Pamje nga Kongresi 1

Day 2,108, 14:54 Published in Albania Albania by ArnoldDjin

Do më falni n.q.s artikulli do të jetë i gjatë apo edhe i mërzitshëm por ngjarjet e këtyre ditëve dhe ngjarjet që do ndodhin ditët në vazhdim bëjnë që artikujt që shkruhen nga cdo organ qeveritar të jenë informues dhe lodhës, por të gjitha ngjarjet që po ndodhin premtojnë lojë interesante dhe më të bukur.
Të parat janë mënyra se si kam votuar në këto ligjet që janë propozuar së fundmi këto dy ditët që kaluan.

1 - Ligji që u propozua nga deputeti arsimto por që nga sa mora të reja ishte një gabim nga deputeti dhe nuk kishte më diskutime, ishte ligji që propozon NE(armik të natyrshëm) por që nuk ishte propozuar asnjë shtet, pra thjesht nje gabim dhe e votova JO.


Ligji tani është votuar plotësisht dhe ka marrë 2 vota PRO dhe 15 vota JO pra është hedhur poshtë.
2 - Edhe pse ndoshta do të ketë debat në lidhje me këtë ligj besoj se është i volitshëm dhe na lejon nji shtet me fuqi të konsiderueshme si aleat.
Ligji është propozuar nga Presidenti Fessti dhe pse qeveria e tij këtë muaj ka lënë për të dëshiruar(shpresoj mos ti vijë keq qeverisë) ky ligj është veprim me intuitë dhe përvoje nga ana e tij.
Më duhet të saktësoj që ndoshta na afron më shumë me aleancen CoT, secili qytetar mund të ketë mendimin e tij por besoj se në këtë aleance kemi aleatin më të madh të Shqipërisë dhe asnjë nga më të urryerit(që s'ka nevojë për emra) pra për ta përmbyllur unë e kam votuar PO.


Ligji nuk është votuar plotësisht por me 33 vota PRO dhe 3 vota JO ai do të aprovohet.
Më duhet të shtoj që edhe Indonezia nga ana e saj e ka pritur mirë ligjin, me 21 vota PRO dhe 3 JO.
3 - Ky ligj është dhe ai më i diskutuari nga Kongresi ku propozohet nga deputeti albshkupi që taksat e importit për armët të ulen nga 35% në 7% dhe TVSH-ja po ashtu për armët të ulet nga 7% në 5%.
Duke u ulur importi vinë tregtarët e huaj dhe konkurrenca rritet duke u ulur cmimet dhe taksat nga 7 deri në 5% do i lejojne qytetaret të kenë cmime më të volitshme dhe më duhet të saktësoj se Shqipëria ka shumë pak tregtar që e luajnë lojën në mënyrë "biznesmeni" prandaj ndoshta i hapim rrugën të huajve.
Votuar PO


Ligji është shumë ngushtë si rezultat me 16 vota PRO dhe 15 vota JO, pra ka akoma kohë për tu vendosur.



Punime të Sei Kaon
PS: Vlen për tu përmendur fakti që Pres. i shtetit Serv sot në menyrë tallëse apo idiote nuk e di propozoi MPP me Shqipërinë, ishte aq idiote sa dhe e cuditshme sa më duket se e hoqi Plato.
Shkatërrimet e artikujve të ndryshëm që ndodhin për shkak të komenteve të lojtarëve të ndryshëm po e parandaloj me një shtesë : N.q.s keni kundërshtime shkruajini po të paktën mos hidhni poshtë orët që shpenzojmë këtu prandaj ju ftoj të kundërshtoni me objektivitet.