Kandidimi im për CP dhe kabineti i mundshëm qeveritar.

Day 1,871, 16:46 Published in Albania Albania by Labern
Përshëndetje të ndëruar qytetarë të eShqipërisë.

Në fillim dua të ju them disa fjalë nga unë, sic e dini dhe e keni parë tashmë besoj të gjithë se në listën për kandidat të eShqipërisë gjendem edhe unë i propozuar nga Partia Aleanca Kuq e Zi ku edhe jam President Partie dhe i Përkrahur nga tre Parti dy nga të cilat janë Partit më të mëdha dhe më të sukseshme në eShqipëri.

Ajo që dua të them është se këtë muaj si kandidat për President, e ndjej vetën me shumë i angazhuar për Shqipërinë si asnjëher më parë dhe i detyrohem edhe për më shumë se kaq dhe nese fitoj këtë herë do jap maksimumin tim si në cdo detyrë që kam pas deri më tani dhe asnjëra prej tyre nuk kan qenë e dështuar apo nuk i kam realizuar planet në atë ministri apo detyrë qeveritare dhe kjo gjë ka rezultuar në të mirë të eShqipërisë dhe kështu edhe do vazhdoj deri sa të mundem dhe besoj që edhe kunderkandidatët do ta bënin më të mirën sic do mundohem unë.

Shpresoj dhe besoj që në muajin janarë të janë të lirë dhe të kanë kohë të gjithë Shqipëtarët e eShqipërisë dhe të japim maksimumin në këtë muaj pasi na pret një punë e madhe këtë herë.

Në këtë rast ju prezentojë edhe me Kabinetin e mundshëm qeveritarë.

President (CP) - Labern

Zv. President (v.CP) - iPancho

Kryeminister (Prime Minister) - Festimbeqa


Minister i Mbrojtjes (MoD) - Napoleon54

Zv. Minister i Mbrojtjes (vMoD) - Elldino


Gjeneral i Njesive Ushtarake Shteterore - AlbMANIAC

zv.Gjeneral i Njesive Ushtarake Shteterore - PlisatPrishtin


Minister i Puneve te Brendshme (MoHA) - A E N E A S

Zv. Minister i Puneve te Brendshme (v.MoHA) - KryeQendra


Minister i Puneve te Jashtme (MoFA) - Kushtrimzz

Zv. Minister i Puneve te Jashtme (vMoFA) - Rilindasi


Minister i Edukimit (MoE) - Dejzii94

Zv. Minister i Edukimit (vMoE) - Sabri Hakuli

Kordinator i Programit UML - DonCurtis


Minister i Imigracionit (MoI) - Armandshala

zv.Minister i Imigracionit (v.MoI) - Albrepublik


Menaxhues i Fabrikave Shtetërore - Visar Jasiqi


Guvernator (Governor) - Dardann81

Këshilltarë Personal - Cpirraz
Ndihmës Këshilltarë - Toverlani

Sekretarë Shteti - Kris Hasa

Vendet e zbrasta pa emra - që shifni nuk janë caktuar emra ende të gjithë ju që doni të ndihmoni eShqipërinë ju lus sinqerisht të më kontaktoni mos keni hamendje por më dërgoni mesazh privat dhe do jem i sinqert me ju dhe do ua gjej vendin e përshtatshëm siq edhe desha me heret te bej qeverin Multitare por nuk morra mbeshtetje nga 3 Partit tjera kryesore.

Cfarë do realizojmë ne si Qeveri e mundshme e Janarit.

Synimet tona janë të realizojmë premtimet tona që ato janë

Babyboom - Të gjithë e dini se cfarë është dhe cfarë sjell kjo gjë, Babyboom do bëhet pas 8-12 ditësh sa të përfundojnë të gjitha detajet, premtimi kryesor që edhe do të ndodh në mandatin tim dhe do sjellim më shumë lojtarë do kemi punë më shumë të gjithë do angazhohemi në këtë aspekt, nga të gjith ju dua të jepni maksimumin dhe ndihmen tuaj të fundit të ia jepni një lojtari të ri dhe kjo gjë do ndihmojë eShqipërinë në numrin e lojtarëve dhe fortësin e saj përball armikut.

Ndihmat Ditore - Siq e dini ndihma nuk ka pasur 3 muajt e fundit dhe ky muaj do jet fillimi i ndihmave pas 3 muajsh ku pos Foodit do jepen tanqe Q7 dhe besojmë se do kemi zhvillim më të madh dhe aktivitet në lojë pos ksaj do mundohemi të bëjmë realitet edhe sulmet e përbashkëta ku nga aty do merrni ndihma shtesë për luftë.

Air Strike - Po flitet se ka mundesi qe ka ofert nga adminat per Airstrike gjate muajit Janar,dhe nese ka atehere do te bejme perpjekje maksimale qe te sulmojme permes Airstrike qe te kemi ndonje territor me te sigurt larg Ballkanit !

Mesazhet e Përbashkëta - Do kemi mesazhe të përbashkët me të gjithë komandantët e Ushtrive ku do mundohemi të jemi sa më të organizuar me Ushtritë dhe të kemi zhvillim në këtë aspekt siq ju thash me ndihmat dhe sulmet, poashtu edhe me Ministrat në mesazh të ndarë nga Mesazhi qeveritar që të jemi sa më të kuptueshem më të sakt në punë dhe të kemi sukses në atë që do bëjmë, dhe do paraqesim ne forum dhe artikuj punën që do bëjmë hap pas hapi deri tek fundi i mandatit ku do njoftoheni për të gjitha transaksionet, hyrjet dhe daljet e të hollave nga banka dhe fabrikat shtetërore ku sdo keqpërdoret as edhe gjëja më e vogël,thjesht do jemi sa më të hapur me ju.

Aleatët dhe Shqipëria - Përforcimi i mardhenieve me aleatet dhe shtetet tjera do jetë pika kryesore kyqe për ardhmërin dhe suksesin në luftra dhe politikë, duke e ditur se sa ndihmë marrim nga aleatët duhet të jemi shumë më të vëmendshëm në këtë gjë dhe duke marrë seriozisht punën dhe me vepra do kemi Aleancë të fortë me shtetet tjera.

Luftrat dhe Kongresi - Tek aspekti i lufterave normalisht qe caku eshte te sigurojme kongres edhe kete muaj,normalisht nuk mund te premtoj gjera qe nuk dihen a mund te realizohen sepse dihet pozita gjeografike jona dhe forca jone karrshi armiqve !

eShqipëria takim në jetën reale - Shpesh herë kemi hasur artikuj dhe foto nga shtetet tjera që bëjnë lloj lloj takimesh mes veti dhe kjo gjë i ka sjellë sukses shteteve në fjalë nga kjo gjë ne si Qeveri për këtë muaj ju kemi sjellur dhe organizuar Takimin që do të mbahet në Prishtinë më datën 5 Janar shpresojm të kalojmë mirë por sigurisht të jeni të pranishëm aty ju duam të gjithve.
Në lojë mund të jemi armiq por në RL do jemi miq më të afërt ju premtoj.

Faleminderit për rrespektin dhe përkrahjen nga ju
Sinqerisht Labern