Koha te marrim ate qe na takon

Day 1,698, 11:52 Published in Albania North Macedonia by ¤Anon.4750191¤

Pershendetje Shqiptare!
Kam qene inaktiv per pak kohe dhe mbase keshtu do ngelet, sidoqofte erdha te shkruaj nje artikull mbi nje ide mbase aq te cmendur sa jam dhe une vete 😛

Qe kur kam shkuar Shqiperia ka pasur shume me pak persona me c'po shoh (edhe pse shumica mund te jene inaktive) per kete arsye ju qe nuk me njihni po ju prezantohem. Une jam nje nga nismetaret e politikes shqiptare bashke me Napoleon 54, krimiko etj qe ne kohen kur Shqiperia nuk ekzistonte ne harte, e kam qene per 5 muaj Minister Mbrojtjeje dhe 1 muaj ZV/president.

Sidoqofte u ktheva me kete artikull per t'ju paraqitur nje ide qe besoj se duhet ta zbatojme, sepse s'kemi asgje per te humbur dhe nese nuk funksionon.
Ka te beje me Kosoven. Kosova merr sovranitetin e plote ne Shtator pas terheqjes se Bllokut 25sh. Megjithate adminat do e injorojne kete fakt per ta futur Kosoven si te pavarur nese nuk na shohin ne Shqiptaret, sidomos ata te Kosoves, qe ekzistojne dhe se jane te afte te jene te pavarur.

Pra, le ta vete-shpallim Kosoven shtet te pavarur. Megjithese Kosova gjeografikisht do i perkase Serbise mund te krijohet nje administrate shteterore Kosovare. Mund te organizojme zgjedhjet, ushtrine dhe gjithcka pothuaj se sic i ka loja per shtetet aktuale. Mund te pranohen "shtetesite" Kosovare nga krytari i zgjedhur i vendit. Pra kush Shqiptar deshiron ti futet listes se shtetasve ne menyre qe te kete mundesine te marre pjese ne votimet e Kosoves te cilat mund te behen manualisht nepermjet polleve ose nepermjet nje menyre tjeter.

Kjo mund te sjelle nje ndryshim ne mendjen e admineve pasi do jete dicka vertet origjinale dhe e pabere me pare. Sigurisht qe kete nuk mund ta bejme me koken tone. Fillimisht na duhet miratimi i qeverise Shqiptare, te cilet mund ta cojne kete deklarate pavaresie ne kryesine e EDEN, dhe nese EDEN vendos te na mbeshtese shtetet aleate mund te shpallin njohjen ndaj Republikes se vete-shpallur te Kosoves.

Tani ju lutem secilit qe e lexon kete artikull (sido te komentoje me opinionin apo mendimin qe mund te kete per kete akt. Besoj dhe shpresoj se jo vetem gjithe Shqiptaret por dhe qeveria do tregoje perkushtim ne kete ceshtje.

Pra mjaft me fjale, tregoni vepra, dhe te marrim ate qe na takon.