Shërbimet - IPAKSH

Day 1,874, 10:20 Published in Albania Albania by RadeciVV

Përshëndetje.

Në artikullin e fundit ju prezantova me IPAKSH në pika të shkurtëra, kurse tani dua të ju njoftoj me shërbimet që mund të porosisni tek ne. Shërbimet, sigurisht se do të kryhen me pagesë (nuk do të bëj vetëm unë shërbime, janë dhe shumë lojtarë tjerë), por nuk ka çmime fikse. Pra, akoma nuk kemi vendosur çmime për shërbimet tona, mirëpo gjithsesi se në të ardhmen do të kemi. Për çmime kontaktoni me PM dhe mirremi vesh. Atëherë, shërbimet tona janë si më poshtë:

Përpilim të artikujve/Deklaratave për Qeveri, Parti Politike, Njësi Ushtarake
Në rast se keni nevojë për ndonjë deklaratë për partinë tuaj, qeverinë, njësinë ushtarke, apo personalisht, për çfarëdo që të doni në lojë, atëherë më dërgoni një PM me pika të shkurtëra se çfarë do të shkruani, dhe në afat kohor prej 1 deri 72 orë, do të merrni përgjigjen si dhe artikullin.
POROSIT TANI

Përpilim të programeve të partive/qeverive
E keni një ide të qartë se çfarë do të përfshini në programin tuaj, por nuk keni aftësi për të shkruara të program? IPAKSH do ta kryej atë punë në mënyrë profesionale, mjafton një PM me detaje, dhe do të kontakoheni nga stafi brenda 1-72 orëve.
POROSIT TANI

Dizajnime të ndryshme (Logo, Avatars, banners për gazeta etj.) & Slogane
Nëse ju duhet ndonjë dizajn për MU, Parti, logo etj etj. si dhe ide për sllogane, ne jemi të duhurit.
POROSIT TANI

Shpërndarje të Supplies
Një udhëheqës i ndonjë njësie ushtarke, partie, organizate etj. dëshiron që të angazhoj ndokë që të bëj shpërndarje të furnizimeve të ndryshme në afate të caktuara kohore, por nuk po gjen persona të interesuar? Ne ua mundësojmë një gjë të tillë, me një shumë simbolike.
POROSIT TANI

Reklamime
Në rast se dëshironi vota "natyrale" në artikujt tuaj, leximin e artikujve, të reklamoni ndonjë MU etj, atëherë medoemos duhet të kontaktoni IPAKSH. Një rrjet gazetarësh që kap shifrën me mijëra Abonues e lexues, është i gatshëm që në artikujt e tyre të mbajë tekstin, logon, linkun tuaj për afate të caktuara kohore.
POROSIT TANI

Negocim në marrëveshje
Nëse dëshironi që të negocioni me persona të ndryshëm në lojë, apo me MU, qeveri, shtete, parti etj., dhe dëshironi që dikush tjetër të ju përfaqësoj në këto negociime, e bëjmë dhe këtë punë. Për detaje
POROSIT TANI

Analiza
Nëse keni nevojë për ndonjë analizë, P.SH. mbikqyrje të shtimit të parave në thesar të shtetit, mbikqyrje të çmimeve në treg, analizë të ndonjë situate politike, partie, ngjarje etj, mjafton të na kontaktoni. Analiza do të postojmë dhe vet aty ku e shohim të arsyeshme.
Porosit tani

Këshillime
Nëse ju duhet të ndërrmerni ndonjë vendim, dhe keni nevojë për këshilla, apo ndonjë informacion etj., KONTAKT.

Shërbime tjera
Këto më lartë janë shërbime që aktualisht janë të mbulueshme nga ne, por kjo nuk do të thotë që nuk jemi në gjendje të ofrojmë ndonjë gjë tjetër. Për çfarëdo gjëje që keni nevojë e nuk është në këtë listë, mjafton një kontakt, dhe mirremi vesh.

Ju faleminderit.