[BabyBoom] Po vjen !

Day 1,896, 09:36 Published in Albania Albania by kushtrimzz

Pershendetje qytetare te eShqiperise,

Komuniteti Shqipetar ne loje po rritet dita dites,dhe po forcohemi gjithashtu,mirepo per te arritur atje ku deshirojme na duhen shume lojtare te rinje,dhe kete po mundohemi te bejme,pra te rrisim numrin e lojtareve aktiv ne loje.

Ka nje muaj qe po organizohet nje projekt per Baby Boom ( prurje te medha te lojtareve te rinje ne loje ) dhe tash eshte ne finalizim e siper.
Pra loja do te postohet ne portalin me te klikuar ne Shqiptari www.telegrafi.com , ku do te kete nje banner ne ballinen e saj dhe nje artikull ku sqarohet loja.

Natyrisht ky projekt nuk do te mund te realizohej pa kontributin e madh te disa lojtareve qe gjithmone sa here jane thirre per te kontribuar nuk kane menduar dy here dhe kane kontribuar.

Financimin e ketij projekti per BB e kane bere dy legjendat ne kete loje Maxxxy dhe Eros, te cilet e kane paguar bannerin dhe artikullin.

Gjithashtu nje falenderim per ArlinDx, i cili gjeti kohe ne cdo moment qe te vije me mua personalisht qe te diskutojme per detajet e BB si me Ministrine e Edukimit si me stafin e Telegrafit.

Nje falenderim gjithashtu per Altinks qe ishte i gatshem ne cdo kohe qe te na dergoje me veturen e tij sa her qe kishte nevoje per te biseduar me stafin e Telegraft.

Plan programi i Telegrafit:

- Me daten 30.01.2013 ne oren 08:00 do te shfaqet artikulli ku flet per lojen ne rubriken "Teknologji"
- Me daten 30.01.2013 ne oren 19:00 do te shfaqet banneri ne rubrikat "Sport dhe Teknologji" 10,000 shfaqje
- Me daten 31.01.2013 deri me daten 04.01.2012 do te shfaqet loja cdo dite nga ora 08:00 nga 10,000 shfaqje.

Linku per referrer do te vendoset linku i Fabrikes Shteterore .

Nje lutje dhe kerkese per te gjithe juve,mobilizohuni dhe ndihmoni Ministrine e Edukimit qe ky BB te jete i suksesshem dhe bebet te mbesin ne loje,jo ta lejne lojen pastaj,per me shume,kontaktoni Ministrine e Edukimit ku do te merrni instrukcione se si mund te ndihmoni.
http://www.erepublik.com/en/article/lajmerohu-per-staff-ne-moe--2202520/1/20

Gjithashtu ftohen te gjithe kongresmenet qe te dhurojne 5 gold qe i kane marre nga medalja tek Presidenti i vendit sepse nga ato do te behet nje fond ku do te sigurohen ushqim dhe armatim per bebet.
Lista e kongresmeneve qe i kane dhuruar goldet https://docs.google.com/spreadsheet/ccc?key=0At6ZB_8Mxrq4dDI3T2NVUkI5N0M0TFl6bWExNmJMRFE#gid=0



Miresevijne bebet \o/