Ambient on/off

Sign up

 

Continue

Continue By creating an account you agree to the Terms of Service & Privacy Policy

Situata aktuale tek fqinjët

Day 1,679, 17:39 Published in Albania Albania by RadeciVV

Përshëndetje qytetarëve të eShqipërisë.

Po e shkruaj këtë artikull për të treguar sadopak situatën e regjionit në të cilin bëjmë pjesë dhe i cili është ndër më të fortit, duke parë fuqitë ushtarake që janë në të. Me vëmendje jam munduar të përjcelli artikujt e ndryshëm nëpër këto vende dhe besoj se do të jeni sadopak të informuar, do shkruaj vetëm për ato që kam lexuar dhe kam përcjellur.

P.S. Më së shumti do shkruhet për fitimin e Kosovës dhe gjithçka rreth saj.


Situata e eShqipërisë
Ose është moduli i ri ushtarak, ose është se kohëve të fundit po na vijnë shumë lojtarë të huaj të fortë, ose është përkushtimi i madh i lojtarëve, ose baby boom të shumtë (çdo ditë shtohen minimum 150-200 lojtarë) ose të gjitha këto bashkë, po eShqipëria kohëve të fundit po çan tejpërtej. Nëse para pak javësh apo ditësh na kanë konsideruar si "vend për ushtrime ushtarake" tani të gjithë janë të çuditur me atë që arritëm të bëjmë. Me rezistencat në vendin tonë arritëm të i lirojmë territoret e pushtuara nga Maqedonia (FYROM), gjë që shumë pak e prisnin.

Natural Enemy i bërë Sërbisë dhe pasojat
Duke e ditur qëllimin e Sërbisë për të fshirë sa më shumë vende EDEN dhe proEDEN nga harta, ishim të vetëdijshëm se ata do të sulmojnë edhe tek ne. Megjithkëtë, pasi e sulmuan Bosnjën për të e fshirë totalisht nga harta, Shqipëria, e shpalli Natural Enemy Sërbinë, që "të fitonte në kohë" dhe "të siguronte të paktën një regjion", pasi, matematikisht, me gjithë atë kohë, nëse Sërbia do fitonte të gjitha betejat në të gjitha divizionet, Shqipëria përsëri do kishte një kongres të vetëm.

E në fakt, ndodhi ajo që pak kush e priste. Sërbia u fokusua në Itali dhe Bosnjë, duke e neglizhuar Shqipërinë, duke menduar se Shqipëria është akoma ajo e dobta, ajo me të cilën mund të fitosh me 10 lojtarë, dhe dukej sikur e kanë harruar që loja ka një modul totalisht të ri. Toka që ata e quajnë të tyre, e që në fakt kurr nuk ishte, u morr pa shumë vështirësi nga Shqiptarët, me angazhim e koordinim të plotë midis gjithë Ushtarëve si dhe aleatëve që trimërisht dolën triumfues në këtë luftë.

Kosova pjesë e Shqipërisë
"You have successfully moved to Kosovo, Albania." ishte "thënja" më e përdorur gjatë ditës. Kosova tashmë u bë pjesë e asaj që i takon, e asaj që të gjithë në jetën reale po ëndërrojnë dhe shpresojnë që një ditë do të jetë - e Shqipërisë. Neglizhenca që Sërbët i bënë Shqiptarëve duket se i ka kushtuar rëndë.

"U kapëm në befasi"
Eprorët e shtetit Sërb, udhëheqësit e njësive ushtarake, e lojtarë tjerë të njohur, si dhe ata pro-qeveritar, arsyetoheshin kinse "u kapën në befasi" nga Natural Enemy i Shqipërisë për ta, dhe "nuk prisnin që Shqipëria ta sulmonte Kosovën", si dhe "u fokusuan që të mbronin tokat në Bosnjë e Itali". Sa vlen kjo, vlersojeni vet.

Mediat në Sërbi
Mediat në Sërbi (gazetat në eRepublik) si dhe qytetarë të shumtë, po e vështronin situatën, po ankoheshin shumë për atë që po ndodhte, e mbi të gjitha po i përcjellnin mediat tona dhe postonin artikuj duke thënë "Shqipëria shpreson për Kosovën"; "Shqiptarët e kanë seriozisht"; "Në luftë me armikun tonë të përbetuar" etj. Poashtu ata u ankuan se Sërbët më shumë brengoseshin për të fituar vende në kongres se sa për luftën e Kosovës.

Bosnja 2 muaj pa kongres
Është muaji i dytë që Sërbia po e mban Bosnjën dhe Hercegovinën pa kongres. Siç duket Bosnja akoma nuk ka ndonjë strategji konkrete, edhe pse ajo e shfrytëzoi situatën e sulmit të fitores, duke e fituar një regjion, edhe pse me shumë vështirësi, dhe me ndihmë shumë të madhe të aleatëve.

Referendumi i Maqedonisë (FYROM)
Maqedonia kohëve të fundit po shqyrton daljen nga ONE, dhe për këtë pritet një referendum, pasi kohëve të fundit janë krijuar përçarje, sidomos midis Maqedonisë e Sërbisë, dhe Maqedonisë e Polonisë, e poashtu kundrejt Eprorëve të ONE.
Me Sërbinë sepsee janë krijuar disa artikuj kundërthënës në media Sërbe, që kanë ndikuar që shumë ushtarë nga Maqedonia të luftojnë madje në betejën e Kosovës në anë të Shqipërisë,
kurse me Poloninë dhe kryesinë e ONE pasi nuk po mirreshin vesh mes vete dhe Maqedonët vlersonin se betejat e tyre po liheshin mbas dore nga ONE.

Lufta që kurrë nuk mbaron
Greqia dhe Maqedonia (FYROM) janë në një luftë shumë po shumë të gjatë. Disa herë e kan fshirë nga harta njëra-tjetrën, disa herë e kanë lënë pa kongres, dhe akoma po vazhdojnë të luftojnë, e nuk po gjejnë asnjë zgjidhje që të arrijnë ndonjë armëpushim. Nuk i dihet se kur do mbaroj ky konflikt, që si në shumicën e vendeve, siç duket u ndikua nga Jeta Reale.

Kroacia mbahet mirë
Edhepse regjionet orgjinale janë të pushtuar nga Sërbia, Kroacia ka arritur të përparoj shumë duke siguruar kongres me vende të pushtuara, si Austria e Zvicrra, dhe kështu po arrin të "mbijetojë" e të evitoj ndonjë kolaps të mundshëm të shkaktuar nga mungesa e kongresit.

Kjo ishte besoj një analizë që besoj se do ju kishte pëlqyer. Për çdo kritikë, sygjerim etj. jeni të ftuar të komentoni.
DardanH.

 

Comments

KOSOVA PEYONI
KOSOVA PEYONI Day 1,679, 17:47

pro e bukur +v e ki !
flm per keto informata

kushtrimzz
kushtrimzz Day 1,679, 17:48

V

Nje nder artikujt informues me te mire qe e kom lexu ndonjehere.

LongLiveAlbania
LongLiveAlbania Day 1,679, 17:54

Artikull i bukur vlla te lumt. V+S

AlbiGeois
AlbiGeois Day 1,679, 17:58

Artikull i mire, duhet kthyer ne periodike, te pakten nje here ne 3-4 dite ose nje here ne jave te shkruhet nje permbledhje e tille.

Fessti
Fessti Day 1,679, 18:48

BIG VOTE

tupecpancho
tupecpancho Day 1,679, 22:26

v+s

Dardann81
Dardann81 Day 1,679, 00:38

bravo ! V

Arius argiri
Arius argiri Day 1,679, 00:56

v16-s430
nje artikull i qarte qe i dhuron lexuesit shume informacione te vlefshme mbi situaten nderkombetare ne te cilen ndodhet shqiperia!

VisarJ
VisarJ Day 1,679, 00:57

V

3.a.g.l.e
3.a.g.l.e Day 1,680, 01:21

V. S.

Gani2000
Gani2000 Day 1,680, 01:25

te votojme te gjithe, e ndoshta na shkrun me shpesh

kkinsiiF2HiGH
kkinsiiF2HiGH Day 1,680, 01:32

Hallall bro

Gjenerali me shajak
Gjenerali me shajak Day 1,680, 01:40

V

inter86
inter86 Day 1,680, 01:44

v+s

baci7
baci7 Day 1,680, 02:26

Voted . thnx per ket sqarim

AM14
AM14 Day 1,680, 02:36

V, si gjithmon i papare.

ujku76
ujku76 Day 1,680, 02:44

Te lumte more djale! Te falenderoj per kohen qe harxhove per te shkruajtur kete artikull informues.

Muhammedmurat
Muhammedmurat Day 1,680, 02:48

V+s

AFRIm GoGa1
AFRIm GoGa1 Day 1,680, 03:10

nje Big Up per artikullin vlla

Panch0TheGreat
Panch0TheGreat Day 1,680, 03:17

Bravo vellai

shkodrani76
shkodrani76 Day 1,680, 03:17

147/440

KOSOVA Batoa
KOSOVA Batoa Day 1,680, 03:28

Analize e plote Dardan bravo voted.

RadeciVV
RadeciVV Day 1,680, 03:45

Faleminderit te gjithve per vlersimet, do te shikoj te shkruaj sa me shpesh te mundem, megjithate s'po ju premtoj gje

DonCurtis
DonCurtis Day 1,680, 04:09

Te lumte Dardan. Ke v+s nga une!

Frederik 11
Frederik 11 Day 1,680, 04:17

v -bravo

Kosova99
Kosova99 Day 1,680, 04:22

v s

marsel 11
marsel 11 Day 1,680, 04:23

Ja pra keshtu lloj artikujsh na duhen ne menyre qe te informohemi se cfare ndodh ne rajon bravo

LulB
LulB Day 1,680, 04:31

Artikull i mire
shpresojme te na vijne udhezime nga "pushtetaret", se a duhet te shperngulet nje pjese e popullsise ne Kosove
mare parasysh se ne kohen qe po shkruaj , ne eKosove, jetojne vetem 166 banor shqiptar nga 877 sa ka gjithsejt.... qe i bie 19%...
mandej pyetja tjeter: sa kemi mundesi qe ta mbajme Kosoven?

Albawizzy
Albawizzy Day 1,680, 04:33

v+s

KRIMIKO
KRIMIKO Day 1,680, 04:43

V e madhe shtypi, Bravo Dardanh per kete artikull informues:)

Armant
Armant Day 1,680, 04:51

Dardan cdo artikull qe shkruan ti e ke te sakte e teper informativ! Mos ndalo vella!
Big Vote!

Uka Med
Uka Med Day 1,680, 04:59

v+s hallall

Cameria Soldierboy
Cameria Soldierboy Day 1,680, 05:05

sa x greket me maqedonsit lerini te hane kokat me njeri tjetrin, dhe shpresoj ver8 q maqedonia t dale nga one , le ta shohim si do te mbijetoje ca kohe e vetme kunder te gjitheve :d, voted

Cameria Soldierboy
Cameria Soldierboy Day 1,680, 05:05

super artikull

Hajdaraga
Hajdaraga Day 1,680, 05:33

je shume analist

ILLYRIAN Pirat
ILLYRIAN Pirat Day 1,680, 05:41

FLM per artikullin...me pelqeu kjo

""Nëse para pak javësh apo ditësh na kanë konsideruar si "vend për ushtrime ushtarake" tani të gjithë janë të çuditur me atë që arritëm të bëjmë. Me rezistencat në vendin tonë arritëm të i lirojmë territoret e pushtuara nga Maqedonia (FYROM), gjë që shumë pak e prisnin.""" ;)

Albanoi08
Albanoi08 Day 1,680, 06:02

Kish mo largu FYROM nga ONE, bile nuk kemi qka me luftu kunder tyve mo...

ILLYRIAN Pirat
ILLYRIAN Pirat Day 1,680, 06:03

po po nese largohet nga ONE mos te mendoje qe te behet aleat me ne sepse duam Iliriden :) ... nuk kemi cti bejme Camerise hajt.. por kete jo

RadeciVV
RadeciVV Day 1,680, 06:19

Nese largohet nga ONE, FYROM do te futet tek aleanca e re e krijuar nga Bulgaria, qe eshte proONE, pra nuk do ndryshoje shume, kurse perderisa eshte greqia ne EDEN, FYROM nuk besoj se do futet ndonjehere..

KingBato
KingBato Day 1,680, 06:24

Te Lumte

Kthetra Alb
Kthetra Alb Day 1,680, 07:30

Shume artikull i bukur, informativ, tejsisht i qarte!! Bravo!

Birziminium
Birziminium Day 1,680, 08:04

BIG Vote

iCask
iCask Day 1,680, 09:29

V

alba1fighter
alba1fighter Day 1,680, 10:36

S +V

kica1
kica1 Day 1,680, 13:32

hahahahaha

Dren78
Dren78 Day 1,680, 18:04

nje V te madhe

Eni05
Eni05 Day 1,680, 00:28

Shkurt,qart,paster dhe pa gabime!
+1 V

AlbSupport
AlbSupport Day 1,681, 04:25

V shum mir e paske shkru hallall

RENEA90
RENEA90 Day 1,681, 05:46

v

kokleshi
kokleshi Day 1,681, 07:10

te lumte dora e vogel, POOORRRR


FYROM & SERBIA po na fshijna nga harta per ca kohe

 
Post your comment

What is this?

You are reading an article written by a citizen of eRepublik, an immersive multiplayer strategy game based on real life countries. Create your own character and help your country achieve its glory while establishing yourself as a war hero, renowned publisher or finance guru.