LeA-Punë dhe motivim

Day 2,280, 13:47 Published in Albania North Macedonia by CmenduriaMB


Përshëndetje anëtarë të Lidhjes së Arbrit dhe jo vetëm!

Këtë muaj kam nderin dhe përgjegjësinë për të drejtuar LeA-n,partinë që ka tronditur thelle tabutë e modulit politik të këtij komuniteti.Është një kënaqësi e vecantë të kesh mundësinë për të drejtuar punën e një partie që ka shijuar arritje të mëdha,por edhe një përgjegjësi e madhe që këto arritje të shumohen dhe të jenë përherë në të mirë të komunitetit.

Slogani i Lidhjes së Arbrit këtë muaj do të jetë shumë i thjeshtë dhe i qartë.Punë dhe motivim,për arritje edhe më të mëdha për vendin,partinë dhe më pas individin si pjesëtar i Lidhjes.Puna dhe motivimi janë pikërisht dy vecori që nuk i janë ndarë asnjëherë LeA-s në rrugëtimin e saj.Këtë muaj,do mundohemi që këto vecori të jenë edhe më të theksuara!

Duke qenë në opozitë këtë muaj,do vazhdojmë traditën tonë për të bërë një opozitë të frytshme,ku do mbrojmë mendimin tonë duke respektuar mendimet e të tjerëve .Cdo cështje të rëndësishme që do të vihet në vëmendje të publikut do e shqyrtojmë dhe do të japim gjithmonë një mendim ndryshe,të detajuar dhe të argumentuar në mënyrën e duhur.Duke i dhënë mundësinë e shprehjes së mendimit cdo anëtari të partisë dhe duke mbështetur idetë novatore,do vazhdojmë të sjellim risi në këtë komunitet.

Nuk do rreshtim asnjëherë së vazhduari mbrojtjen e vlerave që kemi përhapur dhe kemi përfaqësuar.Janë pikërisht ato vlera që kanë ndërtuar Lidhjen që njohin të gjithë,dhe e dallojne këtë Lidhje nga partitë e tjera shqiptare.Këto vlera do përkrahen,me punë dhe motivim!

Dhe për të gjithë ata që ndajnë të njëjtat qëllime,vlera,ideale dhe vullnet për punë sigurisht që LeA do të jetë nje Lidhje e vërtetë derëhapur,e gatshme për të ndihmuar në kultivimin e tyre.Jemi të qartë në atë që bëjmë,dhe të sigurt në atë që dëshirojmë.Gjithcka për një Shqipëri të lulëzuar!

SHQIPËRIA - LIDHJA – UNË
Lidhja e gjithë shqiptarëve-Lidhja e Arbrit