[cLaw për CP] Bashkë për eShqipërinë ndryshe!

Day 2,082, 10:32 Published in Albania Albania by cLaw eagLe


Së bashku mund ta ndryshojmë!


Pasi patëm mundësi të njihem më mirë me drejtuesit e partisë së respektuar Lidhja e Arberit, lidershipi i LeA-s vendosën të më përkrahin në rrugëtimin tim drejt presidencës së eShqipërisë. Në bisedime pata rastin të ju dëshmoje edhe një here seriozitetin e kandidaturës sime për presidencë dhe t’i siguroj se programi do të realizohet me një përkushtim të madh.



Ashtu sic është një program gjithëpërfshirës, kërkoj përkrahje dhe votë nga I gjithë komuniteti ynë pa dallim partie në realizimin e programit.
Të gjithë do të përfitojmë, kabineti do të jetë gjithpërfshirës me përfaqësues nga të gjitha partitë. Dëshira ime nuk është suksesi im personal, dëshira ime e vetme është suksesi I programit tim në këto zgjedhje dhe përkrahja sa më e madhe e tij.
Nëse ju me votën tuaj e vendosni që ky program të jetë ai që të realizohet pas zgjedhjeve unë me një ekipë sa më gjithpërfshirëse nga të gjitha partite do qëndroj fuqishem pas realizimit të tij. Me pak vullnet nga ne do të realizohet i gjithi me përpikmërinë më të madhe.



Pasi që e vrejta edhe vet që ka vërtet shumë tekst për të lexuar tek programi im i plotë, vendosa që në pika të shkurta t’ua bëj edhe një herë më të qartë:



Forumi eShqiptar

Është krijuar një forum praktik duke u bazuar në forumet në eUSA ku do të behet realizimi I programit dhe organizimi shtetëror. Forumin do ta udhëheqin njërzit me të respektuar të komunitetit këtu. Përndyshe do të jetë plotësisht funksional pas zgjedhjes së kabinetit qeveritar dhe aktivizimit të kongresit. http://ealbania.albanianforum.net/



-😃epartamenti i Lartë=-

Departamenti i Lartë do ketë këtë përbërje:

-Presidenti
-Drejtuesi i Kongresit(kongresist)
-Ministri i Ekonomisë & Financave
-Guvernatori dhe
-4 kongresmen të tjerë


Detyrat:

1. Hartimi dhe propozimi I Bugjetit për mujain e ardhshëm
2. Hartimi I Politikave taksore të dobishme
3. Diskutimi I cështjeve të rëndësishme rreth strategjive ushtarake



-=Kongresi=-

Brenda forumit është krijuar seksioni i veqantë për Kongresin Shqiptar.
• Do të mblidhen kongresmenët shqiptarë dhe paraqiten për detyre në forum.
• Do të zgjidhet Drejtuesi I Kongresit

Tek seksioni I kongresit do të ketë këto degë:

1. • Procedime Publike - do të diskutohen dhe votohen cështje të ndryshme publike
2. • Procedime Private - do të diskutohet dhe votohet për ligje, vendime të ndryshme me qasje vetem te kongresmeneve dhe Presidentit,
3. • Zyra e Bugjetit – Do të diskutohet dhe votohet rreth propozimit të bugjetit shtetror i paraqitur nga DL si dhe politikat lidhur me taksa të ndryshme.
4. • Libraria e Kongresit – Këtu do të përfshihen vendimet e mujave të kaluar të kongresit (arkivi)



-=Edukimi – Kolegji Shqiptar | Program i Edukimit dhe Zhvillimit=-

Edukimi dhe aktivizimi i të rinjeve është prioriteti numër një në program.
Për këtë është krijuar një seksion i veqantë – Kolegji Shqiptar.
Kolegji Shqiptar do të drejtohet nga Ministri i Edukimit dhe në përbërje do të ketë 3 Profesorët që do të bëjnë vlersimin e kandidatëve për diplomim.

Kandidatet pjesmarres do ti lexojnë Mësimet e Kolegjit dhe me pas do vlersohen sipas suksesit te trguar me c’rast do te jepen shpërblimet:

• 80% sukses =10 gold,
• 90% sukses =12.5gold,
• 100% sukses =15 gold


Goldi do të jetë I detyrueshëm të shpenzohet në ngritje të kualitetit të Vendeve të Stërvitjes – TC-ve(Vendit të Stervitjes Falas para së gjithash).



-=Sistemi I Drejtësisë=-

Brenda këtij sistemi është krijuar Gjykata Supreme që do të jetë me përberje nga 7 gjykatës, lojtarë me përvojë e të respektuar nga komuniteti dhe te cilet do te funksionojne ne baze te eKushtetutes se Shqiperise.

Gjykatësit do të I shqyrtojnë shkeljet e ndryshme serioze sipas eKushtetutës të paraqitura nga lojtarët shqiptar.



-😛olitikat Territoriale=-

Qëllim I mbajtjes së territoreve ne Indi do të vazhdojë me cdo kusht (nese vie deri tek një AS nga Serbia do të veprohet me cdo mjet kundër realizimit të pushtimit).
Bjellorusia - do të punohet të zhduket nga territoret tona mirpo jo me cdo gjë, luftë normale e pse jo për fitore.



-😛olitikat Ekonomike=-

Programi për Kolegjin Shqiptar do të mundësoj ndihmë dhe subvencione për shumë lojtar shqiptarë në mënyrë që të ngritet fuqia gradualisht ndër komunitetin tonë.

Programi pas analizave te bera sipas mjeteve ne dispozicion do te jete I mundshem per me shume se 40 kandidat.

Pergatitja e politikave me te pershtatshme taksore nga Dep. I Larte.



-😛olitikat Ushtarake=-

F.P.ZH

Do të funksionojë sic ka funksionuar me ndihma të rregullta të parapara (q6 armë dhe q5 food).

Pas avancimit të lojtareve të kësaj njësie më tutje në Div2 këta do ti nënshtrohen Procesit të Gradimit.

Procesi I Gradimit – do të bëhët në forum.

Pasiqë një lojtar të gradohet do të ketë mundësinë të bartet tek njësia shtetrore Forcat Tokësore ku do të caktohet një supply option I arsyeshëm për këtë MU në mënyrë që ushtria shqiptare të gjallërohet sado pak.



-😛olitika e Jashtme=-

Në politikën e jashtme Shqipëria në këto momente nuk do të bëhet pjesë e asnjë aleance tjetër ushtarake ekzistuese derisa nuk do të rrjedh diqka në drejtim të krijimit të një aleance të re nga shtetet mike.
Image



-😛artite Politike=-

Ne forum është krijuar seksioni i partive politike në miniature per zhvillimin e aktivitetit te tyre.



-=Kabineti=-

Kabineti do të jetë gjithpërfshirës, i koncentruar me antarë nga partitë në TOP5 renditjen sipas numrit të tyre të antarëve dhe rëndësisë së tyre por pa lënë anash edhe puntorë të zellshëm e lojtarë të respektuar nga partitë tjera.

Kushdo që është I gatshëm të bëj punë mundet të më dërgojë mesazh dhe do jetë pjesë e kabinetit nese beson se do të tregohet I zellshëm dhe I përgjegjshëm në punë.



Respektet më të larta për kundërkandidatët. Vlersoj jashtëzakonisht shumë gatishmërine e tyre për të marr përgjegjësinë ta udhëheqin këtë komunitet. Ju uroj fat dhe sukses!




Kandidat për President
Me përkushtim, cLaw