Gjendja ekonomike, e fabrikave shteterore dhe hapat e metutjeshem

Day 1,776, 11:47 Published in Albania Ireland by VisarJ

Përshëndetje qytetar të nderuar të eShqipërisë,

Fillimisht kërkoj falje që ky artikull është shumë i gjatë, por pasiqë nuk kam shkruar qe një kohë, u mundova ti përmbyll të gjitha qështjet ekonomike këtu. Kërkoj falje nëse disa referenca nuk janë të kjarta për lojtarët e ri.

Ky artikull gjithëashtu ka për qëllim që të mbledhë mendimet e qytetarëve për zhvillimet e mëtutjeshme dhe të stimulojë vendimet e kongresmenëve për hapat e mëtutjeshëm.

Hyrje


Gjendja ekonomike globale

Së pari më duhet të theksoj se moduli ekonomik në e-republik nuk e replikon ekonomine në botën e vërtetë.

Për një periudhë patëm një ngritje të cmimit të GOLD i cili tregetohen me një valutë në relacionin 1 GOLD ≈ 2,000+ CC, dhe një kohe arriti deri ne 3,900 ALL . Gjatë kësaj periudhe shumë lojtar ndërtuan RAW Fabrika (ngase mund të ndërtoje një me 3-4 GOLD) gjë që rriti ofertën e RAW në treg duke ndikuar në uljen e cmimit për RAW.

Kishim edhe banka jo-formale të cilat funksiononin me kapitalin e dorëzuar nga lojtarët me kthime investimi.

Me cmim më të ulët të Raw dhe kosto të ulët prodhimit (kujtoj pagat ishin afro 300 CC), fitimet në prodhimet e armëve ishin të mëdha, dhe shume lojtar ndertuan rezerva të mëdha të CC. Fitimet edhe nga GOLD ishin të mëdha ngase CC shitej tek lojtarët e ri (pa përvoje) me kurs 1000 ALL = 1 GOLD dhe pastaj konvertohej me trefishin e vlerës së tij.

Normale që e gjithë kjo nuk u konvenonte moderatorëve të lojës ngase cregullonte tregun dhe balancin mes kapital-mbajtësve të mëdhej dhe lojtarëve të ri. Andaj nga adminët u morrën hapat për të eliminuar shumat e mëdha të RAW dhe CC (ALL në rastin tonë) nga tregu duke:
- Prezantuar rocket factory (qe rrite kerkesen per llojet e armëve dhe në mënyrë indirekte edhe RAW që nevoiten për të prodhuar ato)
- Prezentuar Cilësinë Q7 të Armëve (dhe Ushqimi – më pak e shfrytëzuar) që anomalisht kërkonte 200 RAW per të prodhuar një armë (kujtoj se Q6 kërkon vetëm 60 RAW për të prodhuar një armë)
- Prezentuar mundësinë e Air-Strike (duke mbledhur nga 1 milion CC nga shtetet për një sulm) – tentimi dytësor i Air-Strike vshtë të kërkoj ushqim dhe në mënyrë indirekte të rrisë cmimet për ushqim

Andaj jemi ku jemi, me një ekonomi më të vobekt sa i përket CC. Kemi një ulje globale të pagave në tentim të uljes së kostos së prodhimit.
Ana pozitive është se asnjeherë si më parë, GOLD nuk ka qenë më lirë sa i përket kursit të këmbimit (sot: 1 GOLD = 480 CC). Po nëse fitimi nga paga ishte 300 ALL atëherë, e tani i merr 30 ALL, blerja e gold është edhe më e vështirë. Mund të konkludoj se ja kan huq pak adminat.




Gejndja ekonomike në Shqipëri

Gjendja ekonomike e Shqipërisë nuk është në gjendje të mirë. Nëse i analizojmë indikatorët ekonomik mund të vijmë në këto përfundime.

Mungesa e bonuseve të rajoneve ndikon në Bruto Prodhim Vendor më të ulët sesa shtetet tjera. Kjo rritë koston e prodhimit për prodhuesit Shqiptar ngase me një punetor mund të prodhojne maksimum 10-12 produkte (derisa në shtete si Kina, Serbia, etj mund të prodhohen 20 cope). Kjo ndikon që pagat në Shqipëri të jenë të ulta, gjë që prodhuesin Shqiptar nuk e bën joshës për punëtorët. Shumë punëtor Shqiptar do të punojnë në shtetet tjera për një pagë më të mirë.

Një kohë të gjatë ishim të pushtuar, gje që ndikon në punësim dhe blerje. Sa jemi të pushtuar, nuk mund të marrim në punë apo të aplikojmë në punë tek punëmarrësit Shqiptar. Në anën tjetër, pushtimi e mbyll tregun për shtetasit e huaj. Shtetasit e huaj që kishin pas dëshirë të blenin në Shqipëri, nuk mund të udhëtojnë (change location) në Shqipëri që të blejnë në të. Kjo e ulë qarkullimin.

Fuqija blerëse në Shqipëri është e vogël. Sipas analizave nga lojtarët me përvojë, rrezullton që kemi vetëm 500 lojtar aktiv të regjistruar në Shqipëri. Kjo nuk është shumë motivuese për prodhuesit e huaj që të blejnë market license për vendin tonë.

Mungesa e prodhuesve vendor është evidente. Në një treg pa bonuese, dhe fuqi blerëse të vogël, shumë lojtar hezitojnë të ndërtojnë fuqi prodhuese. Ata koncentrohen më shumë në trajnim (strenght) dhe në fitime përmes tregëtisë.


Sistemi fiskal shtetërorë

Shteti është munduar ti ndërmerr disa masa fiskale të kohëpaskohshme për të zbutur gjendjen dhe për të siguruar më shumë ndihma për lojtarët e ri.

Për më shumë lexoni për zhvillimet e fundit këtu.

Para se të mbetemi pa kongres muajin e shkuar, në mënyrë që të lehtojmë lojtarët sa më shumë, ulëm tatimet e VAT në 3% në armë dhe ushqim, ligjet:
- http://www.erepublik.com/en/main/law/Albania/114585
- http://www.erepublik.com/en/main/law/Albania/114586

Për të parë sistemin tatimor të tanishëm, klikoni këtu.

Nga ajo kohë e deri më tani shteti ka mbledhur reth 290,000 ALL, nga të cilat reth 180,000 ALL kanë shkuar për “Mutual Protection Act” – krijimin e aleancave ushtarake me shtetet mike.

Kjo paraqet një pasqyrë të mjerimit të tregut, si global ashtu edhe shtetëror, ngase nga qarkullimi dhe cmimet më të ulta, edhe tatim-vjelja është më e ulët. Ju rikujtoj se para gjashtë muajsh, ne mbledhnim trefishin e këtyre mjeteve gjatë muajit.

Fondet në bankën shtetërore janë duke u zvogluar dita e ditës me shpërndarjen e ndihmave në divizionin e parë dhe të dytë. Për të parë gjendjen në bankë klikoni këtu.

Me këtë sistem tatimor, do të jetë shumë i vështirë vazhdimi dhe ngrija e programeve të mirëqenjës sociale



Fabrikat Shtetërore:

Për të siguruar një qëndrushmëri më të gjatë të ndihmave për lojtarët e ri, shteti gjatë qeverive të ndryshme ka inicuar investime kapitale në krijimin e fabrikave shtetërore. Këto fabrika janë ndërtuar nga fondet e Bankës së Shqipërisë, ndihmat vetanake të lojtarëve dhe nga ndihmat e kongresmenëve.

Deri më tani shteti ka tri kompani shtetërore:
-Fabrikashteterore
-Sokolsokoli
-Fabrika FPZH

Gjatë muajit të fundit, është vendosur që fabrikat të vetëzhvillohen dhe prodhimin e tyre ta shesin në mënyrë që të ndertohen RAW fabriakt e nevojshme për ti bërë ato të vetëqëndrushme. Raportin e secilës mund ta gjeni më poshtë.

Për të parë distribuimet nga këto fabrika, klikoni këtu, dhe në artikujt paraprak në këtë revistë.

Farbikat shkaku i bonuseve gjenden në USA (Fabrikashteterore dhe sokolsokoli) dhe në Kinë(Fabrika FPZH). Gjatë javëve të fundit derisa USA ka humbur disa rajone në luftërat e saj, prodhimi ka rënë për 40% të bonuseve.

Këto fabrika punësojnë vetëm lojtarët shqiptar dhe përpos prodhimit, ato kanë për qëllim që të shërbejnë edhe si punëdhënës i dejshëm i lojtarëve tanë.

Për të parë procesin e konkurimit klikoni këtu.

Raportin e pagave mund ta gjeni në revistën e secilës fabrikë veqmas.


Ndihat në fabrika:

Qe një kohë të gjatë është bërë traditë që gold nga medaljet e fituara nga kongresmenët të dhurohen për fabrikat. Gjatë këtij mandati, u dhuruan në FabirkaShtetërore këto ndihma:



Falenderoj lojtarin stradiott (nje ish-punetor i fabrikes) i cili dhuroj afro 100 gold (në formë monetare) në momentin që vendosi ta lërë lojën. Ka treguar një shembull të mirë dhe i ftoj të gjithë lojtarët që nëse loja s’ju sjell më argëtim dhe vendosin ta lënë atë, të kontribojnë kapitalin e krijuar në mundësimin e argëtimit të mëtutjeshëm të bashkëkombasëve tjerë që dëshirojnë të ndërtojnë këtë komunitet virutal.

Në të njejën kohë ftoj të gjithë kongresmenët e këtij mandati që të dhurojnë GOLD nga medaljet e tyre sipas mundësive.

Për të shiquar ndihmat e kongresmenëve të mandatit të kaluar, kliko këtu.

Raporti mbi gjendjen e secilës fabrikë është i listuar si vijon:

Fabrika Shtetërore 1

FabrikaShteterore ka në dispozicion këtë kapital:
- Një fabrikë armësh cilësi Q6
- Një fabrikë ushqimi cilësi Q2
- 34 saltperper (edhe 3 copë nevoiten)
- 1 Fruit Orchard
- 3 Grain Farm
- 1 Iron Mine

Për momentin ka 102 GOLD dhe 50950 USD (reth 100 GOLD tjera me valutën e sotme monetare). Kongresi do të vendosë se cfarë është më mirë të investohet tutje në këtë farbikë. Të ngritet në Q7 apo të ndërtohet edhe një Q6 tjetër?




Fabrika Sokolsokoli

Fabrika sokolsokoli ka në dispozicion këtë kapital:
- Një fabrikë armësh cilësi Q6
- Një fabrikë ushqimi cilësi Q4
- Një hunting ranch
- Një Fruit Orchard
- Një Rubber Plantation
- 15 saltpeper (nevoiten edhe 21 copë)




Fabrika FPZH

FabrikaShteterore ka në dispozicion këtë kapital:
- Një fabrikë ushqimi cilësi Q5
- Një fabrikë armësh cilësi
- 2 Furit Orchard
- 3 grain Farm
- 1 Iron Mine





Fabrika si faktor lufte

Gjatë kësaj periudhe, unë dhe ndihmës menaxherët e fabrikave, jemi munduar që fabrikat të përfundojnë daily order dhe të ngrisin armatim për të luftuar në luftërat e Shqipërisë. Inventari ushtarak përfshinë këtë armatim.

Divizioni i dytë (Fabrikashteterore dhe Fabrika FPZH):
- 6 raketa 100,000 dmg
- 9 bazooka boosters
- 134 bazooka
- 112 candy bars

Damage: më shumë se 5.8 milion në këtë division. Fotot janë të djeshit, andaj sot ka pakëz më shume 😉






Divizioni i trete (sokolsokoli):
- 3 raketa 250,000 dmg
- 6 bazooka boosters
- 65 bazooka
- 34 candy bars

Damage: më shumë se 3.8 milion në këtë division.




Sfidat e tanishme ekonomike dhe syjgerimet për hapat e mëtutjeshëm

vazhdon....