Per CP! Kandidimi dhe plani im

Day 1,952, 13:40 Published in Albania Greece by Andiroid


Shqiptar! Bijte e Shqipes krenare!

Ju drejtohem juve, lojtar te ketij komuniteti qe çdo dite harxhoni kohen, mundin, te ardhuart dhe nervat tuaja ne kete loje rumunesh.
Ju qe ashtu si une jeni ketu per ndjenjen e paster te patriotizmit, ndjenje e cila na karakterizon ne shqiptarve. Ju qe çdo dite, qofte ne loje ashtu si ne RL mundoheni te mbani lart emrin e Shqipes krenare.

Cfare po ndodh me kete komunitet te quajtur eShqiperi?
-Gjendja e eShqiperise eshte katastrofale. Fati i eShqiperise eshte ne renie te lire dhe po nuk beme diçka te gjithe sebashku nuk dihet se ku do perfundojme...

I kujt eshte faji do thoni ju? (3 Pika)
1-Faji eshte i te gjitheve pa perjashtim!!!
Ne shqiptaret kemi qene dhe vazhdojme te jemi te ndare. Kjo ndarje na ka penalizuar nder shekuj dhe po vazhdon te na penalizoje edhe ne kete loje.
Vllezer a e keni pyetur ndonjehere veten pse shtete si Serbia dhe Greqia (te cilat i urrejme) perparojne ndersa ne ngelim ne vendnumero? (madje kalojme edhe ne regres)
Pergjigja eshte se serbet dhe greket jane shume nacjonalista. Ata luftojne, sakrifikojne dhe gezojne te bashkuar per kombin e tyre, ndersa ne shqiptaret gezojme kur fiton klani, familja apo grupi shoqeror duke e vene nacjonalizmin (atdheun) ne vend te 2.
Jemi ndare sikur te jemi ne skuadra futbolli. Nuk kuptojme qe ky nuk eshte nje kampjonat kombtar dhe nuk fitojme asgje duke u ndeshur njeri me tjetrin!
Per te ber nje paralelizem do thoja qe jemi ne nje Kampjonat Botror dhe vetem duke luftuar, punuar dhe sakrifikuar bashke do ta çojme perpara kete ekip qe mban emrin eShqiperi.

2-Faji eshte i disa lojtarve ne veçanti!
Nuk jam ketu per te kritikuar askend por duhet thene qe ne kete gjendje gjendemi edhe per shkak te shume gabimeve qe kane bere disa lojtar qe kane patur fatin e eShqiperise ne duar.
Gabime qe vijne nga eksperjenca e paket, kokfortesia, neglizhenca, mendjemadhesia etj etj.
Cdo CP qe vjen flet gjthmone per Bashkim Kombetar por me pas qeverin e tij e krijon vetem me shoket e vjeter per hir te shoqnise dhe jo eShqiperise!
Keshtu bashkimi shkon e pirdhet...
Megjithse ka pas edhe raste per bashkpunim por çuditerisht pales kundershtare (cilado qofte) i kane dale ndonje pune ne RL dhe nuk ka kohe te japi kontributin e tyre per vendin.

3-Por faji mbetet edhe jetim!
Cdo njeri mund te gaboje! Nuk ka njeri perfekt. Pranimi i gabimeve dhe marrja e pergjegjsise se tyre tregon nje gjest burrnie.
Kurse justifimet e kota ose largimet nga pergjegjsia tregojne nje karakter te dobet dhe feminor.
Kemi patur shume raste gabimesh te rendomta ketu ne loje dhe ne pjesen me te madhe te tyre eshte provuar te mbulohen, justifikohen madje dhe te mbeshteten. Sigurisht keto gjera nuk shkojne ne te mire te komunitetit.

Eshte koha te ndryshojme. Eshte koha qe secili nga ne te bej hapin e par drejt tjetrit dhe jo te presim tjetrin qe te vije tek ne.
Ketu jemi per Shqiperine dhe vetem per ate duhet te punojme.

Vllezer une po marr guximin te kandidoj si CP ne kete perjudhe te veshtire!
Ajo qe dua te bej eshte te sjell nje fryme bashkpunimi midis te gjitheve.

Shkurtimisht po ju them planet dhe objektivat.

-Krijimi i nje bordi qeveritar te bazuar tek meritokracia jo tek shoqnia, ne te cilen do bejne pjese lojtar te cilet jane me verte ne gjendje te bejne punen e tyre!
-Ky bord qeveritar te perbehet nga antar te afte te 7 partive kryesore VV,
LeA, PN, PR, PEA, PBK dhe PP
Pra pozite dhe opozite. Te pakten kete muaj ti lejme menjane sherret e kota dhe te fokusohemi ne nje objektiv i vetem: --> eShqiperia
-CP nuk duhet me te marri asnje vendim vetem qofte edhe ndonje vendim parendesi. Per kete jam pro propozimit te Alb Penicilin per krijimin e nje keshilli te larte ose "Grup te Moçmish" qe e gjeni ne kete artikull
-Transparence dhe artikuj javor per punen e kryer. Do sugjeroja edhe perdorimin e ketij forumi www.erepublik.al
Ketu çdo qytetar mund te postoje pytjet, shqetesimet apo sygjerimet e tyre.
-eShqiperia vjen e para pastaj aleatet dhe jo e kunderta...

Objektivat.
-Kryesori do jete padyshim Kongresi i muajit te ardhshem. U bene 3 muaj pa kongres,duhet dhe do arihet me çdo kusht e ne çdo menyre.
Ne kete gjende emergjence çdo objektiv tjeter kalon ne plan te dyte.

Pa dyshim qe eshte momenti me i papershtatshem per kedo per te kandiduar per CP. Megjithse ne fund te fundit nuk ka ndonje moment te pershtatshem.
Te jesh CP do te thote te jesh pergjegjes dhe te pergjigjesh per çdo gje ne kete komunitet. Edhe nqs çdo gje te behet ne menyre te perkryer do te kete gjithmone kritika... por eshte me mire sepse do te thote qe edhe e perkryera mund te permirsohet.
Une jam nje lojtar i thjeshte asgje me shume e asgje me pak nga secili prej jush. Nuk me ka interesuar ndonjehere fama virtuale dhe ata pak veta qe me njohin mund tjua konfirmojne.
Po e mar kete pergjegjsi vetem per te ndryshuar diçka per mire por vetem nuk mund te bej asgje. Te gjithe bashke mund te bejme ndryshimin.

Faleminderit per kohen qe me kushtuat.
Me respekt Andi ...njeri prej jush!