Raport i punës së qeverisë - Java 1

Day 2,065, 05:52 Published in Albania Albania by RadeciVV

Këtu do të gjeni raportin e punës së qeverisë në javën e parë (klikoni këtu për planet e cekura nga Presidenti VisarJ në fillim të mandatit).

Konsolidimi i kabinetit qeverisës
Është ndër gjërat e para që u arrit. Qeveria u formua, grupi punues u konsolidua, dhe të gjithë po punojnë së bashku në jetësimin e programit të qeverisjes të prezantuar nga Visari.

Krijimi i këshilllit të lartë ushtarak dhe koordinimi
Ministria e mbrojtjes ka krijuar tashmë kontakte me të gjitha MU-të duke formuar një formë këshilli ushtarak dhe duke u konsultuar mes vete për gjëra të rëndëishme të këtij aspekti. Në anën tjetër, poashtu po bëhen koordinime për sulmet, edhe me publikimin e urdhërave ditor në këtë gazetë.

Publikimi i programit të granteve dhe subvencioneve
Programi u publikua dhe mund ta gjeni këtu - http://www.erepublik.com/en/article/programi-i-subvencioneve-per-training-center-2291675/1/20

Riinicimi i ndihmave për të rinjët përmes F.P.Zh.
Edhe riinicimi i ndihmave për FPZH ka filluar, me reforma në këtë aspekt. Për më shumë lexoni

Krijimi i grupit punues qeveri - kongres
Është bërë. Ka një diskutim tejet konstruktiv midis qeverisë dhe kongresmenëve, dhe për këtë mund të diskutojnë pjesmarrësit në këto institucione.

Krijimi i rezervave prej 6,000 tanke Q7 dhe 20,000 ushqim Q5







Group Fights
Është gjykuar që të bëhet nëpërmjet koordinimit ushtarak, por për shkak të kostos, aktualisht furnizimi me armë është i pamundshëm.

Përzgjedhja e ambasadorëve
Ka përfunduar. Për më shumë http://www.erepublik.com/en/newspaper/eagle-seyes-267340/1

Ministria e punëve të jashtme
Deri më tani i ka realizuar të gjitha qëllimet/detyrimet e caktuara në artikullin e Presidentit. Presidenti i ka kthyer mesazhet e urimit tek të gjithë MoFA-t e shteteve mike që i kanë shkruajtur atij.

Ministria e Imigracionit
Nuk i ka përmbushur asnjë nga detyrimet e caktuara. Ka qenë një ministri pasive dhe pritet që të ketë ndërrime. Përndryshe, shqyrtimi i aplikimeve për nënshtetsi u bë në grupmesazhin e koordinimit kongres - qeveri.

Shërbimi Sekret
Ka krijuar një plan sipas pritjeve, por për shkak të natyrës sekrete të tij nuk është publikuar asgjë. Një Pilot Plan që së shpejti pritet të kalojë tek kongresi për shqyrtim. Gjithashtu kjo ministri ka filluar punën duke infiltruar agjentë në shumicën e shteteve armike. Detyrat e para janë caktuar dhe në raporte kanë çasje Presidenti, MoD dhe udhëheqësi i shërbimit.

Ministria e Edukimit
Në gazetat përkatëse të pjestarëve të ministrisë kanë filluar që të publikohen artikuj informues. DonCurtis po punon në një platformë -http://tinyurl.com/platformadonc e cila është në përpunim e sipër, dhe pritet të përfundohet shpejtë.

Përveç kësaj ka pasur edhe disa punë tjera, si dhe disa deklarata e reagime për ngjarje të ndryshme të vendit.
Incident between eAlbania and eBosnia
Qeveria e eShqipërisë - Deklaratë

Përgëzojmë të gjithë ata që kanë punuar intenzivisht, dhe ftojmë që të mos ndalen. Gjithashtu i ftojmë të gjithë ata që mendojnë se mund të kontribojnë për eShqipërinë, të mos hezitojnë dhe të kontaktojnë cilindo anëtar të qeverisë.

Me respekt
Qeveria e eShqipërisë.