Fabrikat Shteterore - rezervat - konkursi i punes

Day 1,815, 13:41 Published in Albania Ireland by VisarJ


Përshëndetje bashkëkombas të nderuar,

Me 28 nëntor e kemi festën e madhe të 100 vjetorit të pavarësisë. Edhepse është vetëm për një copë toke Shqiptare, si ditë ka simbolikën e vet tek të gjithë Shqiptarët në mbrojtjen e identitetit kudo që janë ata.

Në këtë komunitetin tone virtual, ky muaj do e gjen Shqipërinë të pushtuar e coptuar nga disa armiqë të njejtë që kanë synuar të bëjnë këtë edhe në RL. Plani i diskutuar dhe i pajtuar nga të gjtha partite dhe i kërkuar nga të gjithë e-qytetarët është që të bëjmë një luftë të rreptë këtë muaj për të cliruar vendin.

Kjo do të jetë e vështirë duke konsideruar forcën e armiqëve, mirëpo Shqiptarët në eRepublik kanë premutar se me këtë 28 nëntor do ta shkundin eRepublikën, coftë ajo edhe vetëm për të demonstruar mbrojten e identitetit.

Andaj ju lus të gjithëve që të ruani bazooka dhe Candy për këtë ditë (po shoh shume lojtar duke fituar BH në këto lufta të rezistencës të pakuptimta dhe ju kisha lut që barem këtë muaj të mos mendoni për BH po ti ruajmë krejt armatimin për ditën madhështore).


FabrikatShteterore

Nuk e di sa jeni të informuar, po kemi arritur ta ngrisim njërën Fabrike (fabrikashteterore) që të prodhoj armë Q7. Raportin e statusit të fabrikave mund ta gjeni këtu, me një update të ri këtu.

Pas shumë negociatave, dy fabrikat e armëve janë zhvendosur në Argjentinë me ndihmën e presidentit të kaluar festimbeqa dhe kushtrimzz, ku tani gëzojnë bonuset 100% për amë (Amerika kishte humbur 40-60% të bonuseve).


Planet e presidentit

Unë kam diskutuar me presidentin e vendit jonkastrioti për rolin e Fabrikave Shtetërore dhe ai dëshiron që këtë muaj Fabrikat të ndërtojë rezervat e armëve për këtë ditë madhështore.

Synimi është që së paku të bëjmë 5000 – 6000 tanke Q7 nga fabrikat.

Andaj ky do të jetë edhe në muaj modestie për sa i përket pagave nga fabrikat shteterore.

Vendimi është që cdo punëtor të paguhet nga 5 tanke Q6 për ditë pune në cilëndo fabrike. Shume nga punëtorët e tanishëm të fabrikave janë deklaruar si punëtor vullnetar për këtë muaj, andaj dua ti falenderoj nga zemra.
- Kemendas
- Gj.K.Skenderbe
- ArnoldDjin
- NightFury2
- ArlinDx
- Alb0Golem


Konkurs pune

Fabrikat shteterore kanë nevojë për 10 punetor të ri. Ju ftoj qe te aplikoni për punë në këto fabrika dhe ta nderoni vetën dhe shtetin. Fabrikat gjenden në Argjentinë, andaj ju do duhet:
- Të udhëtoni në Argjentinë
- Të gjeni ofertat me nga 1 ARS/ALL të FabrikaShtetërore apo sokolsokol (afërsisht faqe 213-256)
- Të aplikoni për punë

Kostot e transportit do të ju mbulohen pas 5 ditëve. Pagat ditore do të jenë nga 5 Q6 tanke që janë ekuivalente me afro 35 ALL në tregun Shqiptar (përpos nëse deklaroheni vullnetar).

Modeli është first-come-first-employed

Ju lus që të më shkruani msg në lojë nëse doni të aplikoni në mënyrë që t’ju lajmeroj se a kanë mbet vende të lira në mënyrë që mos të shpenzoni kot në udhëtim (pranimet do ti postoj në këtë mesazh).

Punëtorët e pranuar

Konkursi tanimë është mbyllur. Ju falenderoj për kontributin. Statusi i rezervave do të postohet më poshtë (Shënim: ky status rezervash përfshinë vetëm ato të ndërtuara nga Fabrikat Shtetërore. Rezervat tjera te mbledhura nga vetë president, qeveritarët dhe lojtarët tjerë atdhedashës janë shumë më të mëdha se këto)






Statusi i Rezervave

Armet Q6 po shfrytëzohen për kompenzime dhe po shiten për të siguruar Raw materials për armë dhe ushqim. Në këtë mënyrë po kusehet buxheti i shtetit/bankës/shqiptarëve.

Status Day 1,817:
Tenka Q7 - 1100 cope
Ushqim Q5 - 11500 cope

Status Day 1,819
Tenka Q7 - 1520 cope
Ushqim Q5 - 14400 cope

Fati i Fabrikave

Fabrikat janë në funksion të të gjithë Shqiptarëve por i përgjigjen shtetit (presidentit apo kongresit në fuqi). Fati i tyre do të varet nga pushtetet që do t’i zgjedhni.

Sido që të jetë, ky muaj do të jetë muaji i fundit ku unë do të ushtroj detyrën e Menaxherit të Fabrikave. Besoj se misioni im afatagjatë i shëndrimit të shtetit në mentalitet investues dhe që një ditë Shqiptarët, përmes shtetit të tyre, të ketë fabrika që mund të adresojnë nevojat për luftë apo për programe sociale të përkrahjës së të rinjëve ka përfunduar.

Tani fabrikat kanë nevojë për një “gjak” të ri që do t’i shpie në zhvillim të mëtutjeshëm. Andaj i bëj ftesë presidentit që t’i gjej kta persona në mënyrë që t’i trajnoj gjatë këtij muaji për këtë funksion.

I juaji,
V.