Si të luftoj?

Day 1,956, 04:19 Published in Albania Albania by Sei Kaon


Ne eRepublik lufta eshte nje nga modulet me terheqese dhe me kryesore te lojes.
Nje lufte mund te zhvillohet mes dy shteteve qe ndajne nje kufi te perbashket ose kur nje shtet sulmon nje shtet tjeter qe nuk e ka fqinj me Air Strike (sulm ajror). Ajo propozohet si projekt-ligj nga kongresmenet (parlamentaret) dhe pasi merr nje shumice prej 2/3 te parlamentit ai hyn ne fuqi dhe te dy shtetet jane zyrtarisht ne lufte.

Ne menyre qe te luftoni ju duhet qe te pakten:
- te keni 10 energji;
- te jeni ne ate shtet te cilin mbeshtesni ose ne territorin e njerit prej aleateve te tij.

Nese po mbeshtesni nje RW (lufte rezistence) atehere ju duhet qe te gjendeni ne territorin e shtetit kundra te cilit po zhvillohet rezistenca


(ne rastin e mesiperm ju duhet te jeni ne territor slloven per te ndihmuar italianet ne marrjen e territorit te tyre me RW)

Ne menyre qe te luftoni ju duhet te keni energji. Energjia sigurohet nepermjet konsumimit te ushqimit, perdorimit te energy bars (te japin 100 energji menjehere) ose duke blere 10 energji me 0.5 gold (dicka qe nuk sugjerohet pasi eshte nje humbje e konsiderueshme ne gold) Pra nese nuk keni ushqim ju nuk mund te mbushni energjine. Ju mund te blini ushqim duke klikuar tek Vendi i Tregut.


Te Vendi i Tregut gjithashtu mund te blini dhe arme (pasi ne fund te fundit jane ato qe e bejne luften). Qe te blini arme ju duhet te keni ALL. Nese nuk keni ALL mjaftueshem kerkoni disa para te postimet e MU (njesise ushtarake) dhe dikush do t'ju dergoje disa para ose disa arme.

Kur keni pamjen e nje fushe-beteje per te luftuar ju duhet vetem te klikoni mbi butonin Lufto.

Cdo here qe butoni Lufto klikohet:
- do te humbisni 10/20/30/40 energji;
- qendrueshmeria e amres suaj do te ulet ne varesi te armatimit te kundershtarit;
- influenca dhe demi qe do shkaktoni mbi kundershtarin do te rritet;
- do t'ju shtohen pike te grades ushtarake dhe pike te nivelit te lojtarit tuaj.

Ju do te keni mundesi te luftoni derisa te mos keni me energji.
Kujdes! Pasi e ke harxhuar energjine mund te shtosh vetem 10 energji ne cdo 6 minuta. Demin dhe influencen e merrni vetem nese keni arritur ta mposhtni kundershtarin. Nuk merrni influence nese kundershtari nuk eshte mposhtur!