[MoE] Faqja e Pare (Tutorial 2/12)

Day 1,981, 14:12 Published in Albania North Macedonia by CmenduriaMB


Ne kete pjese te dyte do flitet per kryefaqen apo faqen qe shfaqet sapo kycesh ne eRepublik.
Kjo eshte pamja normale e kryefaqes tuaj:

(Shikoje me Rezolucion te larte: http://img827.imageshack.us/img827/8716/screenshot2pu.png)

Per te hapur kete faqe mjafton te klikoni te simboli i shtepise ne krye te faqes ose te logoja e eRepublik. Pra klikimi ne njeren prej ketyre dyjave, ju dergon direkt ne faqen e pare.

Me poshte keni te sqaruar cdo buton ne kryefaqe, nepermjet te numrave ne foton e mesiperme.

1. Mund te shikosh avatarin (foton tende); mund te futesh tek mesazhet apo alarmet (alarmet vijne kur te dergon dikush arme, ushqim, para apo gold ne llogari ose kur komenton dikush ne postimet qe ke bere ti); mund te shohesh lokacionin tend (ai flamuri perpara emrit); emrin tend; energjine aktuale, dhe butonin per rimbushjen e energjise. Nese butoni per rimbushjen e energjise eshte ngjyre blu, mund te rimbushesh energji, nese ai buton eshte ngjyre hiri, atehere ke mbushur energjine ne maksimum, nese eshte ngjyre portokalli, mund te rimbushesh energji nepermjet cokollatave (energy bars) qe rekomandohet te ruhen.

2. Sasia e goldit dhe parave ne llogarine tende. Po ndrrove shtetesine, shuma e goldit dhe parave ngelet e njejte, por ne vend te "ALL" (kur je ne eShqiperi), behet "USD" (kur je ne eSHBA), "GBP" kur je ne eAngli e keshtu me rradhe.

3. Ofertat e reja zakonisht kane nje kohe te limituar. Ato jane zbritje ne avancimin e fabrikave apo ndertesave te trajnimit, zbritje ne cmimin e gjerave speciale etj.
Aty poshte nen parate dhe goldin, ke perditesimet me te reja ne loje ose informacione mbi takimet internacionale qe behen ne vende te ndryshme te botes.

4. Dita e eRepublik dhe ora e eRepublik jane ato ne te cilat bazohet gjithecka ne loje. Aty ke edhe daten e vertete, vetem ne rast se te duhet 😛

5. Duke klikuar ne ato butona mund te kalosh ne faqet tjera te eRepublik, me shume per secilen prej tyre do mund te gjesh me poshte.

6. Duke klikuar "Show Map" mund te hapesh harten e eRepublik.

7. Postimet e te gjithe shokeve te tu gjenden aty. Gjithashtu, nese je ne nje parti dhe njesi ushtarake, edhe postimet e tyre mund ti shikosh aty.

8. Urdherin Ditor mund ta shikoje cdo kush qe eshte ne ndonje njesi ushtarake. Ai kompletohet nese ben mbi 25 vrasje ne ate beteje, dhe si shperblim mer 1 Energy Bar (Cokollate) dhe 1 Bazooka. Urdheri ditor vendoset nga komandanti i njesise ushtarake apo kapiteni i regjimentit.

9. Aty mund te hapesh te gjitha ekspeditat ushtarake dhe gjithashtu edhe ngjarjet e fundit (shembull fillimi i ndonje lufte).

10. Ekspedita e dites vendoset nga presidenti i shtetit dhe zakonisht eshte lufta me e rrendesishme e atij shteti ku gjendesh.

11. Artikujt jane ato qe duhen lexuar nese deshiron te mesosh te rejat mbi shtetin ku gjendesh. Nga faqja kryesore mund ti shikosh artikujt e 2 shteteve: atij qe ke nenshtetesi, dhe atij qe gjendesh momentalisht. Kategorite jane te ndryshme si "Hapat e pare ne loje", "Urdherat e Luftes" etj. 5 Artikujt qe i shikon nga kryefaqja jane artikujt me te votuar nga kategoria qe ke zgjedhur.

Faleminderit qe lexuat kete tutorial te shkurter mbi faqen kryesore. Kjo eshte seria e dyte nga nje seri artikujsh qe do ju informojne mbi cdo faqe te eRepublik, dhe mbi cdo modul te lojes.
Artikujt e meparshem:http://www.erepublik.com/en/article/-moe-gjerat-kryesore-ne-loje-tutorial-1-12--2248952/1/20

Pergatiti: DonCurtis
Modifikoi:CmenduriaMB
Ministria e Edukimit, Prill 2013