Programi i Partis Revolucionare !!!

Day 1,790, 00:33 Published in Albania Albania by Komandantii92

Partia Revolucionare ka shprehur gjithmone shqetesimin e ngritur nga shume antar te kesaj partie , qytetar te thjeshte dhe kongresmen se qeverite e partive qe kan shumicen edhe ne kongresin e shqiperise jane treguar te ftohta ,indiferente dhe madje ndonjeher edhe agresive ndaj propozimeve te shprehura ne artikuj te ndryshem te gazetave te eAlbania duke nxitur me kete sjellje padashur edhe krijimin e nje ambienti dyshimesh ,ftohtesie dhe kundershtimesh ndaj vendimeve te kongresit dhe punes se qeverive shqiptare!
Ne kete gjendje me deshiren per te zgjeruar bashkpunimin dhe diskutimin e ndersjellte qe do ti afronte mundesine te gjithe qytetareve te shqiperise te japin ndihmesen e tyre per nje qeverisje sa me te mire te vendit tone me anen e propozimeve dhe ideve te tyre e cila do te bente qe te gjithe qytetaret ta ndjenin qeverine pjese te vetvetes dhe te mos i prisnin vendimet e marra nga ajo me dyshim dhe madje edhe me armiqesi Partia Revolucionare vendosi te mbeshtesi sa edhe te perpiqet me anen e perfaqesuesve te saj ne kongresin e shqiperise qe pas nje diskutimi me te gjitha forcat politike te bej te mundur venien ne jete te disa prej ketyre propozimeve per te cilat partia jone eshte e mendimit se do te ndihmojne ne zhvillimin dhe forcimin e Shqiperise dhe qytetareve te saj!
1.SHTIMI I TRASPARENCES.
Te gjithe ministrit te shkruajne nje raport javor mbi veprimtarine e tyre.Dhe shkrimi i ketij raporti behet domosdoshmeri ne rastin e ministrise se jashteme ,ministrise se mbrojtjes dhe asaj te ekonomise per arsyen se qytetaret duhen dijne se kur dhe perse rriten apo ulen taksat se perse luftojme ne kete apo a ne ate vend ,cilat jane ligjet e propozuara per tu votuar ne kongres ,kush eshte ai qe i ka propozuar dhe cilat kane qene arsyet qe e kane shtyre te propozoi vendimin e ketij ligji.Gjithashtu shkrimi i ketyre raporteve perveç se do te shtojne njohurit e qytetareve mbi veprimtarin e kongresit do te ndihmoje qe ministrat dhe kongresmenet te behen me te pergjegjshem per detyren e rendesihme qe kan marre persiper te kryejne kur kane kerkuar apo pranuar te jene pjese e kongresit apo e qeverise.
2.DEPOLITIZMI DHE FORCIMI I DREJTIMIT TE USHTRISE.
Drejtimi i MU duhet te lirohet nje here e pergjithnje nga varesia ndaj politikes.MU duhet te sherbejne vetem per mbrojtur atdheun dhe jo per te mbrojtur dhe sherbyer partive politike si mjet per te mbledhur vota ,antar apo per me teper ne mjete per te izoluar dhe keqtrajtuar kundershtaret politik.Per te ralizuar depolitizimin e Mu duhet
a.Komandantet e MU te heqin dore nga çdo veprimtari politike ,kryerjen e funksioneve ne qeveri apo ne kongres dhe te merren vetem me drejtimin e MU .Komandantet e MU te zgjidhen jo nga qeveria por nga antaret e Mu me anen e votimit.Keto zgjedhje te kryhen çdo 6 muaj per te mundesuar qe ushtria mos te ngelet pa drejtim sa here qe ndrrojme presidentin.(Nga ky rregull mund te perjashtohet vetem FZHP komandanti i se ciles per arsye te rolit edukues qe duhet te kryej kjo njesi perveç atij ushtarak te zgjidhet nga Presidenti.)
b.Chatet e Mu te perdoren vetem per realizmin e detyrave te MU ,dhenie urdherash,shperndarje ndihmash dhe ne te te ndalohen te behen bisedime te tjera te tipit familjar,shoqeror apo politik.
c.Krijimi i shtabit te pergjithshem te ushtrise i perbere nga 5 antar (Kater komandant e Mu dhe presidenti).Ky shtab te marri vendimet mbi strategjin ushtarake dhe vendimi i marre (Me shumice votash !) te jete i pakundershtueshem nga askush.
3.Te luftojme per Shqiperine.
Ne kete loje jemi futur per te luftuar per Shqiperine dhe nuk duhet te harrojme asnjehere se kjo eshte arsyeja qe me shume se gjithçka tjeter nxit lojtaret e rinje te behen pjese e kesaj loje.Nese harrojme kete apo zhvleresojme “luften per shqiperine” per hire te strategjive te medha dhe te aleancave boterore duhet te jemi te ndergjegjshem se ne kete menyre do ti heqim kesaj loje nxitjen qe na ka shtyre te behemi pjese te saj pra te luftojme per Shqiperine dhe si rrjedhoj do te nxisim edhe largimin kronik te lojtareve sa edhe pakesimin e hyrjes ne te lojtareve te rinje.
Me kete rast falenderojm edhe Andi Progonati ,Rilindasi,Arius argiri artikujt e te cileve na frymezuan ne shkrimin e ketij programi politik dhe ftojme te gjithe atyre qe perkrahin kete program ta pasurojne ate me propozimet e tyre dhe te votojne kanidatet tane ne zgjedhjet per kongres !

Me punen dhe impenjimin tone do te bejme te pamunduren qe te mos ju zhgenjejme!

Me respekt
Komandanti92