[cLaw për CP]Të ruajm unitetin, të sjellim freski!

Day 2,174, 03:02 Published in Albania Albania by cLaw eagLe


Shqiptarë të dashur..

Cdo ditë gjatë drejtimit të Kthetra-s e kemi shijuar me kënaqesi frymën miqësore të krijuar.
Kjo frymë është themeli që synohet të ndërtohet nëpërmes cdo pune të kryer, nëpërmes cdo ndryshimi, nëpërmes hapave që do ti ndërmarrim për zhvillimin e shoqërisë shqiptare.

Tanimë kemi mbështetje të qëndrueshme nga partitë më të rëndësishme dhe me aktivitetin më të madh në eShqipëri Lidhja e Arbrit, Besëlidhja Shqiptare dhe Partia e Fortë të cilët u treguan më të pjekurit dhe zgjodhën që të vazhdohet atmosfera miqësore dhe të sjellet freski në komunitet. Duke u përcjell kjo mbështetje edhe nga partia simpatike e me vlera të larta Lëvizjes Mëmëdheu.

I falenderohem të gjithave për përkrahjen e tyre dhe i ftoj të gjithë të bashkohen për ta vazhduar traditën e mirë të trashëguar nga Kthetra. Edhe partitë e tjera dhe njerëzit që kanë vendosur të zgjedhin ndryshe kan respektin tim të plotë si dhe derën hapur pas zgjedhjeve nëse fitojmë. Bashkohuni me Lidhjen më të madhe shqiptare të krijuar dhe të vazhdojmë traditën!



Në vazhdim njihuni me pikat kryesore të programit tonë…


-😃epartamenti i Lartë - Koka e drejtimit te Shtetit=-

Departamenti i Lartë do ketë këtë përbërje:

-Presidenti
-Drejtuesi i Kongresit(kongresist)
-Ministri i Ekonomisë & Financave
-Guvernatori dhe
-4 kongresmen të tjerë


Detyrat:

1. Hartimi dhe propozimi I Bugjetit për mujain e ardhshëm
2. Hartimi I Politikave taksore të dobishme.
3. Diskutimi I cështjeve të rëndësishme rreth strategjive ushtarake

Drejtimi i shtetit nuk do te jete pra ne duar te nje personi por do te merren vendimet bashkarisht.
4 kongresmenët e tjerë janë përfaqësusesit e kongresit nga partitë e eShqipërisë qoftë në pushtet qoftë në opozitë.



-=Kongresi=-

Brenda forumit është krijuar seksioni i veqantë për Kongresin Shqiptar.
• Do të mblidhen kongresmenët shqiptarë dhe paraqiten për detyre në forum.
• Do të zgjidhet Drejtuesi I Kongresit

Tek seksioni I kongresit do të ketë këto degë:

1. • Procedime Publike - do të diskutohen dhe votohen cështje të ndryshme publike
2. • Procedime Private - do të diskutohet dhe votohet për ligje, vendime të ndryshme me qasje vetem te kongresmeneve dhe Presidentit,
3. • Zyra e Bugjetit – Do të diskutohet dhe votohet rreth propozimit të bugjetit shtetror i paraqitur nga DL si dhe politikat lidhur me taksa të ndryshme.
4. • Libraria e Kongresit – Këtu do të përfshihen vendimet e mujave të kaluar të kongresit (arkivi)



-=Edukimi – Kolegji Shqiptar | Program i Edukimit dhe Zhvillimit=-

Edukimi dhe aktivizimi i të rinjeve është prioriteti numër një në program.
Për këtë është krijuar një seksion i veqantë – Kolegji Shqiptar.
Kolegji Shqiptar do të drejtohet nga Ministri i Edukimit dhe në përbërje do të ketë 3 Profesorët që do të bëjnë vlersimin e kandidatëve për diplomim.

Kandidatet pjesmarres do ti lexojnë Mësimet e Kolegjit dhe me pas do vlersohen sipas suksesit te trguar me c’rast do te jepen shpërblimet:

• 80% sukses =10 gold,
• 90% sukses =11gold,
• 100% sukses =12 gold


Goldi do të jetë I detyrueshëm të shpenzohet në ngritje të kualitetit të Vendeve të Stërvitjes – TC-ve(Vendit të Stervitjes Falas para së gjithash).



-=Sistemi I Drejtësisë=-

Brenda këtij sistemi është krijuar Gjykata Supreme që do të jetë me përberje nga 5 gjykatës, lojtarë me përvojë e të respektuar nga komuniteti dhe te cilet do te funksionojne ne baze te eKushtetutes se Shqiperise.

Gjykatësit do të I shqyrtojnë shkeljet e ndryshme serioze sipas eKushtetutës të paraqitura nga lojtarët shqiptar ne seksionin perkates.



-😛olitikat Territoriale=-

Qëllim I mbajtjes së territoreve ne Indi do të vazhdojë me cdo kusht.
Padyshim Serbia nuk do të qëndroj duarkryq dhe do të provoj me kukullat e saja ose drejtpërdrejt të realizoj AS në drejtim të eShqipërisë në territoret Indiane sikurse ndodhi shumë here muajve të kaluar mirpo do të veprohet me cdo mjet kundër realizimit të pushtimit.
Do të vazhdohet ekzistenca e Këshillit të Luftës për të organizuar sa më mirë fuqinë tonë në rast sulmi dhe për koordinim sa më të mirë.
Gjithashtu në mbështetje të kësaj do të vazhdohet ekzistenca e grup mesazheve sipas Divizioneve një praktikë e sukseshme nga Kthetra Alb.

Nëntori është muaj i veqantë për të gjithë dhe në vazhdimësi do të mundohemi të ngrisim RW për clirim të tokave shqiptare e sidomos në prag të festes me RW serioze e më pas sulm për të marr edhe territorin tonë - Kosovën.



-😛olitikat Ekonomike=-

Programi për Kolegjin Shqiptar do të mundësoj ndihmë dhe subvencione për shumë lojtar shqiptarë në mënyrë që të ngritet fuqia gradualisht ndër komunitetin tonë.

Programi pas analizave të bëra sipas mjeteve në dispozicion do të jetë I mundshëm për më shumë se 25 kandidat.

Përgatitja e politikave më të pershtatshme taksore nga Dep. I Lartë.



-😛olitikat Ushtarake=-

Albanian Army ishF.P.ZH

Do të funksionojë me metodën e zgjedhur nga paraardhësit ashtu që secilit punëtor do ti ipet paga prej 20ALL kuse fondi i q7 do të mblidhet vazhdimisht dhe rezervohet për luftra të rëndësishme. Antarët e Albanian Army do të kenë përparsi në furnizim me ndihma.

Nëse kemi mundësi do të shiqohet gjendja edhe e bugjetit edhe e rezervave dhe do të punojmë në revitalizim të MU-se Forcat Tokësore dhe caktimi i një Supply Option për të.



-😛olitika e Jashtme=-

Në politikën e jashtme Shqipëria në këto momente nuk do të bëhet pjesë e asnjë aleance tjetër ushtarake ekzistuese sepse mund të dëmtohen interesat tona duke u bashku me një aleancë nuk kemi më mbështetje të një pjese të shteteve aleate pasi që shtetet aleate i kemi të ndara nëpër aleanca të ndryshme.



-😛artite Politike=-

Në forum është krijuar seksioni i partive politike në miniature per zhvillimin e aktivitetit te tyre.



-=Këndi i Argëtimit=-

Në forum për të kultivuar frymën miqësore dhe të bashkëpunimit të ndersjelltë është edhe këndi i argëtimit i përfshirë në mënyrë që koha e lirë të shpenzohet me relaks.



KY është vizioni im që më ka mbet në mendje që prej gushtit dhe që atëhere kam pas endërr realizimin e tij. Tash jami më afër se kurrë për realizim dhe ju ftoj të jeni pjesë e tij denjësisht.

Ju falenderoj të gjitheve për përkrahje dhe i uroj suksese edhe kandidatëve të tjerë në rrugëtimin e tyre.. Rivaliteti është i natyrshëm në prag të zgjedhjeve mirpo të ruajmë unitetin dhe të vazhdojmë traditën pas tyre. Jemi te hapur për cdo sygjerim apo vërejtje rreth programit si dhe për ndihmën tuaj në realizim të tij!



Respekt, cLaw