[MoE] Profili (Tutorial 3/12)

Day 2,001, 05:58 Published in Albania North Macedonia by CmenduriaMB


Ne kete pjese te trete do flitet per profilin tuaj,faqen ku ju mund te shihni te dhenat tuaja.
Kjo eshte pamja normale e profilit tuaj:


(Shikoje me Rezolucion te larte: http://imageshack.us/photo/my-images/692/74437612.png/ )

Per te hapur kete faqe mjafton te klikoni te emri juaj,ose te emri i lojtarit te cilit doni ti shihni profilin.

Me poshte keni te sqaruar cdo buton ne kryefaqe, nepermjet te numrave ne foton e mesiperme.

1. Avatari eshte nje tip "fotoje profili" juaja qe ju mundeson te krijoni nje lloj prezantimi per lojtaret qe shohin profilin tuaj

2. Vendndodhja dhe nenshtetesia jote.Ketu mund te shohesh vendin ku ndodhesh per momentin,si edhe mund ta nderrosh ate duke shtypur te shkruaren "Change" qe eshte ne krah.Ti gjithashtu sheh edhe nenshtetesine tende dhe mund te aplikosh per nje nenshtetesi tjeter po te e shkruara "Change".

3. Dita kur je rregjistruar dhe vendi jot ne renditjen sipas eksperiences ne loje.Ketu ti mund te shohesh diten kur je rregjistruar pra sheh vjetersine tende ne loje.Gjithashtu aty eshte edhe vendi jot ne renditjen sipas eksperiences,ku ju mund te shihni zhvillimin tuaj ne krahasim me lojtaret e tjere.

4. Partia.Ketu ti sheh partine ne te cilen ben pjese.Nese klikon te emri hapet faqja e saj.Ne qofte se nuk ben pjese ne asnje parti atehere vendi eshte bosh.

5. Njesia Ushtarake(MU).Ketu sheh njesine ushtarake ku ben pjese.Nese klikon te emri hapet faqja e njesise.Ne qofte se nuk ben pjese ne asnje njesi atehere vendi eshte bosh.

6. Gazeta.Ketu ti sheh gazeten tende.Nese klikon te emri i gazetes hapet faqja e saj dhe mund te shihesh shkrimet e tua.Ne qofte se nuk ke gazete vendi eshte bosh.

7. Shoket.Ketu ti sheh numrin e shokeve te tu.Nese klikon ketu sheh te gjithe shoket e tu dhe mund te heqesh ata qe nuk do ti kesh me shoke.

8. Eksperienca jote.Ketu sheh eksperiencen qe ke per momentin.Sheh livelin ne te cilin je dhe sa te duhet qe te ngrihesh ne livel.

9. Vendi ku modifikohet profili.Ketu mund te ndryshosh te shkruaren qe ke vene ne profil,avatarin,ditelindjen,emailin,passwordin dhe emrin.

10. Medaljet qe ke fituar.Ketu arkivohen te gjitha medaljet qe fiton gjate lojes.

11. Fuqia dhe rangu.Ketu sheh sa fuqi ke dhe sa te duhet per te marre medaljen Super soldier,gjithashtu edhe rangun qe ke dhe sa pike te duhen per tu ngritur ne rang.

12. Demi ne total per vendin tend.Ketu shihet i gjithe demi qe ke bere per vendin tend,gjithashtu matet edhe sa dem nevojitet per te marre nje medalje True Patriot.


Faleminderit qe lexuat kete tutorial te shkurter mbi profilin.Kjo eshte seria e dyte nga nje seri artikujsh qe do ju informojne mbi cdo faqe te eRepublik, dhe mbi cdo modul te lojes.
Artikujt e meparshem:1.http://www.erepublik.com/en/article/-moe-gjerat-kryesore-ne-loje-tutorial-1-12--2248952/1/20
2.http://www.erepublik.com/en/article/-moe-faqja-e-pare-tutorial-2-12--2250147/1/20

Pergatiti: CmenduriaMB
Ministria e Edukimit, Maj 2013