Statusi i Kosoves ne eRepublik

Day 1,708, 07:09 Published in Albania USA by sulmuesi

Meqe ka disa artikull verdalle, une po jap dhe mendimin tim personal.

Disclaimer: Ndryshe nga te tjere, une nuk kandidoj per ndonje gje, keshtu qe mendimi eshte thjesht per diskutim.

Sic e dime, Kosova ne eRepublik eshte akoma pjese e Serbise. Qe Kosova te behet e pavarur ne eRepublik, perpara se te njihet nga Kombet e Bashkuara, duket e veshtire, meqenese Serbia eshte shume e fuqishme ne kete loje, me nje baze te gjere userash. Eshte nje situate e ngjashme me frenimin qe UEFA ben per Kosoven e shtyre nga Platini.

Atehere ne duhet te kerkojme nje rruge te mesme, PERKOHESISHT, dhe per sa kohe qe Kombet e Bashkuara (United Nations) nuk kane dhene njohjen perfundimtare te Kosoves.

Ne duhet te kerkojme qe Kosova te jete ne harte e boshatisur me ngjyre te bardhe, pa asnje shkrim mbi te, ashtu sic nuk paraqiten ne harte me dhjetra shtete te botes qe nuk jane pjese e eRepublik. Kjo loje ka 70 shtete, dmth rreth 140 shtete te tjera nuk ngjyrosen ne harten e lojes dhe per pasoje nuk jane pjese e ndonje shteti ekzistues.

Te kerkojme dhe ne te njejten gje, te largojme Kosoven nga Serbia dhe perkohesisht Kosova te jete nje ishull i bardhe ne mes te Ballkanit.

Shpresojme qe administratoret e lojes ta marrin parasysh nje kerkese te tille qe eshte ne perputhje me te gjithe njohjet ligjore dhe te mbi 90 shteteve te ndryshme ne bote.

Kosova e Pavarur dhe e Vecante
Sa me shpejt!