"Instituti i pavarur i analizave, kërkimeve, shërbimeve - IPAKSH"

Day 1,873, 18:41 Published in Albania Albania by RadeciVV

UPDATE: http://www.erepublik.com/en/article/sh-rbimet-ipaksh-2188994/1/20

Përshëndetje të gjithëve.

Duke parë se loja dita-ditës po bëhet gjithnjë e më e mërzitshme, dhe aktiviteti në lojë po bie dita-ditës, ne menduam që të hapim diç më atraktive për neve, por edhe për lojtarët tjerë.
Andaj, më lejoni të ju prezantoj me "Instituti i pavarur i analizave, kërkimeve, shërbimeve - IPAKSH"

Çfarë është IPAKSH?
IPAKSH është një institut apo agjencion (merreni si të doni) i cili do të ofrojë shërbime që janë të mundshme për të u ofruar në lojë, falas apo me pagesë.

Cilat janë qëllimet e hapjes së këtij institucioni?
IPAKSH është hapur nga ne me qëllim - bërjen e lojës më atraktive (pra të kemi një arsye pse të futemi në lojë, e jo vetëm të dëgjojmë fjalët e politikës, të kryejmë DO dhe aq), si dhe të i ofrojmë disa shërbime qytetarëve që nuk u janë ofruar nga ndokush privatisht dhe në njëfarë forme në mënyrë profesionale.

Çfarë gjërash do të ofroj konkretisht IPAKSH?
Sip e ceka, do të ofrojë çdo gjë që mund të ofrohet në lojë. P.Sh. mund të ju ofrojë reklamime të ndryshme, dizajne (avatars, logo vetem per erepublik), përpilime të artikujve për ndonjë parti, MU, qeveri etj., shpërndarje të supplies për MU të ndryshme, negociim në marrëveshje, do të ju ofroj këshilla për çështje të ndryshme ekonomike, politike, analiza tregu, analiza të situatave të ndryshme etj.

Kush bën pjesë në IPAKSH?
Për momentin, në këtë artikull nuk do të bëhet publik asnjë emër, por gjithsesi se në të ardhmen e afërt do të informoheni. Unë vetëm mund të ju siguroj se në IPAKSH do të bëjnë pjesë vetëm njerëz që janë në njëfarë forme profesionistë në punën që do bëjnë, që kanë eksperiencë në lojë apo RL për atë punë, dhe që kanë shumë vullnet për të punuar.

Si të porosis një shërbim në IPAKSH?
Shumë e thjeshtë, një PM mua dhe do të informoheni me detajet.

A mund të bëhem pjesë e këtij instituti?
Sigurisht. Madje, mund të fitoni nga ALL/gold nga aftësia që keni për të kryer një punë. Nëse mendoni se jeni në gjendje të bëni analiza, të ofroni këshilla, shërbime, të bëni kërkime etj. mjafton të më kontaktoni.

Ky ishte vetëm një prezantim i shkurtër në lidhje me IPAKSH. Së shpejti do të keni informacione të detajuara për shërbimet, çmimet për kryerjen e tyre, antarët e stafit etj etj.

Stay tunned.