Nazistët e Agimit të Artë i përgjigjen Aleancës KuqeZi

Day 1,730, 04:48 Published in Albania Albania by gjilani1233 is here

Nisma e Aleancës KuqeZi për të vijëzuar kufirin me Greqinë ka turbulluar ndjeshëm partinë neonaziste “Agimi i Artë”. Ata i janë kundërpërgjigjur nismës së djemve të AK duke vendosur flamurin grek në Ngushticën e Korfuzit, mbi një far.

Siç raporton GSH, në videon e postuar për këtë ngjarje, ata thonë se: “Lëvizja jonë është një përgjigje ndaj sfidave të vazhdueshme shqiptare për çështjen e ndarjes së kufijve detarë”.

Për ironi edhe në parullën e grekëve shkruhet: “Jo shitjes së pasurive kombëtare”.

Ndërkohë GSH raporton për një skandal në ceremoninë përkujtimore të Aristotel Gumës. Deputeti i parlamentit grek, Kristo Papa ka lëshuar thirrje antishqiptare nga Himara.

Deputeti i partisë neonaziste të “Agimit të Artë”, ka qenë i pranishëm në ceremoninë e zhvilluar më datë 12 gusht në qytezën bregdetare. Ai ka shfrytëzuar këtë mundësi për të deklaruar se Himara është tokë greke dhe se Epiri është një. “Në shumë raste thonë që ky gjak duhet të jetë gjaku i fundit dhe urojmë që të jetë kështu, por kjo tokë, Himara, toka greke, ka treguar në shekuj të shekujve se ka gjithmonë heronj dhe gjithmonë jep djemtë e saj më të mirë, kurban për lirinë”, u shpreh përpara varrit të Aristotel Gumës, deputeti grek.
marre nga gazeta "Tema"