Ambient on/off

Sign up

 

Continue

Continue By creating an account you agree to the Terms of Service & Privacy Policy
Resend email   |  Can't find the email? confirmation@erepublik.com

Resend the confirmation email to this address

Resend email Can't find the email? confirmation@erepublik.com

Situata aktuale në vend dhe tek fqinjët

Day 1,891, 09:26 by RadeciVV

Përshëndetje të gjithëve.

Në të kaluarën kam bërë një artikull të ngjajshëm, që ëshët pëlqyer shumë dhe është pritur shumë mirë, andaj pas një kohe të gjatë vendosa ta bëj edhe një të tillë për të ju informuar mbi situatën e përafërt të vendit dhe fqinjëve tanë në ballkan.

Mundësia për 40 kongresmenë
Sipas rregullave të eRepublik, në rast se një vend ka minimum 4 territore (lexoni më shumë http://wiki.erepublik.com/index.php/Division_of_congress_members) ai do të ketë 40 kongresmenë, dhe kjo ka gjasa të ndodhë për herë të parë dhe eShqipërisë (që kurrë në histori nuk e ka arritur), në rast se arrin ta mbaj territorin e pushtuar të Malit të Zi.

Humbja në NMM
Përkundër mundimeve të mëdha dhe harxhimeve të shumta, damaget e shumta të hedhura nga Sërbët ndihmoi që Mali i Zi të fitonte rezistencën dhe kështu sipas të gjitha gjasave të siguronte dhe kongresin.

Gabimi i CP dhe kërkesa për dorëheqje
Presidenti i shtetit, menjëherë pas lirimit të NMM, deshi të propozonte një ligj që të shpallte armik natyral Malin e Zi dhe të provonte ta sulmonte përsëri për të e lënë pa territor, por bëri një gabim aksidental, duke shpallur NE Sërbinë. Ai e pranoi fajin publikisht dhe delkaroi dorëheqjen. Megjithatë, ai morri përkrahje nga shumë qytetarë e kongresmen, dhe nuk dihet akoma nëse do të aprovohet kërkesa për dorëheqje nga parlamenti.

Çlirimi i Kosovës?
Tashmë vendi ka dy armiq. 1. Mali i Zi që logjikisht na shpalli NE pas lirimt të një territori, 2. Sërbia pasi duhej të na kthente NE. Mali i Zi do të sulmojë i pari Shqipërinë, kurse Shqipëria e para Sërbinë pasi e shpalli NE e para. Kështu, territori që pritet të sulmojë e ta çlirojë Shqipëria është ai i Kosovës. Në rast se arrin të i bëj ball sulmit të Malit të Zi, Shqipëria siguron 40 ulëse në kongres, megjithatë shumë lojtar kanë ruajtur armatime të shumta për çlirimin e Kosovës. A do të arrihet kjo për herë të dytë? Mbetet të shihet.

Sërbia me 100% të resurseve
Ka kohë që Sërbia bashkë me aleatin e saj Poloninë, e kanë larguar amerikën nga pjesa e Evropës që i mundësonte 100% të resurseve, dhe kështu i bënë ato për vete. Amerika u largua nga 100%shi, kurse shteteve me 100% iu shtua edhe Sërbia.

Bosnja pa territor
Nuk mund të numërohet se sa kohë ka që Sërbia po e lënë Bosnen pa territor, apo dhe i sati muaj është që Bosna pritet të mos ketë kongres/parlament. Disa herë janë bërë përpjekje për lirimin e Bosnës, por kanë rezultuar pothuajse të pasuksesshme. Pak shpresa ka që Bosna të ketë kongres dhe këtë muaj.

Kroacia, në një territor më të "sigurtë"
Që nga koha kur Sërbia morri ofenzivë të rëndë dhe la Bosnën e Kroacinë pa kongres, Kroacia ka sulmuar disa vende të Azisë me anë të airstrike, dhe ndër vikitmat e fundit është India. Kroacia tashmë është vendosur në Azi, ku qetësisht i ka të siguruara territoret, dhe është e qetë nga luftërat.

Rikthehet lufta FYROM-Greqi
Pas disa muajve të marrëveshjes për armëpushim, FYROM dhe Greqia janë përsëri në luftën e papërfunduar, duke sulmuar njëra-tjetrën, e duke fituar njëra ndonjë kampanjë, tjetra tjetrën. Nëse vazhdon kështu, nuk dihet ku do të përfundoj kjo luftë.

EDEN drejt shpërbërjes?
Së fundmi është mbajtur një sondazh në Portugali nga Presidenti, ku shumica e Portugezëve kanë votuar Pro largimit nga EDEN, dhe në rast se largohet zyrtarisht edhe Portugalia pritet të jetë një goditje e rëndë për aleancën, që po humb antarët e saj dita-ditës.

Kjo ishte një përmbledhje e shkurtër e situatës së përgjithshme. Në rast se mendoni se kam humbur ndonjë gjë, ose dëshironi të diskutoni në lidhje me këtë situatë, jeni të ftuar të komentoni në artikull.
Faleminderit
DardanH

 

Comments

Kris the Intriguer
Kris the Intriguer Day 1,891, 09:28

v

EFALB
EFALB Day 1,891, 09:28

Vote
Pak me i shpejte Kris u tregove

RadeciVV
RadeciVV Day 1,891, 09:29

Harrova dhe faktin se FYROM ka nje aleance me USA, por kusht qe ta mbaje aleancen e ka TE MOS I BEJ NE SHQIPERISE.

Faleminderit

gjilani1233
gjilani1233 Day 1,891, 09:30

bravo vlla ti qenke i papar.

Kthetra Alb
Kthetra Alb Day 1,891, 09:32

Sakte e qarte. Thanks

ILLYRIAN .PUNISHER
ILLYRIAN .PUNISHER Day 1,891, 09:38

Shume informuese rrofsh vella v+s

kushtrimzz
kushtrimzz Day 1,891, 09:41

V

Analize e mire

KOSOVA Batoa
KOSOVA Batoa Day 1,891, 09:55

V

LioneX aKa MeDzeLi
LioneX aKa MeDzeLi Day 1,891, 09:55

VIOTADOOO ! bëje ditore do ishte prfekte ; )

Iceberg195
Iceberg195 Day 1,891, 10:58

v

nonakrimit
nonakrimit Day 1,891, 11:05

V

Rorschach C
Rorschach C Day 1,891, 11:08

v

Sei Kaon
Sei Kaon Day 1,891, 11:25

V

erjol1
erjol1 Day 1,891, 11:34

V

Nameless99
Nameless99 Day 1,891, 12:18

Ikja e Portugalise nuk ka asgje tragjike per mendimin tim, e kisha parashikuar 1 muaj me pare a me shume.
Portugalia eshte vend defiçitar per EDEN-in, e ben armik me Spanjen, e ne keto kohe kur Polonia e USA jane hedhur kunder EDEN-it hapur fare, nje Spanje me shume nuk sjell asnje perfitim.

EDEN-i i vjeter ka merdhifur me kohe, vulen ia vuri sulmi i Amerikes mbi Tajvanin. Ne Perendim te Italise duhet ruajtur vetem Argjentina per arsye te orareve, ata jane zgjuar kur ne jemi ne gjume.

Persa i perket gjendjes tone, perballojme Malin e Zi me çdo kusht dhe sulmojme Kosoven ne çastin e skadences se 24 oreve pas shpalljes se NE, qe i bie me date 25.

Serbia ka shume armiq ne loje, qe mund te luftojne ne krahun tone, ndersa miqte e Serbise mund te mos futen se do mendojne qe Shqiperia eshte kafshate e lehte per Serbine, pra mund te kemi edhe nje surprize si me Fyromin ne fund te shtatorit.

Ardian Ferati
Ardian Ferati Day 1,891, 12:56

v
Bravo

Andiroid
Andiroid Day 1,891, 14:41

V Shkurt, qarte dhe paster!

LEKSENDER
LEKSENDER Day 1,891, 14:51

Meqe e dim tani qe edeni do mar fund te perfitojm kohen per te lidhur marreveshje te reja
sa me shum shtete bashk nuk do te thot aleanc me e fort se me shum probleme do ken per te ndihmuar njeri tjetrin
Un jam per aleanc me USA Poloni Kroaci Te tre kto shtete jan katolik jan serbet greket dhe ruset ortodoks Fyromet nuk e di çjan. Duhet par kjo mundsi se mund te realizohet

kushtrimzz
kushtrimzz Day 1,891, 15:20

tubua - USA Poloni Kroaci shanset me i pa perseri ne nje aleance pothuajse nuk ekzistojne,u mundua USA me formimin e CTRL-se mirepo deshtoj,sepse nuk mendoj se Polonia do kthehet kunder Servise ne kete loje!

Mirepo edhe nese nje dite prishet EDEN,Shqiperia ka aleate ne kete loje qe na respektojne dhe na duan,keshtu qe nuk e kemi problem per aleance

Gjithmone ne aleance kunder serbeve o7

celikikamen
celikikamen Day 1,891, 17:35

oO

JUNIORALB
JUNIORALB Day 1,891, 19:05

VV te lumt

Ali.Pash.Tepelena
Ali.Pash.Tepelena Day 1,892, 04:55

V.

Zamo aka BigDamage
Zamo aka BigDamage Day 1,892, 05:51

v

Gardalin Shtavica
Gardalin Shtavica Day 1,892, 06:44

bravo dardani

Gentrit Shahini
Gentrit Shahini Day 1,892, 09:32

ma mir te kishin ba ni marrveshje me Serbine qe kjo lufte te mos ndodh edhe te kallxohet shkaku i NE qe ka qen aksidental sbesoj qe do arrijm ndonje gje nese hyjm ne lufte me Serbine ... un jam 0 me bazuka dhe energy bars sa per tjert nuk dij gje !

Pejan II
Pejan II Day 1,893, 00:44

artikull gjenial. bravo.

AqifPasha
AqifPasha Day 1,893, 03:38

Situata aktuale ne vend
Amathos boll pra se nuk ka unitet rreth partise tuaj por unitet rreth Shqiperise

http://www.erepublik.com/en/article/operacioni-top-5-i-simpsonave--2200384/1/20

 
Post your comment

What is this?

You are reading an article written by a citizen of eRepublik, an immersive multiplayer strategy game based on real life countries. Create your own character and help your country achieve its glory while establishing yourself as a war hero, renowned publisher or finance guru.