Bashke per zhvillimin e Shqiperise

Day 2,037, 07:55 Published in Albania Albania by RadeciVV

Kam nderin dhe kenaqesine, qe mbreme ne oret e vona, zyrtarisht kryesia e Lidhjes se Arberit, me caktoi mua, RadeciVV si zedhenes te partise. Ne llogarite e meparshme qe kam poseduar, nuk jam interesuar shume per skenen politike, por duke ditur backgroundin e kesaj llogarie qe ma "trashegoi" Dardani, u motivova qe te mirrem edhe une me kete "kategori" te lojes.

Sido qe te jete, qellimi im ne kete artikull nuk eshte qe te flas per mua, por per Lidhjen e Arberit, te prezantoj nje lloj programi dhe qellimi qe kjo Lidhje ka kundrejt antareve te saj si dhe vet Shqiperise. Ne fakt, ky program nuk eshte se dallon shume nga ai i udheheqesive te kaluara te kryetarve dhe kryesive te mehershem, sepse uniteti eshte vecori qe na ka percjellur dhe qe ka qene me e theksuara ne vecorite e Lidhjes sone.

Lidhja e Arberit, qe ne ditet e para te krijimit te saj ka pasur nje qellim te vetem - Bashkimin e te gjithe Shqiptarve per nje qellim: zhvillimin e Shqiperise dhe rradhitjen e saj ne kategorine e vendeve te fuqishme te lojes.

Nuk eshte nje mision i lehte, pasi qe, perkunder asaj qe ne shquhemi se jemi te gatshem te bashkpunojme dhe te bashkohemi per te ngritur sa me larte emrin e Shqiperise, verehen shume dallimet qe ekzistojne midis "grupeve" te ndryshme te lojtareve, dhe formave te shumta te thumbimit dhe sulmimit te njeri-tjetrit qofte me apo pa arsye. Politikberja e çarçeve te ndryshme qe bejne pjese ne kete loje shpesh te kujton ate te jetes reale - te gjithe te etur per pushtet, dhe te gjithe te etur per te mbajtur pushtetin, ne CFAREDO FORME te mundshme, qofte edhe nese demtohet Shqiperia.

Ky absolutisht nuk ishte kurre qellimi yne. Dhe kete e kemi deshmuar. Ne cdo qeverisje/parlament, apo edhe opozite qe ne kemi qene te perfshire, ne kemi tentuar qe politikberja jone te jete paralel me mbrojtjen dhe lartesimin e emrit dhe imazhit te vendit. Kjo u deshmua gjithmone, me Lidhjen e Arberit si njera nga Partite me me ndikim ne eShqiperi.

Kujdes i vecante i eshte kushtuar gjithmone antarve te rinje, dhe ata jane pritur gjithmone mire, prandaj ju ftojme te gjitheve te mos hezitoni te antarsoheni ne Lidhjen tone - ne nuk bejme dallime. Niveli, Fuqia, koha e luajtjes etj. jane faktore qe nuk ndikojne aspak ne rendesine qe keni ju per vendin dhe per Lidhjen tone. Gjithmone kemi tentuar te gershetojme pervojen e lojtareve ne loje, dhe atyre ne jeten reale, per te gjetur nje mes qe do te ndihmonte ne zhvillimin e vendit dhe te Lidhjes sone.

Tek LeA ka vend dhe hapesire cdokush qe mendon se mund te kontriboj per vendin, dhe e tregon veten me pune e vepra, dhe jo fjale, andaj me shume deshire ju ftojme te gjithe juve qe mendoni se mund te jepni kontribut ne lartesimin e Shqiperise, emrit te saj, fuqise se saj, me ane te ideve dhe punes qe ju beni, te beheni pjese e Lidhjes sone, sepse eshte vendi i vetem ku te gjithe punojne me vetem nje qellim - Lartesimin e Shqiperise.

"eSHQIPERIA --> LIDHJA --> UNE" -- Bashke per zhvillimin e eShqiperise --
Me respekt

Lidhja e Arbrit.