OPERACIONI "NENTORI I KATERT"

Day 1,815, 14:46 Published in Albania Greece by Andiroid

(Ju lutem kushtojini 2 min kohe, nuk kerkoj as V as S vetem ta lexoni)



KUSHTI MINIMAL: CLIRIMI I SHQIPERISE (3 rajonet e lira)
KUSHTI IDEAL: CLIRIMI DHE BASHKIMI I SHQIPERISE ME KOSOVEN
AFATI I FUNDIT 29 NENTOR (sepse mendoj qe me 28 do luftojme akoma)

Para se te vazhdoj me shpjegimin e ketij operacioni me lejoni te them 2 fjale...
100 vjetori i Pavarsise se Shqiperise po afron dhe ne kete loje kohet e fundit po mbizoteron nje heshtje e madhe! Duket sikur te gjithe po presim diçka nga te tjeret. Asnje nuk pyet se çdo bejme dhe asnje nuk mundohet te organizoje diçka...
Per gati 100 vjet kemi qene te ndare! E ku do kishte gje me te bukur VLLEZER se sa te festonim 100 vjetorin e pavarsise me Shqiperine & Kosoven te bashkuara te pakten ne loje, qofte sikur per nje dite te vetme...
Besoj qe kjo eshte endrra dhe objektivi i çdo lojtari shqiptar ktu ne eRep. Dhe per te arritur kete objektiv duhet te perpiqemi te gjithe pa perjashtim.
Ti lejme mosmarveshjet dhe ofendimet te pakten per kete muaj dhe ti zgjasim doren njeri tjetrit. Te qendojme bashke, te bashkjetojme me nje objektiv te vetem: PAVARSI DHE BASHKIM te pakten ketu ne loje
Te ndihmojme njeri tjetrin ashtu siç na ka hije, BESA-BESE Jemi Shqiptar dhe mbi te gjitha JEMI VLLEZER


Duhet te perpiqemi te gjithe (individe, MU, Parti politike) te behemi pjese e ketij operacioni dhe ne rast fitoreje (ose disfate) do mund te themi: -UNE ISHA ATY ATE DITE, ISHA PJESE E ATIJ OPERACIONI DHE SA DO PAK DHASH KONTRIBUTIN TIM... Bashke mund te bejme diferencen


Kthehemi tek pikat e operazionit dhe çfar mund te bejm ne. Po e nis nga lart.
CMUND TE BEJE QEVERIA. (ky eshte thjesht mendimi i nje ushtari te thjesht)
1- Duhet te luaj shume ne aspektin diplomatik! Metode e mire do ishte ndjekja e parimit "QUID PRO QUO" (shkembim reciprok favoresh) Dmth te mbeshtese fuqishem aleatet gjate ketyre ditve dhe te kerkoje te njejtin favor ne kembim gjate luftes sone.
2- Te ngreje zerin ne EDEN. Ti siguroje mbeshtetje dhe bashkpunim total, ti shpjegoje situaten tone dhe te keroje mbeshtetje totale gjate luftes sone, madje nqs eshte e mundur te na beje "PRIO 1"
3- Te filloje te mbledhi dhe siguroje sasine e mjaftueshme per supplies qe te perballoje sa me mire ato dite.
4- Te informoje popullin me artikuj zyrtar, jo vetem ne chat apo TS mbi gjendjen dhe udhezimet qe do kete.

CMUND TE BEJNE MU
1- Te gjitha MU (shtetrore/private) te perpiqen te bashkpunojne me njera tjetren te pakten per kete muaj. Te behen sikur jane pjese e nje MU te madhe te vetme.
2- Te krijojne kontakte me MU aleate, tu pergjigjen nese kane nevoje me ane te sulmeve te perbashkta dhe te kerkojne te njejten gje ne kembim.
3- Cdo gazete zyrtare e cdo MU te bej artikuj me screen-shotet e sulmeve te perbashkta dhe tia çoje linkun disa pjestarve te MU aleate (duke shpresuar ne nje pergjigje te mire)

CMUND TE BEJME NE SI INDIVIDE (qe jemi me te rendesishmit ktu)
1- TE KURSEJME BAZOOKA DHE BARS PER DITET E LUFTES SE MADHE
2- Te zgjerojme sa me shume rrethin shoqeror me shoke te huaj, tu pergjigjemi atyre nese kane nevoje dhe ti kerkojme ne kembim te njejten gje.
3- Te ndjekim udhezimet e MU dhe te plotesojme çdo dite DO
4- Te kursejme armet (perdorim sa per te perfunduar DO pastaj luftojme pa arme)
5- TE NDIHMOJME NJERI-TJETRIN

Vellezer ky operacion nuk eshte nje utopi por eshte me se i mundur nese e duam me te vertete dhe punojme te gjithe bashke.


Princi i Princave dhe trimat e tjere i treguan per here te pare botes dhe armikut se çmund te bejne nje "grusht" shqiptaresh nqs luftojne te bashkuar gjate "Nentorit te pare".


Kto patriote te medhenj besuan, punuan dhe krijuan shtetin Shqiptar gjate "Nentorit te dyte"


Kta burra dhe gra luftuan ne kushte jo te barabarta kunder pushtuesit dhe fituan gjate "Nentorit te trete"
Le ta bejme dhe ne NENTORIN E KATERT ne kete loje. Ti tregojme botes se kush jane shqiptaret. Ti japim nje shpulle morale armikut dhe tja bejme te ditur se shqiptaret nese bashkohen mund te spostojne edhe malet...

NUK DUA AS "V" DHE AS "S" DUA VETEM QE TA SHPERNDANI KETE MESAZH TEK CDO SHQIPTAR QE NDJEHET I TILLE
JU FALEMINDERIT PER KOHEN E KUSHTUAR VLLEZER Me Respekt ANDI Andiroid