Integriteti – vlere qe duhet mbjellur ne kete komunitet

Day 2,115, 04:20 Published in Albania Ireland by VisarJ

Përshëndetje bashkëkombës,

Qe një kohë nuk kam qenë shumë aktiv në lojë se kam qenë super i zënë në RL. Tani qe pak po mundem me “marr frymë” më lirshëm do të publikoj dy artikuj që kam menduar ti shkruaj shumë më parë.

I pari është për një dukuri negative në këtë komunitet dhe i bazuar në vështrimet dhe përjetimet personale, që përbën pjesën kryesore të këtij shkrimi.

I dyti do të jetë për zhvillimin e FabrikaShteterore, dhe nevojën për përkrahjen tuaj individuale dhe atë Institucionale, që do vie në një artikull të radhës.



Integriteti

"Integriteti" është një fjalë e madhe dhe që e dëgjojmë shpesh. Por sa ja njohim kuptimin e vërtetë kësaj fjale, sa e kuptojmë atë, sa e ndiejmë, sa e zbatojmë... është një sfidë që e përcjell komunitetin Shqiptar si në RL si në këtë lojë.

Në rrugëtimin e pjekurisë sime si BURRË, kam dëgjuar llojllojshmëri përshkrimesh mbi këtë fjalë dhe përbërësit e saj. Një që më ka lënë më së shumti përshtypje dhe të cilën e kam përvetësuar në përbërjen time ka rrjedh nga një gjeneral i ushtrisë Shqiptare të Kosovës:

“Integritet do të thotë kur ajo çfarë mendon, çfarë thua dhe çfarë vepron, është e integruar në NJË”.

Sa për të ilustruar këtë, ja ca shembuj të kuptimit tim të fjalës në kontekst të kësaj loje:

Bisedë vëllazërore me Krisfor:





Por kjo nuk është veti që duhet shfaqur vetëm me vëllezërit e gjakut, por me të gjithë njerëzimin. Ky ishte një rast i një luftëtari që kishte luftuar për Shqipërinë (dhe ne ishim duke fituar).




Vetëm gjatë javëve të fundit më ka rastisur të hasi në persona të cilët këto tri komponentë përbërëse të personit i kanë ngatërruar. Dhe për çfarë? Për ca përfitime fiktive.

Shembuj:



e pastaj




Apo



e pastaj:



që u përcoll me largimin tim nga funksioni këshillëdhënës partiak, nga vet ata që patën përkrahjen (në mungesë të modestisë për të thënë që ju lëshova vendin) për të marr udhëheqësin partiake.


Unë nuk dua që të eliminoj çfarëdo manovrimi që dikush dëshiron ta bëj në këtë lojë, se kjo mund të jetë pjesë përbërëse e argëtimit të tyre (si lufta për BH), e posaçërisht kur fshihemi prapa një “username”.

Mirëpo ju bëj lutje që së paku mos ta komunikoni. Mos ta thuani ndryshe e të veproni ndryshe. Mos e bëni këtë as në lojë, se ju bartet edhe në jetë të përditshme.

Mundohuni të integroni mendimet, me fjale e me veprime, se përndryshe humbni fytyrën.

Dhe siç thonë në Junik: “Njeriu ka vetëm një fytyrë për të humbur”.

Me respekt,
V.

“The soul is dyed the color of its thoughts. Think only on those things that are in line with your principles and can bear the light of day. The content of your character is your choice. Day by day, what you do is who you become. Your integrity is your destiny - it is the light that guides your way.”
― Heraclitus 500 p.e.s.