Nazistët e Agimit të Artë i përgjigjen Aleancës KuqeZi
gjilani1233 is here
Nisma e Aleancës KuqeZi për të vijëzuar kufirin me Greqinë ka turbulluar ndjeshëm partinë neonaziste “Agimi i Artë”. Ata i janë kundërpërgjigjur nismës së djemve të AK duke vendosur flamurin grek në Ngushticën e Korfuzit, mbi një far.
Siç raporton GSH, në videon e postuar për këtë ngjarje, ata thonë se: “Lëvizja jonë është një përgjigje ndaj sfidave të vazhdueshme shqiptare për çështjen e ndarjes së kufijve detarë”.
Për ironi edhe në parullën e grekëve shkruhet: “Jo shitjes së pasurive kombëtare”.
Ndërkohë GSH raporton për një skandal në ceremoninë përkujtimore të Aristotel Gumës. Deputeti i parlamentit grek, Kristo Papa ka lëshuar thirrje antishqiptare nga Himara.
Deputeti i partisë neonaziste të “Agimit të Artë”, ka qenë i pranishëm në ceremoninë e zhvilluar më datë 12 gusht në qytezën bregdetare. Ai ka shfrytëzuar këtë mundësi për të deklaruar se Himara është tokë greke dhe se Epiri është një. “Në shumë raste thonë që ky gjak duhet të jetë gjaku i fundit dhe urojmë që të jetë kështu, por kjo tokë, Himara, toka greke, ka treguar në shekuj të shekujve se ka gjithmonë heronj dhe gjithmonë jep djemtë e saj më të mirë, kurban për lirinë”, u shpreh përpara varrit të Aristotel Gumës, deputeti grek.
marre nga gazeta "Tema"
Comments
a ka parti ne loje kjo agimi i arte?
Se di por ketu behet fjale per realitetin,dhe sa posht kan ren politikanet e qeveris shqiptare te sali berishes qe po shesin detin
Jo vetem detin pijani dado, por te gjithe Shqiperine jane gati ta shesin. Ajo 97 pse u be? Rastesisht u ngrit flamuri grek ne Sarande, Himare, e ne te gjithe jugun? Arben Imami qe u vesh si gjeneral grek dhe ngriti flamurin ne Sarande eshte minister mbrojtje sot, ne qeverine e Berishes. I ka heq te gjithe ushtaraket shqiptare nga ushtria dhe ka vene ata qe kane mbaruar Akademine Ushtarake ne Selanik te Greqise.
Pastaj, kot rri Janullatosi aty.
v4 d6
le ta kruajne bythen edhe njehere greket se si guma do ta pesojne
@ ujku sa per '97 vella nuk ishte arben imami qe u vesh si gjeneral grek dhe ngriti flamurin seshte e vertete.por po te kujtohet mire arben imami atehere ishte prishur me berishen dhe bente pjese tek opozita me ne krye socialistet.Flamurin grek ne Sarande Himare e Gjirokaster une i di mire kush e ka ngritur.Po deshe ti jap e dhe me emra dhe cfare shperblimesh moren kur erdhi Nano ne pushtet.Jo per cdo gje e ka Berisha fajin.
Socialistet atehere ishin gati ti jepnin gjysmen e Shqiperise grekut vetem te vinin ne pushtet pa pyetur se sa djem nenash do vriteshin.Por per ne shqiptaret kjo eshte e njohur qe nga Esat pasha,qe shesim atdheun per pak pushtet.