"FYHERI" Anon.4750191 LUAN ME EMRIN E SHEJNTE TE KOSOVES!

Day 1,708, 05:30 Published in Albania Albania by Arius argiri

Thuajse dy jave me pare, ¤Anon.4750191¤ i brohoritur nga shumekush me pseudonimin qesharak “FYHERI” u rishfaq ne loje papritmas me propozimin se kishte ndermend ti jepete pavarsine Kosoves ne loje nje akt ky aq shume i deshiruar nga te gjithe ne! Hajer ishalla! Po valle si do ti jepte “fyheri” ¤Anon.4750191¤ pavarsine Kosoves? Ideja e krisit ishte qe pasi te krijonte nje president paralel te kosoves ne shqiperi dhe nje qeveri te kosoves ne shqiperi te krijonte edhe lista me ata qe do shpalleshin qytetar te kosoves ! Keto lista pasatj do ja çonte aleances se Edenit duke ju lutur ketyre ta njihnin Kosoven!(Edhe pse shpalljen e kosoves se pavarur nuk e ben EDEN qe eshte thjesht nje aleanc shtetesh ne kete loje! por adminat apo ata mbikqyrin mbarvajtjen e lojes !)
Ja seç thote krisi ne artikullin me titullin http://www.erepublik.com/en/article/koha-te-marrim-ate-qe-na-takon-2081453/1/20 ;Pra, le ta vete-shpallim Kosoven shtet te pavarur. Megjithese Kosova gjeografikisht do i perkase Serbise mund te krijohet nje administrate shteterore Kosovare. Mund te organizojme zgjedhjet, ushtrine dhe gjithcka pothuaj se sic i ka loja per shtetet aktuale. Mund te pranohen "shtetesite" Kosovare nga krytari i zgjedhur i vendit. Pra kush Shqiptar deshiron ti futet listes se shtetasve ne menyre qe te kete mundesine te marre pjese ne votimet e Kosoves te cilat mund te behen manualisht nepermjet polleve ose nepermjet nje menyre tjeter.
Pra pavarsisht nga fjalet e bukura dhe entuziazmi qe mund te ngjallnin fjalet “pavarsi e kosoves”
plani i krisit ishte nje “vrime ne uje”...
Por ne fund te fundit siç thote krisi nuk humbisnim asgje te benim kete “vrime ne uje”...
Por a ishte vertet keshtu?
Nese kujtoni edhe ne kosove hapi i pare drejt pavarsise ishte krijimi i nje shteti paralel!
President i ketij shteti paralel u zgjodh Ibrahim Rrugova dhe kryeminister me sa me kujtohet u be Bujar Bukoshi!
Por ne ndryshim me ate qe prozon Krisi ky shtet paralel u krijua ne Kosove dhe jo ne Shqiperi! I nderuari Ibrahim Rrugova dhe Bujar Bukoshi drejtonin punet e kosoves dhe jo ato te shqiperise! Qytetaret e kosoves jetonin ne kosove dhe jo ne shtetin shqiptar! Pra rezistenca behej nga brenda dhe jo nga jashte!
E pra rreziku ishte qe nga plani krisit do te mund te humbisnin nje gje shume te madhe!
Unitetin qe kemi krijuar ne kete loje ku nuk kemi asnje dallim nga kush krahine e shqiperise vijme !
Ketu nuk kemi kosovar shkodran myzeqar lab çam etj etj po jemi se pari shqiptar!
Kurse plani i krisit siç mund te kuptohet lehte , fshinte rrezikun e perçarjes ne “Kosovar” dhe “shqiptar”!Ne kosovar qe do ti bindeshin urdherave te presidentit paralel te kosoves ne shqiperi (kujdes ne shqiperi dhe jo ne kosoven e pushtuar nga serbet!)dhe ne “shqiptar” qe do ti bindeshin urdherave te presidentit te shqiperis! Ne MU kosovare dhe ne MU shqiptare qe do te zbatonin urdherat e presidenteve te tyre!
Per shkak te ketij rreziku e kundershtova qe ne fillim planin e krisit per kosoven edhe pse isha i ndergjegjshem se ne kete menyre ne mes entuziazmit te krijuar nga fjalet “Pavarsi e Kosoves” do te behesha jo i dashur per shum kend.Heshtja e krisit mbi planin e kosoves ne ditet qe pasuan pasi ishte bere pjese e qeverise Altinks me perforcoi bindjen se Krisi e perdori emrin “Kosove” si arme per te rrezuar qeverine e Dardanit! Dhe ketij qellimi Kris ja arriti ! Duke lozur me emrin e shejnte te Kosoves ,Krisi Fyher e perçau qeverine e Dardanit ne dy grupe dhe kjo u be nje nga shkaqet qe rrezuan qeverine e Dardanit!Por Krisi nuk u mjaftua me kaq!
Me venien e kanidatures e tij per Kongres http://www.erepublik.com/en/article/kris-hasa-per-kongres-me-partine-nacionaliste-2087346/1/20 krisi e nxori serishmi nga xhepi planin e pavarsise se kosoves! Por tashme plani nuk eshte me plan madje as edhe premtim por siç shprehet Krisi …
“Premtimi im eshte ligj absolut e i padiskutueshem! “
Hajer ishallah! Jane fjalet qe do ti dalin nga zemra kujdo qe i lexon keto fjal te krisit!
Duket sikur çeshtja e kosoves ka marr fund !
Ngjan se çeshtja e Kosoves eshte nje çeshtje kohe dhe Krisit i mungon vetem pena per te firmosur pavarsine!
Por a eshte vertet keshtu?
Kete mund ta kuptojme nese lexojme keto rrjeshta te shkruar po nga Krisi:
“Sigurisht me duhet ti mbush EDEN-it mendjen qe shtetet perberese te shpallin njefare "njohje" pavaresie, sic behet dhe ne realitet. Keshtu do behen gjerat dalengadale. “
Pra prit gomar te mbij bar!
Por edhe me keq sepse nuk behet fjale per pavarsi po thjesht per nje njohje nga Edeni i cili ti mbushte mendja te shpalli “Njefare njohje te pavarsise” te kosoves e cila siç thote krisi “ do vazhdoj te ngelet gjeografikisht brenda Serbise”...
Ky eshte “premtimi i cili eshte ligj absolutisht i padiskutueshem” i Kris hases per realizimin e se cilit kerkon votat e qytetareve te shqiperise qe synon ti perçaj ne Kosovar dhe Shqiptar edhe pse ne kembim nuk do ti japi asnje pavarsi te mundeshme te Kosoves!
Zoterinj !Qyetar shqiptar te nderuar te kesaj loje valle nuk e kuptoni se Fyheri ¤Anon.4750191¤ po shfrytezon emrin e shejnte te Kosoves martire dhe dashurise qe te gjithe ne kemi per te, vetem per te mbledhur vota?
Per mua ky eshte nje akt i turpshem ne kufijnte e tradhetis !
Po per ju?