Rritja e taksave - pikepamjet e mia ekonomike

Day 1,724, 15:07 Published in Albania Ireland by VisarJ

Përshëndetje qytetar të nderuar të e-Shqiperisë,

Këtë artikull pe shkruaj nga zemra e plastë se kam filluar të kuptoj se pse disa nga lojarët më me nam të këtij komuniteti po largohen mu në kohën kur na nevoitet më së shumti arma dhe dija e tyre me eksperiencë. Është ngritur një kulturë përdhosjeje të mundit të shumë bashkëkombasve që bëjnë këtu një punë vullnetare për të ngritur këtë komunitet në lavdinë dhe statusin që e meriton, qoftë në këtë botë virtuale.

Parimisht dua të ju rikujtoj se kjo lojë ka për qëllim primar argëtimin. Është një lojë komuniteti dhe ka sens vetëm atëhere kur mbrohen interesat e krejt komunitetit që dëshiron të argëtohet përmes saj. Në momentin që luhet individualisht, dhe mbrohen vetëm interesat vetanak, kjo lojë humb totalisht kuptimin.

Po edhe pse është lojë, vlerat tona kombëtare që jemi munduar ti mbjellim qe një kohë, nuk duhet harruar. Shumë lojtar luajnë në të me emrat e tyre të vërtetë dhe shpenzojnë kohë të vlefshme personale për të punuar në kapacitetin e tyre më të mirë për të gjithë.

Fatkeqësisht, kemi një mungesë të lartë burrërie në të (po flas për mosha 18+, ngase të rinjët nuk i gjykoj në këtë veti), e posaqërisht tek ata që votohen përmes modulit politik që e mundëson loja.

Për këtë arsye jam detyruar të shpalos disa nga pikëpamjet e mia, parimisht ekonomike, të ndara me të tjerët në keto ditët e fundit (këto janë vetem nga disa mesazhet e fundit të ruajtura, ngase sistemi i ka larguar ato të vjetrat).

Dua të jem transparent me ju reth procesit vendimarrës që shpiu derit te propozimi im për ngritje të taksave sa për të ju mundësuar të kuptoni arsyen time për këtë ngritje.

Ky është mesazhi im i fundit në kapacitetin e këshilltarit ekonomik, ngase nuk po kam më energji të merrem me spjegime. Falenderimet jamë mësuar mos ti marr në këtë shoqërinë tone ashtu-kshtu.


Spjegim reth postit tim:

Pavarësisht se disa me thërasin Ministër i Ekonomisë, unë qe 4 muaj nuk e kam këtë pozitë për dy arsye: obligime në RL dhe se mbaj postin e kongresmenit qe disa mandate. Unë jam thjesht një kshilltar për ekonomi në pritje të dijetarëve të ri që do të jen të gatshëm të marrin këtë post, të punojnë shumë dhe të shahen nga shumica. Revista ime e mban këtë emër (që parimisht ishte EduAlbania) vetëm se ende nuk e ka trashëguar askush.

Sa për të ilustruar postin tim, shiqoni këto artikuj:
- Qeveria e presidentit kushtrimzz: http://www.erepublik.com/en/article/kabineti-qeveritar-euml-p-euml-r-muajin-gusht--2097020/1/20
- Qeveria e presidentit atlinks: http://www.erepublik.com/en/article/formohet-qeveria-e-re--2082984/1/20
- Qeveria e presidentit DardanH: http://www.erepublik.com/en/article/ulja-e-taksave-vat-tvsh-dhe-income-tax-2078761/1/20 dhe http://www.erepublik.com/en/article/ju-prezantoj-me-kabinetin-e-mundsh-euml-m-qeveritar--2074912/1/20
- Qeveria e presidentit KRIMIKO: http://www.erepublik.com/en/article/fabrika-shteterore-hap-konkurs-pune-2053886/1/20

Ngritja e taksave

Në kapacietetin tim si kongresmen, unë sot propozova këto dy ligje (të cilat u votuan nga shumica e kongresmenëve):
http://www.erepublik.com/en/main/law/Albania/113478
http://www.erepublik.com/en/main/law/Albania/113477

Pyetja ime është shumë e thjeshtë: dëshirojmë të kemi në Shqipëri që sjell lojtar të ri dhe i ndihmon atyre të zhvillohen përmes programeve të mirëqenjes sociale si Divizioni 1 (F.P.ZH.) apo dëshirojmë mos të kemi fare involvim shtetëror dhe të luajm individualisht si tregëtar që blejnë në tregje të huaja dhe shesin në Shqipëri?

(Për ata që nuk e dijnë, të gjithë ata që aplikojnë përmes divizionit të parë për ndihma, marrin nga 50 ushqim Q5 dhe 5 tankse Q6 - që janë ekuivalente me afro 160 ALL)

Kundërshtimi i kongresmenit Rilindasi

Kongresmeni Rilindasi, i cili ishte në proces vendimarrës bën ankesë publike përmes artikullit - http://www.erepublik.com/en/article/po-rendohet-jeta-e-qytetarit--2098772/1/20

Nga mungesa e kohës për të dhënë spjegime reth arsyeshmërisë së uljës së njërës taksë prej 4% dhe rritjes së tjetrës prej 2%, u detyrova të shpalosë pikëpamjes dhe spjegimet e mia në mesazhet dërguar aktorëve relevan (si photo këtu).


Pikëpamjet e mia ekonomike

Këto janë disa nga mesazhet e mia në detyrë të këshilltarit ekonomik në qeverinë DardanH para nje muaji:





Gjendja e Shqipërisë atëherë ishte ndryshe ngase bruto prodhimi vendor ishte më i lartë dhe kishim ndërtuar rezerva. Për të lehtuar qytetarët u ulën një pjesë e madhe e taksave.

Mesazhi nga DardanH

dhe artikulli: ttp://www.erepublik.com/en/article/ulja-e-taksave-vat-tvsh-dhe-income-tax-2078761/1/20


Procesi vendimarrës

Këto janë disa nga mesazhet e mia në detyrë të këshilltarit ekonomik në qeverinë altinks para afro gjysem muaji:

Shqipëria kishte qe një kohë që ishte e pushtuar. Nga humja e rajoneve kemi ulje të bruto prodhimit vendor prej 60%. Nevoitej që konform organizimeve ushtarake, të bëhej edhe një përllogaritje e kostove nga programet mbrojtëse.





Sygjerimet nga guvernatori i bankës, një lojtar me shumë eksperiencë këtu:



Pas analizes së situates, duket kuptuar mundesitë e vogla buxhetore, u morr ky vendim: te përkrahen vetëm bebet (divizioni 1):



Pastaj patëm kongesin e ri, dhe ky ishte mesazhi im në kapacietitn tim primar - kongresmen:




Para 8 ditëve dërgova këtë prezantim/analizë tek kongresi:





Unë bëra ftesë publike tek të përzgjedhurit e popullit që janë aty për të ju përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e ju dhe të gjithë komunitetit.Aty ishte edhe miku im Rilindasi i cili tani më vendos paradokse në artikujt e tij. Prita plot 8 ditë.

I ftova që të zgjerojmë rethin pasiqë kishim në qeveri të re te presidentit kushtrimzz.




Te njejtën ftesë e dërgova edhe aty me sygjerimet e mia:




Prita, e pastaj edhe njëher pyeta se a mos ka ndonjë kundër para se ti propozoja ligjet:



Dhe si zakonisht, tek masi dikush punon, na dalin kundërshtimet nga ata që vetëm flasin. Mos më keqkuptoni; është e drejt e cdokujt që mos të pajtohet me cilindo mendim, mirepo kur je i ftuar te konribosh e nuk e ben ate, e pastaj ankohesh ne artikuj publik per te fituar politikisht me lojtare te ri, mua me duket mungese burrerie.

Andaj per desert, ja disa debate:









Përfundim

Për taksat nuk dua të flas më. Ato i kam propozuar si ligje në bazë të debateve paraprake dhe jane votuar nga kongresmët e zgjedhur nga ju.

- Ligji i fundit per donate ishte para 18 ditëve http://www.erepublik.com/en/main/law/Albania/112056. Në atë kohë në thesar të shtetit ngelën 20,000 ALL.

- Tani në thesar kemi afro 80,000 ALL (pas kostove te aleancave) qe do te thote se kemi mbledhur nga taksat 60,000 ALL

- Kjo i bie reth 3,300 ALL ne dite

- Nese synimi yne eshte ti perkrahim te rinjet, nga afro 100 kerkesa ne dite, na nevoiten afro 16,000.

Ju mund të vendosni që të ndërroni këto ligje, dhe shteti të mos mbledh fare taksa, të mos ndihmoj fare lojtarët, të mos lidh aleanca dhe të luajme krejt individualisht. Kjo është në fund në duart e të zgjedhurve tuaj, pra në duart e juaja.

Mirepo unë ju ftoj që të shfrytëzojmë fjalën e madhe nga ish presidenti Amerikan JFK - "don't ask what your country can do for you, ask what you can do for your county".

Unë u mundova ta bëj timën, dhe me kaq e përmbylli këtë funksion. Po ju lë hapsirë ekonomistave të shumtë që ka Shqipëria që mund ti piketoni nga vetëbesimi që kanë në komentet e tyre.

Me respekt,
V.