Tutorial per luften[Per lojtaret e rinj]

Day 2,036, 11:36 Published in Albania Albania by Dexter100


Pershendetje vellezer e motra te eShqiperise.

Ky artikull eshte punuar nga Ministria e Edukimit , me qellim qe te informoje lojtaret Shqipetare per luften si luftohet dhe shume gjera te tjera..



Gjerat me te rendesishme rreth luftimit

1.Energjia: Ti do te mund te luftosh vetem nese ke 10 energji apo me shume.Nese nuk ke energji , ti mund ta rrisesh ne keto menyra: duke u ushqyer me food, duke perdorur Pako Energjie, ose duke blere health kit.

Do ishte nje gje e mençur nese kursen food ne menyre qe rritesh luftimet tua.Ti mund te ushqehesh deri tek numri total te cilin ti mund te rimbushesh, dhe pastaj nga 10 energji , çdo 6 minuta.

2.Blej arme: Shko ne treg dhe blej arme sipas deshires tende.Ti mund te luftosh i paarmatosur por influenca jote do te jete me e vogel.Nese ushtrohesh cdo dite , do te rritet strength(forca) juaj.Sa me te madhe te kesh forcen , dhe sa me te madhe te kesh kualitetin e armes , aq me shume dem do te besh.

3.Futu ne ndonje lufte:Kliko ne butonin "Join" per tu bashkangjitur ne ndonje lufte.Nese je ne rezistence , ti duhet qe te zgjedhesh nje ane per te luftuar.( "Join Resistance" ose "Join [Shteti]")

4.Zgjedh armen: Nje arme eshte automatikisht e zgjedhur per ty.Nese deshiron te ndryshosh armen ti duhet qe te klikosh butonin "Switch Weapon"[/b]

5.Luftimet:Nese klikon butonin "Fight" ti do sulmosh kundershtarin tend dhe do humbasesh nje shume te energjise(humbja e energjise mvaret nga strength dhe arma qe ke ti po ashtu dhe strength(forca) dhe arma e kundershtarit tend).Kur kundershtari te kete humbur te gjithe energjine e tij atehere influenca do te njihet per shtetin per te cilin lufton, dhe do rrisesh pike ne graden ushtarake.Nese nuk mund ta klikosh butonin "Fight" (ka ngjyre hiri) atehere do te thote qe ti ke me pak se 10 energji.




Ekspeditat ushtarake

Nese fillon lufte ose rezistence ,atehere ekpedita ka filluar.Cdo ekspedite ka beteja.Per te fituar nje beteje , njeri shtet duhet qe te arrije 1800 pike dominimi.Shteti i cila ka dominimin me shume se 50% do te shperblehet me 10 pike ne cdo minute deri ne minuten e 30 te betejes , pastaj nga 20 pike per 30 minutat tjere , pastaj 30 pike per 30 minutat tjere , dhe 60 pike per 30 minutat tjere.Nese beteja kalon me shume se 2 ore dhe asnjeri shtet nuk i ka arritur 1800 pike.Atehere shteti qe ka me shume pike do fitoje ate beteje.Kur perfundon beteja atehere 2 personat qe kane bere me shume dem , do te shperblehen me medaljen, Hero i Betejes.



Divizionet

Gjate cdo beteje , lojtaret jane te ndare sipas nivelit te tyre te eksperiences ne 4 divizione.Cdo divizion ka murin e betejes dhe piket e dominimit , dhe kontribuon varesisht nga piket qe jep ai divizion i fituar.Divizionet jane 1 deri ne 4, Divizioni 1 ka lojtaret te cilet jane nga niveli 1 deri ne 25 , Divizioni 2 ka lojtare nga niveli 25 deri ne 30, Divizioni 3 ka lojtare te cilet jane nga niveli 30 deri ne 36 , dhe Divizioni 4 ka lojtare nga niveli 37 dhe pakufi. Ne fund te luftes nese fiton shteti yt ne Divizion 1 atehere do fitojme 1 pike te ekspedites , nese fitojme Divizion 2 marrim 2 pike , nese fitojme Divizion 3 marrim 3 pike , dhe nese fitojme Divizion 4 marrim 5 pike. Per te fituar nje ekspedite ne duhet qe te kemi 83 pike ekspedite.Ekspeditat mund te zgjasin 12 ore por edhe deri ne 30 ore.





Armiku juaj

Ti mund te shikosh dominimin e armikut dhe po ashtu mund te shikosh dhe kush lufton per ta.Muri i Betejes i armikut gjithmone do te jete i kuq dhe do te jete ne pjesen e djathte (pavaresisht se a eshte pushtues apo mbrojtes).



Karakteristikat e armes

Fuqia: Fuqia e armes , shumezuar me forcen tende , do te percaktoje se sa dem ju jeni ne gjendje te beni.

Qendrueshmeria: Qendrueshmeria e armes eshte se sa here ju luftoni para se te haxhohet.Qdo goditje reduktone qendrueshmerine e armes tuaj.



Statistikat e Betejes

Duke klikuar ne "Battle Stats" do te tregohet tek ty 5 luftetaret te cilet kan bere me shume dem ne ate beteje dhe statistikat e pergjithshme.



Foto ku tregon per luften:




Per ta pare foton me te zmadhuar:http://prntscr.com/1afent

Kaq ishte te dashur miq shpresoj se ju ndihmone per te sqaru disa gjera per luften dhe se si te luftoni.

Me respekt,
Ministria e Edukimit