ZGJEDHJET PRESIDENCIALE - Intervistë me Kandidatët për President

Day 1,687, 08:11 Published in Albania Albania by Ififif
Përshëndetje qytetarë të Shqipërisë!

Duke qënë se ky artikull i dedikohet temës së presidentit dhe zgjedhjeve të ardhshme presidenciale me lejoni që fillimisht të falenderoj një person i cili i ka shërbyer Shqipërisë plot 5 mandate të njëpasnjëshme në këtë post. Napoleon 54 ose siç njihet ndryshe nga shumë prej jush Nino54. Ai njoftoj dje tërheqjen ose inaktivizimin nga loja për një periudhë të pacaktuar, mbase përgjithmonë. Megjithëse unë dhe gjithkush tjetër shpresojmë që ai do ndërroj mendje dhe do na bashkohet në mënyrë aktive përsëri, dua ti shpreh dhe njëher falenderimet për punën e shkëlqyer që ka bërë si president i Shqipërisë për disa mandate rresht. Në fakt nuk do mjaftonte as një artikull i tërë për falenderimet por fundja fjalët janë të kota, puna e tij njihet nga gjithkush këtu dhe gëzon respektin e të gjithëve ne. Qëllimi i tij ishte ti mbante bashkuar gjithë shqiptarët në lojë dhe këtë objektiv mendoj se duhet të kenë të gjithë pasardhësit e tij në këtë post.



Siç mund ta dini në datë 5 ashtu si çdo muaj zhvillohen zgjedhjet presidenciale. Mendova që me këtë artikull tju njoh me kandidatët për president të Shqipërisë dhe me idetë e tyre rreth qeverisjes së vendit. Shpresoj që ky artikull tju vij në ndihmë që të krijoni një ide rreth politikave që synon të ndjek çdo kandidat dhe të merrni një vendim sa më të mirë për votën tuaj në datë 5. Secilit kandidat i kam kërkuar të bëj një prezantim të shkurtër për veten dhe tu përgjigjet 4 pyetjeve që ishin të njëjta për secilin. Kërkesës time u janë përgjigjur pozitivisht 3 prej 5 kandidatëve për president. Përgjigjet e tyre janë të listuara më poshtë sipas rendit alfabetik dhe janë fjalët e tyre origjinale të paredaktuara nga ana ime.

Kandidatët janë

Albanian Pirat - Balli Kombetar
altinks - Aleanca KUQ e ZI/Partia Nacionaliste/Vellazeria Muslimane
DardanH - Partia eDemokratike
Kleantjo The Legend - Illyrians Party
Podujeva1 - Partia Shqiperia Etnike



Prezantimet e kandidatëve

DardanH - Jam DardanH. Jam regjistruar ne kete loje ne muajin Shkurt te 2012, dhe qe nga ajo kohe besoj se kam perfituar mjafte pervoje dhe jam zhvilluar mjaft. Kam pasur disa nisma personale ne ndihme te lojtareve, pastaj jam inkuadruar ne qeverite pothuajse cdo muaj, me poste nga me te ndryshmet, deri tek ai i zedhenesit te qeverise. Eshte mandati im i dyte me rresht si kongresmen dhe tani besoj se ka ardhur koha qe te kandidoj per President te vendit, pasi besoj se eShqiperia ka nevoje per unitet.

Podujeva1 - Un jom Blerton Gashi sa i perket kandidatures per president nuk e kam ditur fare ndoshta edhe jam pak i pergaditur po gjithsesi do te tregoj qfar medoj qe duhet te behet me eShqiperin

Pyetjet drejtuar kandidatëve

1. Cilat do jene politikat ekonomike qe do ndjeki qeveria e mundshme e kryesuar nga ty?

altinks - Ulja e taksave

DardanH - Gjithmone kam qene ithtar i uljes se taksave, qe keshtu do insistoj qe te kemi zbritje te taksave VAT dhe Income tax, ne mase te perballueshme per buxhetin e shtetit tone. Gjithashtu do kete politika stimulimi per pronaret e kompanive dhe tregtaret, per kete do keni me shume informata ne vijim.

Podujeva1 - Politika Ekonomike do te jen e nvarur nga taksat e shtetit te cilat do te jen ne perputhje qe edhe qytetaret te jen te knaqur sadopak po ashtu per te shlyer borxhin ne Gold qe ka eShqiperia kam nje ide tjetër jo politike por qe kam shpresa qe do t'ia arrij SI? dua qe te blej Gold dhe tia dhuroj vet personalisht eShqiperis , po ashtu duhet te mbahet nje mbledhje ne Prishtin dhe ne Tiran jo vetem ne keto vende po ku ka me shum se 20 lojtar te takon vet dhe te dhurojn Euro ose Lek ato do ti futi ne nje Credit Card dhe me ato qka do te mbledhen do te blej Gold dhe do te shfrytzohen me ndihmen e Congresmeneve dhe Ministrave .


2. Cilat do jene objektivat dhe politikat ne planin ushtarak?

altinks - Riformatimi neper MU

DardanH - Koha 1 muaj me duket mjaft e limituar per te premtuar shume. Gjithsesi, do jap maksimumin dhe do mundohem qe te investoj shume ne ushtri, ne forcimin e saj, dhe ne avancimin ushtarak te vendit tone.

Podujeva1 - Politkiat ne planin ushtarak do te jen te thjeshta te vazhdojm mardhenjet me EDEN dhe te mundohemi qe sado pak me MU-t tona te kordinohemi mir qe te sulmojm jo te mbrohemi psh si tani qe vazhduam me Malin e Zi por gjithsesi gjdo here do te merret parasysh idet e Congressmaneve dhe Ministrave po ashtu divizionet I II III IV (1-2-3-4) do te ken supplies sipas divisionit DivI-Q3 DivII-Q4 DivIII-Q5 dhe DivIV-Q6 krejt keto do te behen me donacione prej qeveris


3. Cilat jane objektivat per rritjen e numrit te popullsise dhe cfare pune synohet te behet me te rinjte?

altinks - Rritje deri ne 20% te popullsise

DardanH - Une vet kam 11 medalje society builder dhe kam ftuar mbi 700-800 persona ne loje. Gjithsesi do mundohem te kete koordinim midis te gjithe atyre qe bejne kete pune dhe te qojme vendin tone perpara ne kete aspekt. FPZH do te kete gjithashtu perkrahje maksimale nga buxheti yne.

Podujeva1 - Objektiv do te jet marketungu ne qdo menyre , duhet te biem dakort me faqet me me shum fansa ne Shqiperi duhet ti bindim qe eshte per bashkim kombtar se paku ne loje, po ashtu jo vetem faqet me shum fansa por gjdo faqe sado pak fansa te ket ajo.


4. Cfare risie do ofrosh per qeverisjen e vendit dhe pse mendon se elektorati duhet te te votoje?

altinks - Do te ofroj presidentin e pare shqipetare nga kosova 🙂

DardanH - E para qeveria ime do te jete e unitetit, dmth cdokush qe ka deshire mund te marr pjese aty. Gjithashtu, stimulimet qe kam ne plan te i behen tregtarve dhe prodhuesve do jene nje risi (edhe pse eshte tentuar ne kete aspekt me heret po ska pasur hapa konkret). Shkrimi dhe perpilimi i artikujve ne wikipedia poashtu do jete risi, pasi do i kushtoj shume rendesi ketij aspekti. Ne fakt, wikipedia eshte si historia ne jeten reale, aty do te ruhen te gjitha lufterat, historiku i lojtareve etj, qe ne te ardhmen te gjithe te mund te lexojne per vendin tone, historine, lufterat etj.

Podujeva1 - Risi ma merr mendja qe ne te kaluaren ska pas takime ne jeten Reale ne mes 20 lojtarve te lojes dhe te jepin donacione per loje edhe pse ka qen kjo ide me par po se di nese ka funksinuar.
Mendoj se elektorati NUK DUHET te me votoj mu sepse te gjitha keto ide qe i thash un me lart nuk kam kohe te mjfatushme pasi qe nuk mundem me qen aktiv ne loj dhe e di qe eShqiperis i duhet nje President i cili duhet te jete Aktiv jo si un por keto idet e mia mendoj se kam te drejt keshtu ju lus qe nese mendoni qe un kam te drejt voten tuaj drejtoje drejt ALTINKS ai do te ken mbeshtetjen time ne gjdo kohe JU FALEMINDERIT TE GJITH SHQIPTARVE JENI NJESHAAAAA




Këto ishin përgjigjet e kandidatëve për pyetjet të cilat u drejtova. Nëse kandidatët e tjerë duan ti përgjigjen këtyre pyetje mund të më kontaktojnë mua dhe unë do i shtoj në këtë artikull. Për votuesit që janë të interesuar të lexojnë artikujt e kandidatëve ku shpalosin platformat e tyre mund ti gjeni në linket më poshtë

altinks - http://www.erepublik.com/en/article/altinks-per-president--2073352/1/20

DardanH - http://www.erepublik.com/en/article/kandidimi-im-p-r-president-2073749/1/20.



Albanian Pirat ka shkruar një artikull ku shpreh tërheqjen nga gara dhe mbështetjen për DardanH http://www.erepublik.com/en/article/dardanh-per-president--2074146/1/20

Rilindasi ka botuar këtë artikull rreth një sondazhi paraelektoral, nëse dëshironi mund të merrni pjesë http://www.erepublik.com/en/article/sondazh-paraelektoral-2074216/1/20

I falenderoj kandidatët për disponibilitetin e tyre dhe i uroj suksese. Fitoftë më i miri! Do keni mbështetjen time në çdo rast dhe ftoj të gjithë qytetarët ti japin mbështetjen e tyre kujtdo që fiton dhe të qëndrojnë të bashkuar. Armiqtë janë përtej kufirit 😉

RROFTË SHQIPËRIA

Me respekt,
Ififif