Programi i Lidhjes se Arbrit

Day 1,889, 02:31 Published in Albania Albania by RadeciVV


Te dashur Qytetare te Shqiperise, bij e bija te Arbrit, nipa te Kastriotit!

Me pelqen te filloj me kete hyrje tashme te famshme nga ujku76, sepse kam pershtypjen se sa here e lexoj une, por edhe cdokush qe e ndjen veten Shqiptar, ndjen nje emocion te forte, dhe nje krenari te papershkrueshme.

Dua qe ne kete artikull te ju prezantoj programin, qellimet, idealet, e Lidhjes se Arberit (nuk preferojme ta quajme parti, sepse pretendojme qe te bashkohemi ne dicka shume me te madhe, dhe me te shenjte se partia).

LeA(shkurtim per Lidhja e Arberit qe do e perdori nga tani), sic tashme jeni informuar nga disa artikuj paraprak, eshte formuar si nje grup qe ka qellim te thjeshte dhe te qarte – Bashkimin e Shqiptarve per zhvillimin e vendit dhe fuqizimin e tij drejt arritjes se asaj qe e duam edhe ne Jeten Reale – te shohim Shqiptaret e bashkuar moralisht dhe fizikisht (ne territore).

Pra, si pike e pare e programit, apo si qellim primar i LeA, eshte qe te jemi frymezim apo vend ku te tjeret gjejne veten per te bashkepunuar me vellezerit e vet Shqiptar.

LeA ka per qellim qe ne cfaredo situate qe te gjendet, para cfaredo vendimi qe mund te implikoj qytetaret apo antaret e LeA, te konsultohet me keta te fundit, dhe te i informoj ata sepse tek e fundit merren vendime per ta dhe jo per Lidhjen personalisht.

Ne baze te kesaj mund te kuptoni se pike e dyte e Lidhjes sone, dhe jo pak e rendesishme, eshte transparenca.

Ne LeA jane bashkangjitur anetar nga me te ndryshmit, duke filluar nga antar te rinje, te etur per te mesuar per lojen dhe per te kontribuar per vendin, e deri tek antaret me pervoje, si ne loje, ashtu edhe ne jeten reale, qe tashme e kane deshmuar veten se jane te afte dhe mund te japin shume per vendin.

LeA eshte e perkushtuar qe te ndihmoje zhvillimin ekonomik te vendit ne loje, me plane sa me afatagjate, duke u bazuar ne mundesite e kufizuara buxhetore ne vendit. Programe te vecanta ekonomike, qe do analizonin mundesine e levizjes se taksave ne favor te qytaterve, duke mos demtuar buxhetin qeveritar (te cilesdo qeveri), plane per mundesi te stimulimeve te ndryshme te tregtareve duke ofruar keshtu mundesi te rritjes se aktivitetit ne treg, dhe rrjedhimisht rritje te konkurrences e ulje te cmimeve.

Poashtu, LeA mbeshtet fuqishem dhe planifikon zhvillimin e fuqishem te Ushtrise, duke ofruar sa me shume ndihma ushtareve tane, si dhe sa me shume plane strategjike per berjen e ushtrise Shqiptare superfuqi ne kete loje.

Nder te tjerat, ide per shtimin e lojtareve te rinje, marrjen e ceshtjeve me seriozitet, bashkpunim te ndersjellte brenda partise dhe me partite tjera, tolerance, mirekuptim, qetesi ne pnue, e shume e shume gjera tjera jane padyshim ato qe do te jene bashke me prioritetet qe pretendojme te sjellim ne Lidhjen tone, dhe ne eShqiperi ne pergjithesi.

Vellezer Shqiptar, mendojme se tash me shume se kurre vendit i duhet bashkimi, dhe pavarsisht se cfare ideje, partie, njesie ushtarake etj etj i takoni, duhet te mendoni vetem e vetem se si te bashkepunoni me tjeret, dhe te gjejme te gjithe pika te perbashketa, duke realizuar keshtu idealin e te gjithe Shqiptarve ne loje e ne jete reale – Bashkimin e trojeve etnike Shqiptare.

BASHKE PER ZHVILLIMIN E SHQIPERISE!!!