[MoFA]Rekrutimi i Ambasadorëve

Day 1,936, 03:21 Published in Albania Albania by goldborn

Artikulli :



Me anë të këtij artikulli,dëshirojmë të ju bëjmë thirrje që të aplikoni për një pozitë të Ambasadorit të eShqipërisë.

Ambasadorët janë pjesë e pandashme e Ministrisë për punë të jashtme si dhe është një obligim i cili duhet të përmbushet me përgjegjësi.

Ambasadorë mund të bëhen të gjithë lojtarët Shqipëtar ( në jetën reale ) , pa marrë parasyshë se qfarë nënshtetësie ka në lojë.

Për të mësuar më shumë për punën e Ambasadorit, lexoje këtë artikull



Të gjithë ata që dëshirojnë të punojnë si Ambasadorë të eShqipërisë në ndonjë shtet të huaj , plotësojeni këtë formular

Të gjithë ata që muajin e kaluar kanë qënë Ambasador të eShqipërisë dhe dëshirojnë ta vazhdojnë punen e tyre,ju lutem mos e plotësoni formën,vetëm shkruani një mesazh tek njëri nga vMoFA (ArlinDx ose Portofoli Humbur) dhe shkruaj shtetin ku jeni Ambasador.

Secili Ambasador e ka për detyrë të raportojë një herë në javë për më të rejat nga shteti ku punon dhe pikëpamjet e tij për ndodhitë në atë shtet.
Ministria e Punëve të Jashtme do të qëndrojë në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadorët,dhe do të japim këshilla dhe udhëzime sa herë që ka nevojë.



Aplikimet do të jenë të hapura deri me datën 12 Mars , dhe pastaj secili Ambasador i rekrutuar do të pranojë një mesazh në lojë nga Ministria.


Deri tani këta ambasadorë kanë vendosur ta vazhdojnë punën e tyre:


Sei Kaon vazhdon punën si ambasador në Francë.
Explosiver vazhdon punën si ambasador në Rumani.
ArnoldDjin vazhdon punën si ambasador në Britani të madhe

Ju lutem mos aplikoni në këto shtete.

Sinqerisht,

MoFA
Kushtrimzz

vMoFA
ArlinDx
dhe
Portofoli Humbur