Pamje nga Kongresi 2

Day 2,113, 04:28 Published in Albania Albania by ArnoldDjin


Përsëri kërkoj falje si në artikullin tim të parë(Pamje nga Kongresi 1) në lidhje me gjatësinë e artikullit për shkak të lumit të ngjarjeve plot debat që po ndodhin këto ditë në kongres.
Debati qëndron nga ligjet e fundit të propozuara në lidhje me armikun natyral(NE) ku është propozuar 2 herë shteti Serb dhe e kemi ndërruar mendjen disa herë sic femra ndërron veshjen.



1 - Ligji herën e parë u propozua nga DarDan 81 i cili ndoshta me të drejtë ka menduar se do të mbështetej nga Kongresi, por nga biseda me Kongresin dhe Presidentin ramë dakord që mos ta mbështesim për shkak se do ishim të vetëm pa përkrahjen e aleatëve dhe shteteve dashamirës kundrejt nesh, kështu që u votua JO sigurisht këtë bëra dhe unë.


Ligji u refuzua me 6 vota PRO dhe 20 vota JO që nuk lë shkas për diskutime.
Ndërsa 4 ditë më vonë(dmth dje) ndodhi e kundërta Pres. Fessti propozon përsëri të njëjtin ligj por kësaj rradhe kishim mbështetjen e aleatëve dhe dashamirësve dhe na tha që duhet të votojmë PRO,ndërsa në darkë ndodh e papritura, aleatët ndryshuan mendje dhe Pres. na tregoi që nuk do na mbështesë asnjë sepse dëmi i aleatëve do shkoj tjetërkund.
Unë sigurisht votova PO sepse votova diku nga mëngjesi por me keqardhje them që edhe n.q.s do votoja në mbrëmje do votoja PRO që të shërbente si mësim dhe vath në vesh që nuk duhet të përdoremi si zar nga aleatët.
Duhet të them që nuk kam asgjë me Pres. në fakt më duket zgjedhje e mirë por kjo ndodhi i ka ulur pikët atij dhe ne në arenën ndërkombtare.


Ligji në këto caste po refuzohet me 14 vota PRO dhe 16 vota JO.
2 - Ligj pratikisht i aprovuar që na lejon MPP(aleancë) me shtetin Francez ku sigurisht nuk ka nevojë për debate sepse kemi kohë që bashkpunojmë kundër armikut të përjetshëm të Shqipeve.
Sigurisht dhe unë votova PRO ligjit.


Ligji në këto caste po votohet dhe nuk ka shumë që u propozua nga Pres. dhe do të aprovohet me 16 vota PRO dhe asnjë votë JO.

3 - Edhe ky ligj praktikisht nuk kishte nevojë për debate te tepërta ku Pres. propozoi Embargo tregtare me shtetin Serb, që do të thotë ndalesë nga shteti jonë që të shesesh apo të blesh ne shtetin e sipër përmendur.
Unë pa e menduar votova PO,ndoshta shteti Serb ka cmimet më të volitshme në market në shumë raste por me këtë ligj mund të themi se s'ju kemi nevojën.


Ligji është në fundin e tij dhe është aprovuar gati unanimisht me 34 vota PRO dhe 1 votë JO(?????).
4 - Ligji i fundit është ligji ku Sei Kaon propozon rritjen e taksës së punës(Work Tax ku shteti merr përqindjen e tij nga rroga e përditshme që punëtori merr nga punëdhënësi).



Unë përqafova tezën e kolegut ku thoshte se shtetit i duhen më shumë para dhe të largohemi nga dhurimet private të lojtarëve të vjetër që e mbajnë akoma shtetin tonë në këmbë.
Cështja ishte e drejtë dhe personalisht e argumentoj me faktin se nuk mendoj se taksa nga 1 ne 3% do dëmtonte realisht punëmarrësin kur e dimë që ekonomia ka probleme në lojë dhe mënyra sesi paguhen lojtarët në te gjithë eRep-in është me Q7-ë, pra rroga anashkalohet për të mos të thënë nuk llogaritet.
Por duhet të them se të gjithë deputetët e kanë argumentuar dhe sqaruar saktë me tezat e tyre dhe duhet të them se kjo situatë është nga ato "vet zot vet shkop" pra gjithsecili me votën e tij.
Gjithsesi unë e thashë që votova PRO


Ligji duket se është refuzuar me 8 vota PRO dhe 20 vota JO.
Shkatërrimet e artikujve të ndryshëm që ndodhin për shkak të komenteve të lojtarëve të ndryshëm po e parandaloj me një shtesë : N.q.s keni kundërshtime shkruajini po të paktën mos hidhni poshtë orët që shpenzojmë këtu prandaj ju ftoj të kundërshtoni me objektivitet.


Lëvizja Mëmëdheu është partia e duhur për ju, partia që ka vlera dhe respekton cdo kontekst brënda lojës.