Tutorial për ambasadorë

Day 1,560, 05:45 Published in Albania Albania by RadeciVV

E pashë këtë tutorial në një gazetë të huaj dhee pashë të arsyeshme ta postoj, në ndihmë të qeverisë së Shqipërisë dhe sidomos të politikës së saj së jashtme.

Këtë tutorial e shkrova në mënyrë që të arrihet punë më shpejtë dhe më e mirë e ambasadorëve të rinj në mënyrë që ata mund të jenë të gatshëm për atë që i pret. Tutoriali është i ndarë në tri pjesë:

1.Kontaktoni vendin e huaj
2.Punët e brendshme të Ministrisë së jashtme
3.Linqe që duhet ti shikoni

Kontaktoni vendin e huaj
Hapi i parë ka të bëjë me krijimin e kontakteve me zyrtarë nga vendi për të cilin ju jeni përgjegjës. Edhe pse zakonishtë ambasadorët hyjnë në kontakt me Presidentin e vendit, këta të fundit janë shpesh shumë të zënë, kështu që përgjigja duhet të pritet pak më gjatë. Për të shpejtuar procesin e kontaktimit është më mirë që të dërgoni një mesazh në MPJ(Ministrinë e Punëve të Jashtme). Pothuajse çdo president ka në gazetën e tij të botuar listën e qeverisë së tij. Nëse jo, atëherë direkt merrni në kontakt Presidentin.

Shembull për mesazhin e kontaktimit (në Anglisht, pasi që me vendet e huaja zakonisht kontaktohet në Anglishte)

"Hello,
My name is --- emri juaj --- and I'm eAlbania ambassador in your country --- ---. I'm extremely delighted that I got the opportunity to get to know your country more. I'm convinced that we will make a good relationship. I will post the list with our ministers on your forum. I would also like to ask you if you can send us your list, and appoint one ambassador for eAlbania. Could you please give me a link to your official forum so that I can set up an embassy? Feel free to contact me about anything. Thank you."

Pra me pak fjalë, ambasadori e lajmëron vendin tjetër se është ambasador i caktuar, shpreh kënaqësinë që mund të kontaktoj direkt me atë vend, shpreson për marrdhënie të mira e të tilla.

MOS E BËNI MESAZHIN E NJEJTË SI MË LARTË.
Ky mesazh është vetëm si shembull për të ju orientuar dhe ka gjasa që shumë ambasador edhe e përdorin këtë, andaj nëse edhe ju do e bënit një gjë të tillë, do tregonte jo-seriozitet nga ana juaj.

Më pastaj duhet të regjistroheni në forum apo të kontaktoni në chat me ta. Ja linku për të gjitha forumet dhe chat-et e të gjitha vendeve
http://wiki.erepublik.com/index.php/IRC

Punët e brendshme në MPJ
Puna juaj në MPJ është e bazuar në vetëm një gjë: Raport mbi vendin e huaj. Edhe pse kjo varet nga Ministri i ministrisë përkatëse, normalisht duhet të ketë raport një herë në javë. Megjithatë, do ishte akoma më mirë të raportonit sa më shpesh, sigurisht, në varësi të ngjarjeve në vend. Raportet që duhet ti bëni në mandatin tuaj janë:
1.Raporti i parë - i cili përmban përbërjen e Qeverisë së vendit menjëherë pas zgjedhjeve Presidenciale. Me përbërjen e Qeverisë përcaktoni objektivat e atij vendi.
2.Raporti i dytë - për zgjedhjet partiake. Nëse do kishte përpjekje për PTO(Party Take Over, është fenomen që e praktikon Sëerbia sidomos, organizohen shumë lojtarë nga eSërbia apo ndonjë shtet tjetër i madh dhe shkojnë në një vend të vogël, dhe me marrin nën kontroll vendin), pra nëse do kishte përpjekje për PTO apo edhe PTO të suksesshme
3.Raporti i tretë - pas zgjedhjeve kongresiale që do e pasonte raportin e dytë, pra të tregojë nëse PTO ka pasur sukses, apo ka dështuar, edhe në kongres.

Përveç këtyre tre raporteve, do ishte mirë të tregonit edhe lajme të rëndësishme, intervista me lojtarët e rëndësishëm, artikuj rreth njësive ushtarake apo ndonjë gjë tjetër që është interesante në lidhje me vendin ju jeni caktuar.

Linqe që duhet ti shikoni
Google Translate - Sigurisht, mjet që i duhet çdo ambasadori. Nuk është i përsosur, por ndihmon shumë.

Kreatori i signatureve të forumeve ekskluzivisht për eRepublik - Ju ndihmonë që të krijoni një signature (firmë) për forume që do ti vizitoni si ambasador, ku do tregojë informacione për profilin tuaj.

Shpresoj të ju kryej punë atyre që po kryejnë/do të kryejnë punë si ambasador.

DardanH