar

Shadow Striker
Shadow Striker Day 2,058, 00:57

bravo vllazni.Me ke mbajt 15 min duke lexuar kete me vemendje vella

#Respekte

Muslim4ever
Muslim4ever Day 2,058, 01:08

Turqit dhe serbet kurre nuk kan bo marrveshje kunder Shqiptarve ? Me vjen keq mirpo ketu jeni duke nxit urrejtje Fetare.

Grushti
Grushti Day 2,058, 01:16

kerkah skoke bile tu kisha lut mos me komentu ma asni tro hiq se qiftit tan ja kem pa sherrin gjiht

MuadhRustemi
MuadhRustemi Day 2,059, 12:02

ejj gjemshit ti a je tamam me mene pash familjen tpaska vra turku po mes tish kan turku serbi kish lujt qoke me ty be sdi njerz pa ftyr ju jeni sjeni shqiptar ju jeni Sllav shqipfolsa

Grushti
Grushti Day 2,060, 00:36

jo qe na ka vra po mit ntall naj ka qi a edi ti kta ti nese ski dijeni per tbamat e kqija te turkut un ty te thom hiq mos komento se spaske fije shkolle
edhe qysh be spot vjen marre armiqt qe ikem pas mi mbrojt po qifti jot mas 20 vjete thot vllaznim me shki jena kan ajt tash mos komento me dhi ma rri para kive qaty analfabet

Grushti
Grushti Day 2,058, 01:16

edhe nja mos e perzij fejen me turqeli se feja osht fe e turqit naj kan lujt nanen

GGRINGO
GGRINGO Day 2,058, 02:54

grusht , nese je musliman , kerkush spo te man me zor nfe , munesh me konvertu , edhe kur jon largu turqit shumica apet jon kthy ne katolik e disa qe e kan kuptu cila o feja e vertet kan qendru ne fe islame , mos ua leni fajin turqve se tash turqit spo ju thojn mu bo musliman .

Grushti
Grushti Day 2,058, 03:56

edhe gringo so pun feje un se maj me zor po mos e bani tnjejt turqizmin me muslimanizem o zotni se aj tka vra tka pre ka dasht met zhduk stka lan shqip me shkru shkolla ski p[as e feja sbon sene kaq mizore

BubullimaAl
BubullimaAl Day 2,058, 01:53

muslim4ever askush nuk po nxit urrejtje fetare,askush nuk po thot gje per shqiptaret kristiane apo musliman,ne po flasim per turqin,ndaj mos e ngaterro turqin me fene muslimane,jan dy gjera krejt te ndryshme, jam dakort me ty grushti,askush nga fqinjet tane nuk na e ka dash ndonjeher te miren as dje as sot,vetem apo ne bashkpunim me njeri-tjetrin na kan ber gropen,na kan len ne kete gjendje qe jemi sot per fat te keq

Muslim4ever
Muslim4ever Day 2,058, 01:56

Mire bre vllazni pse cdo here kur Folni per Turqine na Ofendoni edhe neve Muslimanve ?

BubullimaAl
BubullimaAl Day 2,058, 02:21

je shume gabim vella,por problemi juaj eshte qe indetifikoni muslimanizmin me turqin,dhe kur ne themi gjerat sic jan dhe sic i ka bere turqia ju duket sikur i themi per fen muslimane,por jeni shum gabim mos e indetifikoni fene muslimane me turqin,po ta them dhe njeher,jan dy gjera krejt te kunderta.

Grushti
Grushti Day 2,058, 03:51

po ti a je turk a je shqiptar qe ofendohesh feja ismale osht diqka tjeter populli turk osht diqka tjeter turqit na kan vra na kan pre tanat nai kan bo tash per momentin na kan nimu hsum koht e fundit ok pajtohna edhe un po me ndrru historin qka thu ti a duhe tme ndrru historin e fjalen vrasje me hek enven te saj burgim a ti as me shkru shqip ske guxu e eum thu turki i mir o kan shok mos e perzij fejen me turq

Muslim4ever
Muslim4ever Day 2,058, 02:32

Nuk jane gjera te kunderta BubullimaAl sepse Perandora Osmane ka punuar me Sheriatin Islam, nes eka bo diqka keq Perandoria Osmane kan bere keq Muslimanet pra e kur e shani P.O i Shani Muslimanet, veq nasht se zoti osht i madh Inshallah gjithkujt ja jep hakun.
E krejt kjo qe po reagoj osht se te pa diturit Ofendojne !! Pse nuk del ndonje Historian i madh publikisht me than se P.O ka pre gra e thmi e sene vene |? se ska argumente e kta qe si kan 2 dit shkoll thojne ka bo kshtu ashtu thuti u kan aj aty i ka pa :@

BubullimaAl
BubullimaAl Day 2,058, 02:50

ateher nese do fakte?cfare ndodhi me mbrojtesit e sfetigradit? nuk po zgjatem me tej nese do te jap fakte te tjera. por te them mos lexo vec nga njeri krah lexo cfare kan shkruajt historianet turq,ate serb bullgare grek dhe perndimore italine e angelez

Grushti
Grushti Day 2,058, 03:54

sheriati osht si kanuni jon shok pse pot djeg kaq shum puna turqve ? na kna myt p[ranoe ni dynja e di edhe ti veq nese ski gjak shqiptari hiq qysh po shihet pak gjak ki

Muslim4ever
Muslim4ever Day 2,058, 03:03

Në qershor të vitit 1448, një ushtri e madhe osmane e komanduar nga Sulltan Murati II së bashku me të birin e tij 21-vjeçar, Mehmetin II, i cili më pas do të bëhej edhe ai sulltan. Ajo u përqendrua mbi kështjellën e Sfetigradit[9], si baza kryesore në sistemin mbrojtës të brezit lindor. Garnizoni i përbërë kryesisht nga dibranë dhe i drejtuar nga matjani Pjetër Perlati, jo vetëm hodhi poshtë kërkesën për dorëzim pa luftë, por e mbajti me heroizëm kështjellën, duke thyer të gjitha sulmet e njëpasnjëshme të trupave osmane. Skënderbeu godiste pa ndërprerje ushtrinë me sulme të befasishme dhe arriti të hynte deri në kampin e ushtrisë osmane. Kjo e lehtësoi detyrën mbrojtëse të kështjellës. Garnizoni rezistoi deri sa osmanët arritën të zbulonin e të prishnin kanalin e furnizimit të kështjellës me ujë të pijshëm. Pas bisedimeve me sulltanin, Pjetër Perlati dorëzoi kështjellën, me kusht që të largohej i lirë bashkë me armët. Në korrik të vitit 1448, Sfetigradi kaloi në duart e osmanëve. Për lidhjen e Lezhës kjo ishte një humbje. Kështjella e Sfetigradit ishte baza ushtarake kryesore e pjesës jugore të brezit kufitar lindor të trojeve shqiptare.

BubullimaAl
BubullimaAl Day 2,059, 10:21

Cndodjhi me mbrojtesit e kashtjelles kur dorezuan keshtjellen? cndodhi me mbrojtesit e keshtjelles se krujes oas rrethit te katert,kur mehmeti kish rrethu shkodren? Ti thua qe nuk ak pas marveshje turko-serbe? ateher perse u perzun me dhun mijra shqiptare te kesoves ne vitet 20-30 te shkullit te 20 drejt turqis??????

MDejzi
MDejzi Day 2,058, 03:39

Nuk kan bo ?HA HA!Besoj e paske harru qe ne vitet 30-ta me mijera Shqiptar te Kosoves jon shperngul ne Turqi prej asaj marreveshje ne menyre qe me bo pastrimin etnik te Kosoves!Jo spo muj me paramendu qe neser masneser sterrnipi yt mundet me thone Serbet nuk na kan vra as pushkatu

paradoxuss
paradoxuss Day 2,058, 06:11

po mut koke bre ti ka qerru feja sytë e spo shehë përtejë hundes po kzistojn fakte ekzistojn dokumente o beduin po ju nuk jetoni ne realitet ju jtoni në ëndërra

BubullimaAl
BubullimaAl Day 2,059, 23:28

Konventa Jugosllave-Turke

Aktivitetet shtetërore në dëbimin e myslimanëve kulminoi me nënshkrimin e konventës Jugosllave-turke.[10] Nga 9 deri 11 korrik 1938 në Stamboll u mbaj një varg i takimeve në përgatitjen e marrëveshjes Jugosllavi-Turqi mbi dëbimin e shqiptarëve. Anët kanë rënë dakord që në afat prej gjashtë viteve të zhvendosen 40.000 familje shqiptare nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i zi në zona të zbrazta Anadolli.[10] Konventa jugosllve-turke u nënshkrua më 11 prill 1938, a është dashur të hyjë në fuqi kur të ratifikohen nga parlamentet e të dy shteteve. Zhvendosja e shqiptarëve është dashur të lirojë toka të punueshme për serbët nga rajonet pasive.[8] Artikulli 2 i konventës ka paraparë ekspatririmin në tërësi të shqiptarëve nga shumë qytete, nga të cilat janë : [Prizren]], Ferizaj, Prishtinë, Kaçanik, Gjilan, Preshevë, Pejë, Istog, Mitrovicë, Gjakovë, Vushtrri, Drenicë dhe të tjerë. Gjatë pesë viteve të para, nga 1939 deri në 1944, ishte e paraparë që në Turqi të vendosen 25.000 familje shqiptare, dhe në dinamikën në vijim.

4000 familje në 1939,
6000 familje në 1940,
7000 familje në 1941 dhe 1942 si dhe
8000 familje në 1943 dhe 1944.
Konventa Jugosllave-Turke

Aktivitetet shtetërore në dëbimin e myslimanëve kulminoi me nënshkrimin e konventës Jugosllave-turke.[10] Nga 9 deri 11 korrik 1938 në Stamboll u mbaj një varg i takimeve në përgatitjen e marrëveshjes Jugosllavi-Turqi mbi dëbimin e shqiptarëve. Anët kanë rënë dakord që në afat prej gjashtë viteve të zhvendosen 40.000 familje shqiptare nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i zi në zona të zbrazta Anadolli.[10] Konventa jugosllve-turke u nënshkrua më 11 prill 1938, a është dashur të hyjë në fuqi kur të ratifikohen nga parlamentet e të dy shteteve. Zhvendosja e shqiptarëve është dashur të lirojë toka të punueshme për serbët nga rajonet pasive.[8] Artikulli 2 i konventës ka paraparë ekspatririmin në tërësi të shqiptarëve nga shumë qytete, nga të cilat janë : [Prizren]], Ferizaj, Prishtinë, K

Grushti
Grushti Day 2,060, 00:37

qeljau syt se i ka qorru budallakia

Hajdaraga
Hajdaraga Day 2,058, 01:12

te lumte!artikull me vlere.
Moria e manastireve dhe e objekteve fetare ne (Gracanice) Kosove e ka rrenjen me thelle sesa ardhja e serbeve,madje me thelle sesa krishterimi.Kane qene faltore qe ne kohen e paganizmit apo politeizmit.Kjo duhet studiuar nga "shkencetaret" tane e jo budallalleqet qe merren.Te hidhet poshte me fakte qe serbet i kane gjetur ato dhe nuk i kane ndertuar.
Aristidh Kola ishte i bindur qe ato jane ilire
V

BubullimaAl
BubullimaAl Day 2,058, 01:43

Eshte e verte hajdaraga,ishin shqiptaret ata qe i ndretuan keto kisha e manastire aty mbi vendet e vjetra te kultit aty ku faleshin stregjysheri tane,por serbet si me then i privatizuan dhe i ben te tyret

Grushti
Grushti Day 2,058, 01:14

V vlla kjo osht historia qe ne edijm dhe ende vazhdojm shpesh ta injorojm kush mendojm se eshte mik e ne fakt armik :S

GGRINGO
GGRINGO Day 2,058, 02:56

ishte armik , jo vetem i joni por edhe i shum shteteve tjera , tash esht MIK

JetonGreenForce
JetonGreenForce Day 2,058, 01:15

Vote

Arius argiri
Arius argiri Day 2,058, 01:31

Nje vote te madhe! problemi eshte qe shume shqiptare kane filluar serishmi te vejne shenjen e barazimit midis shqiperise dhe fese!!!!!

KOSOVA Batoa
KOSOVA Batoa Day 2,058, 01:34

"Shqiptarët do ti fitojn të gjitha luftërat, posa ta kenë përfunduar betejen e fundit mes vete."

Fakte shume te rendesishme qe duhet me I dit I madh e I vogel e me I percjell neper breza

albshkupi
albshkupi Day 2,058, 09:31

e vertet, 100%, por ate qe armiku ska arit tna perqaj me vite disa te ashtequjtur shqiptar por ne realitet jane vetem shqipfolsa e bejn me di tre artikuj, dhe tregohen si patriot a se "kuptojn"se po bejn perqarje

KOSOVA Batoa
KOSOVA Batoa Day 2,058, 09:44

Na takon neve popullit mos me ra pre e disa shkrimeve prej disa pseudoshqiptareve...

albshkupi
albshkupi Day 2,058, 09:51

po disa s bijn pre e provokimeve po shif sa komente po ka ,kjo esht e bere me qellim, prej personave qe mir e dijn historin dhe ku mujn me be perqrje

Grushti
Grushti Day 2,058, 11:36

so mas juve doni me than se na veq shqipfolsa e shqiptar hiq a
kush jeni ju me e ndryshu historin e poppullit shqiptar kush jeni jume i fal dhimt e kti populli te shkaktuara pi turqve gerkve e serbve nese
ne sod per ktya thojm sikem pas armik me nji koh ateher edhe fmija jon pas dekadave kan me than skem pas gja tkeqqe as me shkja e as me grek

albshkupi
albshkupi Day 2,058, 11:49

grushti krejt n regull eshte por simbas teje spo ben perqarje ki artikull,a po mendon se rastesisht di artikuj t njejt ne kto dit ,diten e par te ramazanit pa kurfar prapavije jan

KOSOVA Batoa
KOSOVA Batoa Day 2,058, 11:54

Nuk e di kujt po i drejtohesh Grushti mirpo nese e ke lexu me vemendje fjaline time edhe frazen qe e shkeputa prej artikullit nuk ka t'boj asnje gje me keto fjalet e tua parimisht...Sa i perket pseudoshqiptareve gjithmone ka pas edhe ka me pas njerz qe shtyjn percamje me dashje e pa dashje prej mendjelehtesise qe e kane.

Grushti
Grushti Day 2,058, 12:57

per artikull tjeter sdi per qeta po flas un nuk po sho provokime nlidhje me fe o vlla kupto kjo ke veq per te kqijat qe i kan ndodh popullit tash vetem pse turqit jan musliman ata nuk e perfaqesojn tan muslimanizmin e botes kjo o ni gja qe ka ndodh osht reale pse e perzieni me fe edhe batoa nuk e pata me ty po vetem ajo fjala pseudo shqiptar nuk edi a ke per mu po mu mu duk qe tinglloi per mua nejse sido qe te jet kjo ska lidhje osht mendimi i juaj
albshkupi nese mendon qe ky e ka ba per perqarje ok un mendoj se ky djali po e flet tverteten e na besoj qe ma mir me kujtu historin ton e ti sbesoj qe ki nevoj me u ndi kaq i fyer kur flitet e vertea

albshkupi
albshkupi Day 2,058, 15:57

Grushti e verteta ka ku msohet e jo ktu ku s dihet kush se qka eshte pse aj qe ka shkruar asnje fjal spo komenton,po dishoj se ka bere kopi paste prej dikun ne internet edhe e ka nxjer ktu si artikull, po te kishe lexu histori do te kishe kuptu se sa tentime jan ber per ti nda shqiptart dhe me shti perqarje simbas fese,dhe ate qe skan arit ta bejne ne ktu po e bejme vet me vetdije apo pa vetdije ,

Grushti
Grushti Day 2,060, 00:44

albshkupi un pot kuptoj qka po thu ti problemi so te feja ktu osht te turqit serioz un kuptoj qe kan ba tentime e i di shum mir po ktu po folet vetem per turqit ne asnji mnyr nuk ofendohet feja

GGRINGO
GGRINGO Day 2,058, 01:34

nuk e lexova krejt , por fillimin e ksaj qe e lexova gjeta 2 gabime qysh ne fillim dhe nuk desha te vazhdoj me posht
1."Fanatizmi serb dhe racizmi i tij anti-shqiptar së bashku me anti-shqiptarizmin turk, herë veçmas e herë së bashku; bile edhe sot është aktiv…"
Fanatizmi serv dhe racizmi i tij anti shqiptar esht prezent edhe sot , por jo edhe aj turk
2. Njoftohej se në kohët e fundit Ankaraja i bën lavdërime presidentit serb Boris Tadiqit, si një paqeruajtës rajonal… , pse nuk e ke cekur kush i ka thon kshtu serbis dhe duhet cekur ishPresidentit te serbis sepse aj nuk esht me , kjo nuk eshte aspak e vertet nuk ka asnje fakt lidhur me kte nuk e di ti ku e ke lexuar , mardhenjet Turko serbejan prishur qysh kur forcat ballkanike u bashkuan te luftonin kunder osmanve dhe si prijs i tyre ishte Carllazari, Turqit Kunder ballkanit, mardhenjet Turko serbe nuk jan te mira qysh nga ajo betej ku ballkani u pushtua nga turqit e humbi at betej.

albshkupi Day 2,058, 11:42

Comment deleted

BubullimaAl
BubullimaAl Day 2,058, 01:36

Ky eshte njue nga artikujt me te mire qe kam lexuar ne erepublik, V e madhe

VisarJ
VisarJ Day 2,058, 01:50

Trekendeshi Serbi - Turqi - Greqi eshte nje trekendesh bermudesh per Shqiptaret. Derisa kemi pase aleanca her me njerin e her me tjetrin, koka ka treguar se kur ka ardhe puna rreth fuqise se Shqiptareve ne ballkan, keto forca jane marr vesh ner veti per te na shuar, shkaterruar, debuar, roberuar dhe asimiluar.

Dielli per Shqiptart edhe lind edhe perendon vetem ne perendim. Nuk kemi ne fis tjeter perpos atij Evropian. Gjuha na deshmon.

V.

AUTOCHTHONOUS ILLYRICUM
AUTOCHTHONOUS ILLYRICUM Day 2,058, 01:51

Gjithmone kam qen dhe do mbetem i mendimit se cdo shkrimtar,historian apo studiues qe ka shkruar me par ose ne keto dit,ka shkruar sipas interesit te tij dhe vendit apo mbreterise qe i takonte.Te verteten per te kaluaren plotesisht sdo ta dij askush pasi askush si ka jetuar ato kohe...por di te them me plot bindjen qe permbi gjithcka tjeter tjeter un jam SHQIPTAR,e gjithmone do vendos ATDHEUN TIM mbi gjithcka tjeter. por sdua midis nesh te kemi largesime per shum gjera te ndryshme,jemi te gjith vellezer e flasim te njejtn gjuhe meme,pa dallim te fese apo krahines nga jemi.

Tankisti
Tankisti Day 2,058, 01:52

Ai vllau nuk të don pa pas interes, e le mo ni komb tjetër xD

BIG VOTE !

Da White Death
Da White Death Day 2,058, 01:54

Jo qe dij aq mire histori , por e di se cdo pushtues e ka pasur shume rende ti mbaj shqiptaret nen kontroll... me turqit ndodhi cfar ndodhi duhet te pajtohemi sepse ata i kemi nje nga aleatet me te forte ne RL (sipas mendimit tim , edhe ata nuk i duan maqedonasit , por ne jemi te detyruar te bashkjetojm) ...

nuk ka rendesi se cfare ka ndodhur ne te shkuaren ...rendesi eshte si do ta bejme te ardhem .. nese vazhdojm ne rrugen e Rilindasve tane ateher do perparojm ... secili le te besoj ku te doj , dhe mos e pengoj tjetrin , por ti ndihmoj atdheut

Respekt

BubullimaAl
BubullimaAl Day 2,058, 02:26

Mik i dashur je shum gabim,nuk kemi ku te shkojm por nuk e ditem se nga vijm,sepse nese dikush te ka hskel me kembe njeher se ka problem ta bej dy here kur te mos i duhesh me. nese duan te na respektojn per cfare jemi dhe jo me imponime. koha e naivitetit ka mare fund.

 
Post your comment

What is this?

You are reading an article written by a citizen of eRepublik, an immersive multiplayer strategy game based on real life countries. Create your own character and help your country achieve its glory while establishing yourself as a war hero, renowned publisher or finance guru.