LeA - Thirrje per zgjedhjet per Parlament

Day 2,043, 15:10 Published in Albania Albania by RadeciVV


Lidhja e Arberit del me kete

Deklarate
Lidhur me zgjedhjet per Parlamentin Shqiptar.

Zgjedhjet per parlamentin Shqiptar jane afruar, dhe tashme pak ore na ndajne nga fillimi i tyre. Marre parasysh pervojen e zgjedhjeve te kaluara ne shume aspekte, do te benim nje thirrje publike drejtuar partive tjera si dhe lojtareve tjere per zgjedhje te drejta.

I ftojme te gjithe qytetaret e eShqiperise qe neser, me date 25 Qershor, apo dita 2044 e eRepublik, te votojne masivisht, dhe te shprehin vullnetin e tyre te lire, duke zgjedhur ate qe ata vlersojne se eshte me i pershtatshmi per te i perfaqesuar denjesisht. Ne kete menyre, ju si qytetar i eShqiperise tregoni perkushtimin tuaj per zhvillimin e vendit, dhe tregoni se lojtaret ne kete loje ne fakt BRENGOSEN per ate se cfare po ndodhe dhe cfare do te ndodhi ne eShqiperi.

Ne gjithashtu, i bejme thirrje individeve te caktuar si dhe partive tjera, qe te luajne nje loje te drejte dhe korrekte, e te mos perdorur metoda te pista vetem per te marre nje medalje e per te pasur influence, duke ditur se nuk jane te afte te udheheqin, dhe duke ditur se mund te i zene vendin dikujt tjeter qe eshte me shume i pregaditur per kete pune. Perpjekje te tilla ka pasur mjaft, pothuajse ne cdo mandat, mirepo edhe pasojat jane pare ne cdo mandat (shtetesi te shitura, "ligje te gabushme", ligje te pamenduara etj. qe kane demtuar reputacionin apo edhe drejteperdrejte eShqiperine).

MOS E SHITNI VOTEN TUAJ! Per disa gold, arme, ushqim qe ju perfitoni, vendi yne mund te humbas me mijera te tilla! Shfrytezojeni voten tuaj per te votuar ate parti qe mendoni se ka programin dhe potencialin e duhur per te udhehequr dhe per te percjellur kerkesat tuaja ne instancat me te larta te udheheqjes shteterore. Vota e juaj sot, per nje eShqiperi me te mire neser.

Me respekt
Kryesia e Lidhjes se Arberit