Anon-4750191 per Kongres me Partine Nacionaliste

Day 1,707, 00:57 Published in Albania North Macedonia by ¤Anon.4750191¤

Ne fakt titullin e artikullit po e perdor per te terhequr vemendje, thjesht dua t'ju tregoj planin tim i cili do realizohet nga une edhe ne mos qofsha ne kongres.


Se pari doja te falenderoja personat qe punuan dhe harxhuan fort per te pasur kongresin kete muaj, si dhe aleatet tone vecanerisht Romper.

KOSOVA
http://www.erepublik.com/en/article/koha-te-marrim-ate-qe-na-takon-2081453/1/20
Ne artikullin e mesiperm (rilexojeni plz) ju kam treguar disa ide per nje vete-shpallje pavaresie ne Kosove, gje qe nuk e nxjerr Kosoven jashte Serbise ne harten lojes, po ku eshte vetem fillimi, nuk behen gjerat me suste, behen avash avash.
Pra per projektin e Kosoves kam siguruar mbeshtetjen absolute te presidentit Altinks dhe pjeses tjeter te qeverise. Kosova merr sovranitetin ne Shtator pas largimit te Bllokut 25, kjo gje mund te na ndihmoje qe edhe mund ta marrim Kosoven si te pavarur se shpejti. Sigurisht me duhet ti mbush EDEN-it mendjen qe shtetet perberese te shpallin njefare "njohje" pavaresie, sic behet dhe ne realitet. Keshtu do behen gjerat dalengadale. Nese realizohet me sukses ky plan ajo qe eshte e sigurt dhe dihet nga te tere ju eshte qe do terheqi jo vetem vemendjen nderkombetare por edhe te admineve pasi dicka e tille nuk eshte bere kurre me pare, do te jete dicka totalisht origjinale.
Nese keni lexuar me pak vemendje artikujt e mi paraardhes do keni pare qe kam preferuar ti quaj "synime" planet e jo "premtime". Kjo per shkak se nuk dihet cfare behet dhe nuk mund te besh premtime qe mund te mos i mbash. Ndryshon rasti ne punen e Kosoves.
Kosova eshte premtim!
Me hir a me pahir, heret a vone, do marrim ate qe na takon.
Premtimi im eshte ligj absolut e i padiskutueshem!

DISIPLINA DHE DREJTESIA SHQIPTARE
Njihemi nderkombetarisht si njerez pa piken e disiplines ne realitet. A duhet te kemi te njejten pershtypje edhe ketu? Pas se gjithash gjithmone kam menduar se virtualiteti eshte nje lloj pasqyre qe nxjerr ne drite nje pjese te karakterit te nje personi apo populli, sepse ne virtualitet te jepet mundesia te besh ate qe nuk mund te besh ne realitet.
Kete ide ende nuk e kam diskutuar me qeverine sidoqofte do isha i lumtur te hapej "Departamenti i Drejtesise" ne varesi te Ministrise se Brendshme. Kjo do te parashikonte "demine" per personat e pandershem dhe per aktet e tyre te cilat mund te varionin qe nga shitja e votes, e deri tek abuzimi me dhurimet e shtetit. Nje akt ligjor qe do te perfshije cdo shqiptar, qofte populli, qofte kongresi, qofte qeveria vete.Nje shtet pa disipline eshte si nje pallat pa themel, mund te shembet nga casti ne cast. Per kete arsye besoj se eshte e nevojshme te shpallet njefare "kushtetute" e cila do permbaje ligjet dhe deninet ne raste shkeljesh. Ne kete menyre besoj se do formonim nje vend te denje e te ndershem.

Keto pra jane 2 ceshtjet qe synoj gjate muajit ne vazhdim, ceshtja e pare PREMTIM dhe ceshtja e dyte SYNIM. Shpresoj se gjithe populli do te jete dakort me te dyja, ne menyre qe ta vertetoj lini nga nje koment me mendimin tuaj ose pyetje nese keni.